Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-10, 20:21   #2
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: shba verejtje te forta kosoves. po ecni ne kah te gabuar

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga bert
Raporti i DASH pėr Kosovėn, Dell: Luftoni korrupsionin


PRISHTINĖ- Ambasadori amerikan nė Prishtinė, Kristofer Dell, ka kėrkuar qė korrupsioni tė luftohet nga kosovarėt dhe tė mos pritet gjithēka nga ndėrkombėtarėt. Komentet e Dellit vijnė pak ditė pas kritikave qė iu bėnė institucioneve nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Shoqėria juaj ende shikon kah bashkėsia ndėrkombėtare pėr tė kėrkuar drejtėsi. Duhet tė jetė Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar, Kuinti apo trupa tjerė ndėrkombėtarė ata qė kėrkojnė qė Qeveria juaj t’i mbajė pėrgjegjės zyrtarėt e saj”.

“Kjo s’do tė shkojė gjatė. Nėse ju vareni nė ne, qė ne tė bėjmė atė thirrje - kjo nuk do tė jetė e shėndetshme pėr Kosovėn. Kjo ėshtė shenjė e moszhvillimit. Kjo thirrje duhet tė vijė nga brenda, nga njerėzit”, ka thėnė Dell.

Ambasadori amerikan ka pėrēuar mesazhin se askush nuk duhet tė jetė mbi ligjin. Ai ka theksuar se sundimi i ligjit duhet t’iu mundėsojė qytetarėve qasjen nė drejtėsi dhe ėshtė shenjė se ku ėshtė Kosova dhe ku duhet tė shkojė.
“Njė nga gjėrat qė ne kemi mėsuar pėr mė se 200 vjet ėshtė se nuk mund ta luftoni korrupsionin, nuk mund t’ua kufizoni pushtetin atyre qė mbajnė poste qeveritare nėse themelet e institucioneve tuaja, tė shoqėrisė suaj, nuk janė tė fuqishme dhe nėse nuk balancojnė njėra-tjetrėn”.

Ai ka kėrkuar njė bashkėpunim mė tė ngushtė mes hallkave tė gjyqėsorit, nė mėnyrė qė besimi i qytetarėve nė kėtė sistem tė rritet.
“Nėse njerėzit shikojnė pėrreth dhe nuk shohin se liderėt e tyre po japin pėrgjegjėsi, nėse e shohin se s’mund tė kenė qasje nė drejtėsi, nė gjykata, ata shumė shpejt do tė humbasin besimin nė proces dhe do tė ndalen sė kėrkuari drejtėsinė dhe ju do tė hyni nė njė spirale tė korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, ėshtė shprehur Dell.
Gjyqesori esht ende nen ndikimin e Ish- Komunisteve, keta seriozisht sdo ta lufotjn Korrupcionin.
Nekibe Kelmendi dhe Fatmir Sedia kan angazhuar gjith shoqerin e tyre si Gjyqetar, Prokuror, Gjyqetar Hetues ,etj.
Kosova ne zgjedhjet e ardheshme duhet me vote te luftoj Korrupcionin -duke dergur LDK/LKK ne Opozit.
Ateher Korrupcionit do ti vij fundi.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė