Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-10, 17:12   #23
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: cfare po ndodh mes tiranes dhe beogradit? U harruan masakrat serbe ne kosove


Meta kundėr historianėve: Ka ekzistuar gjithnjė minoriteti serb nė Shqipėri


Zėvendėskryeministri dhe njėherėsh ministri i Jashtėm Ilir Meta, deklaroi dje se ekzistenca ose jo e minoritetit serb nė Shqipėri do tė provohet nėpėrmjet regjistrimit tė popullsisė, ku secili mund tė shprehė besimin e tij fetar dhe pėrkatėsinė etnike. Megjithėse pretendimi i shfaqur nga qeveria e Serbisė, gjatė vizitės sė ministrit shqiptar nė Beograd, pėr ekzistencėn e njė minoriteti serb nė vendin tonė, ėshtė hedhur poshtė nga historianėt shqiptarė me argumente historike, se as nė tė kaluarėn nuk ka ekzistuar njė pakicė e tillė etnike, kreu i diplomacisė shqiptare artikuloi se nė tė shkuarėn ka ekzistuar ky minoritet.

Gjatė njė pronocimi pėr shtyp, Meta vuri nė dukje se nėpėrmjet regjistrimit tė popullsisė, do tė qartėsohet edhe identiteti kombėtar i minoriteteve.

Sipas Metės, gjithmonė ka pasur probleme pėrsa i takon pakicave etnike dhe mėnyrės sesi janė cilėsuar ato, pėr shkak tė ndryshimit tė emėrtimit tė shetit serb gjatė gjithė periudhės sė shndėrrimit tė tij, qė nga njė shtet shumėkombėsh e deri nė Serbinė e sotme.

"Lidhur me ēėshtjen e pakicave ju e dini qė ka patur disa probleme pėrsa i takon mėnyrės se si janė quajtur ato, pėr arsye se nė tė kaluarėn kishim Jugosllavinė, mė pas kemi pasur Serbinė dhe Malin e Zi si subjekt pasues dhe sot janė disa vende tė ndara.

Ne, pa marrė pėrsipėr pėr t'u shprehur nė emėr tė cilitdo jemi treguar tė hapur dhe jemi tė hapur pėr tė realizuar regjistrimin e pėrgjithshėm tė popullsisė, pėr ti dhėnė mundėsinė ēdo qytetari tė shqiptar, qė jeton nė Shqipėri qė tė shprehė edhe pėrkatėsinė e tij etnike",- tha dje Meta.

Pavarėsisht zėrave tė historianėve se nė vend nuk ka ekzistuar njė minoritet serb, as edhe nė periudhėn e viteve 1944-1948 kur Shqipėria kishte marrėdhėnie shumė tė mira me Ish-Jugosllavinė, Meta theksoi se ka ekzistuar njė minoritet i tillė, por qė emėrtimi i tij ėshtė transformuar me kalimin e viteve.

"Kjo ėshtė njė gjė qė ėshtė bėrė shumė e qartė, sepse nė tė kaluarėn kemi pasur njė pakicė qė ėshtė quajtur jugosllave, mė pas ėshtė quajtur pakicė serbo-malazeze dhe mė pas malazeze", - u shpreh ai.

Megjithatė, sipas ministrit tė Jashtėm askush nuk ka tė drejtė tė pėrcaktojė identitetin kombėtar tė ēfarėdo lloj minoriteti, ndėrsa shtoi se ky pėrcaktim do tė bėhet nėpėrmjet regjistrimit tė popullsisė.

"Nuk ėshtė e drejta ime dhe e askujt qė tė pėrcaktojė identitetin kombėtar tė ēdo lloj pakice. Kjo do tė bėhet pėrmes regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullsisė. Ne jemi tė hapur nė kėtė drejtim dhe nuk mendoj se ky standard qė Shqipėria ka vendosur, qė ėshtė detyrim i stadit nė tė cilin ndodhet vendi ynė, tė pėrbėjė ndonjė problem apo ndonjė shqetėsim pėr cilindo",- nėnvizoi Meta. Ai shtoi se, pavarėsisht qėndrimit diametralisht tė kundėrt pėr ēėshtjen e Kosovės, Shqipėria dhe Serbia do tė vijojnė bashkėpunimin e tyre rajonal.


http://www.shekulli.com.al/2010/03/1...eri-serbi.html
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė