Muti ,asi Meta shkoj me duart plot dhurata ne Biligrad
Majko: Ilir Meta ju sherbeu interesave serbe
Me vizitėn e tij nė Serbi, ministri i Jashtėm shqiptar, Ilir Meta u shėrbeu interesave serbe nė njė moment tė rėndėsishėm pėr fatet e Kosovės, ka thėnė ish-kryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko.
Kjo vizitė tė gabuar nė kohėn e gabuar, nė thelb i shėrben Beogradit. Aktualisht Shqipėria nga kjo vizitė nuk ka fituar asnjė gjė. Kjo ėshtė vizitė e gabuar, nė kohė tė gabuar. Nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, e ka ndihmuar Beogradin, tė paktėn nė perceptim tė shfaqet si njė qendėr e rėndėsishme pėrsėri e vendimmarrjes ballkanike, ka thėnė Majko pėr TV Alsat.
Ai e sheh me dyshim trajtimin e Kosovės si njė ēėshtje tė thjeshtė, ndėrsa njėkohėsisht, thotė Majko, del nė pah njė minoritet serb i paqenė ndonjėherė nė Shqipėri.
Pėr fat tė keq, diplomacia shqiptare ēėshtjen e Kosovės dhe gjatė kėsaj vizite e ka trajtuar si njė ēėshtje ku palėt nuk bien dakord, a thua se ēėshtja e Kosovės ėshtė si ēėshtja e emrit tė Maqedonisė nė marrėdhėniet me Greqinė. Me njė naivitet politik hapen diskutime qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e ekzistencės sė njė minoriteti serb nė Shqipėri. Minoritet serb nuk ka pasur dhe nuk mund tė ketė. Mund tė jetė njė gango qė ka ardhur e po bėn namin kėtu dhe qė emrin e ka Fazlic, vijon Majko.
Ish-Kryeministri Majko thotė se ka vėrejtur sjelljen inferiore tė Ministrit tė Jashtėm, Ilir Meta nė Serbi, i cili fliste pėr tė ardhmen e Ballkanit nė Evropėn e Bashkuar, ndėrkohė qė serbėt vazhdojnė ti qėndrojnė agresivė nė interesin e tyre kombėtar.
Ideja se kjo ėshtė njė diplomaci qė na ēon drejt Brukselit, se do tė ulė tensionet, se do tė shmangė njė pėrplasje nė vazhdim brenda Kosovės...ai qė e njeh politikėn serbe, qė e kupton politikėn serbe, e di shumė mirė se nėse do tė duhet respektuar nė njė gjė politika serbe, nuk janė mėnyra se si ajo tė ofron protokollin pėr tė pritur kur ka interes dhe nevojė. Ėshtė politikė e Beogradit qė pranon qė Kosova tė mos jetė nė asnjė tavolinė. Nė mes tė Tiranės, delegacioni i Serbisė u largua kur Ministri i Kosovės mori fjalėn, ka thėnė Majko.
|||Lajme.Net|||