Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-03-10, 17:19   #705
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

SHBA, kritika Kosovės pėr korrupsionin

Departamenti amerikan i Shtetit nė raportin vjetor pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut thekson se korrupsioni, ndėrhyrja e qeverisė nė forcat e rendit e sigurisė dhe nė gjyqėsor, mbeten ndėr problemet kryesore nė Kosovė. Raporti nėnvizon se ka rėnie tė dhunės ndėretnike, por problem mbeten strukturat paralele tė Serbisė.


Legjislacioni nė Kosovė nė masėn mė tė madhe ofron mbėshtetjen e nevojshme pėr respektimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė shumė fusha; nga respektimi i lirive themelore, atė pėr lirinė e shprehjes dhe mediave, mbrojtjen pėr pakicat, gratė e fėmijėt.

Megjithatė, korrupsioni dhe gjyqėsori mbeten problemet kryesore lidhur me gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė vend - janė vlerėsimet e raportit mė tė fundit tė Departamentit tė Shtetit pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė botė.

Ashtu si pėr ēdo vend tjetėr, raporti analizon njė mori aspektesh tė tė drejtave tė njeriut nė Kosovė.

“Ligji parasheh ndėshkime rreth korrupsionit tė zyrtarėve, por Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin nė mėnyrė efikase. Zyrtarė tė pėrfshirė nė praktika korruptive kanė kaluar pa u ndėshkuar. Bazuar nė raportet e Bankės Botėrore, korrupsioni ishte problem serioz”.

“Ekziston njė pėrshtypje e pėrgjithshme pėr ekzistencėn e korrupsionit nė qeveri. Organizatat ndėrkombėtare dhe OJQ-tė, nė vazhdimėsi kanė raportuar se korrupsioni mbetet njė problem serioz. Mungesa e njė sistemi efikas juridik dhe dobėsitė nė shtetin ligjor kanė kontribuar nė korrupsionin e qeverisė”, thuhet nė raportin e Departamentit tė Shtetit.

Sipas tė njėjtave burime, korrupsioni dhe ndikimi i qeverisė mbeten problem dhe pėr forcat e sigurisė dhe rendit nė Kosovė.

Korrupsioni ėshtė i pranishėm dhe nė gjyqėsor, derisa sistemi i gjykatave nuk ėshtė efikas, vlerėson Departamenti amerikan i Shtetit.
Tė njėjtat burime pohojnė se problem pėr Kosovėn paraqesin dhe strukturat paralele tė Qeverisė sė Serbisė, mes tė cilave dhe gjyqėsori paralel.

Pėr pasojė, vlerėson raporti, gjykatat nė Mitrovicė, Leposaviq dhe Zubin-Potok kanė qenė tė mbyllura qė pas protestave tė marsit tė vitit 2008.

Sistemi i drejtėsisė nė Kosovė, nė vlerėsimin e Departamentit tė Shtetit vuan nga zgjatja e procedurave dhe proceseve gjyqėsore.

Lidhur me lirinė e fjalės dhe tė mediave raporti konstaton se nuk ka pasur censurė tė drejtpėrdrejtė mbi mediat e shkruara, apo ato elektronike.

Por, pavarėsisht kėtij fakti, gazetarėt kanė raportuar pėr presione nga politikanėt apo krimi i organizuar, tė cilat shpesh kanė rezultuar nė forma indirekte tė censurės, thuhet nė raport.

Raporti i Departamentit tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut vlerėson se dhuna nė shoqėrinė kosovare ka njohur rėnie, me gjithė faktin se tensionet ndėretnike mbeten tė larta, nė veēanti nė veri tė Mitrovicės.

Njė tjetėr problem pėr Kosovėn mbeten personat e zhvendosur. Nga 19,695 tė zhvendosur, 52 pėr qind janė serbė tė Kosovės dhe 38 pėr qind shqiptarė tė Kosovės.

Departamenti i Shtetit i referohet UNHCR-sė, sipas sė cilės mbi 15 mijė persona tė zhvendosur gjenden nė Mitrovicė.

Raporti vlerėson se, megjithėse Kosova nuk ėshtė nėnshkruese e Konventės sė vitit 1951, legjislacioni i miratuar nga Kuvendi i Kosovės i referohet konventės nė fjalė.

Tė njėjtat burime nėnvizojnė se ka vazhduar diskriminimi ndaj serbėve tė Kosovės, romėve, ashkalinjve, egjiptianėve sa i pėrket punėsimit, arsimimit, shėrbimeve sociale, pėrdorimit tė gjuhės, lirisė sė lėvizjes dhe tė drejtave tė tjera bazike.

Burimet pranė Qeverisė sė Kosovės, tė cilave iu referohet raporti, pranojnė se punėsimi i pakicave nė sektorin publik ka njohur rėnie nė vitin e fundit.

Qeveria ėshtė angazhuar qė aktivisht tė adresojė probleme tė pakicave dhe t’ua shtrijė atyre dorėn e bashkėpunimit pėr t’u ofruar mundėsi tė barabarta.

Raporti thekson se nė Kosovė nuk kanė ndodhur vrasje, tė dėnuar dhe tė zhdukur pėr motive politike.

Kosova vazhdon tė pėrballet me problemin e personave tė pagjetur qė nga koha e luftės.

Raporti ndalet dhe nė ēėshtje tė tjera si trafikimi i qenieve njerėzore, gjendja e grave dhe e fėmijėve. Edhe pėr kėto sfera vlerėsohet ekzistenca e legjislacionit, por vėrehen mangėsi nė zbatimin efikas tė tij.
Radio Evropa e Lirė

Kryeparlamentari e largon Gjinin nga salla pėr fyerje

Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i ėshtė dashur tė shfrytėzojė autoritetin e tij prej drejtuesi tė Kuvendit tė Kosovės qė t’i kėrkojė shefit tė Grupit Parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ardian Gjini, qė ta lėshojė sallėn pėr shkak tė pėrdorimit tė fjalorit joparlamentar.

Ka qenė fjala “rren”, mė tė cilėn i ėshtė drejtuar Gjini, ministrit tė Ekonomisė, Ahmet Shala, ajo qė ka nxitur debatin nė Kuvend, duke shtyrė Krasniqin qė tė kėrkojė nga Gjini tėrheqjen e fjalės, ose largimin nga salla.

Krasniqi ka thėnė se tė gjithė deputetėt duhet tė mėsohen me sjelljet parlamentare dhe tė pėrdorin fjalė qė janė brenda etikės parlamentare, nė tė kundėrtėn duhet tė dalin jashtė.

“Ata qė e kanė shkelė etikėn parlamentare dolėn jashtė dhe duhet tė jenė jashtė. Duhet tė mėsohen tė jenė tė edukuar dhe ta respektojnė etikėn e Kuvendin dhe fjalorin parlamentar. Nėse ata nuk kanė fjalė, shprehje dhe nuk dinė tė debatojnė nuk kam faj, por duhet ta pėrdorin fjalorin parlamentar”, ka thėnė Krasniqi.

Njė reagim i tillė ka ardhur pas deklaratės replikuese tė shefit tė GP tė AAK-sė, Ardian Gjini, i cili ėshtė nervozuar nga deklarata e ministrit Shala, kur ky i fundit i ka thėnė se nuk ka nevojė tė nervozohet, derisa i ka sqaruar se pse ėshtė i nevojshėm tė miratohet Projektligji pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar.

“Mos e rreni Kuvendin palidhje dhe me ardhur kėtu me thanė mos u bėni nervoz. Pėr neve ėshtė shqetėsuese, si ėshtė kaq i relaksuar ministri duke e parė ēfarė masakre ėshtė duke u bėrė nė financat publike”, ka thėnė Gjini, duke iu drejtuar ministrit Shala se nuk bėn t’i drejtohet atij me “i nderuar Gjini”, por i nderuari deputet, apo i nderuar Ardian.

Kjo ka shtyrė kryeparlamentarin Krasniqi qė t’i kėrkojė Gjinit ose ta lėshojė sallėn, ose ta tėrheq fjalėn “rren”, gjė e cila ka rezultuar me largimin e Gjinit dhe tė deputetėve tjerė tė AAK-sė.

Sidoqoftė, pavarėsisht kundėrshtimeve dhe reagimeve nga opozita, pėrkatėsisht nga AAK-ja dhe LDD-ja, ligjvėnėsit kanė miratuar Projektligjin pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar.

Ndėrkohė, me propozim tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, shqyrtimi i Strategjisė sė energjisė pėr periudhėn 2009-2018 ėshtė lėnė tė shqyrtohet si pikė e veēantė, nė seancėn, e cila ėshtė caktuar tė mbahet tė enjten e ardhshme.

Legjislativi i vendit nė seancėn e sotme ka miratuar nė parim Projektligjin pėr Avokatin e Popullit, Projektligjin pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr procedurėn administrative dhe Projektligjin pėr shpėlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, ndėrsa ka shqyrtuar edhe rekomandimin e Komisionit pėr legjislacion dhe gjyqėsi pėr emėrimin e njė anėtari tė Komisionit pėr kėrkesa pronėsore.
Bota Sot
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė