Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-10, 14:40   #1
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Lirohen nga detyra 28 oficer dhe nenoficer Komando

Lirohen 28 ushtarė tė Afganistanit


TIRANE- Forcat e Armatosura lirojnė nga detyra 28 oficerė dhe nėnoficerė tė regjimentit Komando, pas kthimit nga bazat e Heratit dhe Shinadit. Ministria e Mbrojtjes, me njė vendim tė ngjashėm me periudhėn e regjimit komunist, duket se ka gjetur grupin armiqėsor brenda ushtrisė, dhe pikėrisht brenda "regjimentit" qė nė 10 vjetėt e fundit ka marrė vetėm medalje nderi nė misionet nė Bosnjė, Irak dhe Afganistan. Shkak ėshtė bėrė njė kėrkesė e firmosur nga 86, prej 110 forcave komando qė ndodheshin nė mision nė Herat dhjetorin e vitit tė kaluar, ku denonconin shkeljen e kontratės sė bėrė nga shteti si dhe kėrkonin heqjen e tatimit pėr pagesat e tyre dhe rritjen e rrogės. Kėrkesa, nė fakt erdhi pas skandalit qė solli rėnia e gripit tė derrit tek njė prej ushtarėve shqiptarė nė Herat dhe dyshimi edhe pėr 3 tė tjerė. Sėmundja zbuloi mungesėn e kushteve minimale nė ēadrat e "shfryra" tė lėna nė dispozicion tė kontingjentit shqiptar, kur forcat e tjera qėndronin nė kontejnerė me aspirim e ajėr tė kondicionuar.
Burime tė Gazetės shprehen se janė gati urdhrat e pėrjashtimit dhe uljes nė gradė edhe pėr tė paktėn 7 oficerė tė misionit, por veprimet janė duke u kryer gradualisht pėr tė shmangur ndonjė rebelim tė mundshėm nga ana e ushtarakėve. Gazeta ka siguruar kopjen e kėrkesės sė dėrguar kryeministrit Sali Berisha, ministrit tė Mbrojtjes, Arben Imami, shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, gjeneralit tė brigadės Maksim Malaj dhe komandantit tė Forcės sė Bashkuar, Agim Lala. Nė fakt, kėrkesa e forcave Komando, tė cilėt kėrkonin deri nė zėvendėsimin e tyre nė rast se do merrej parasysh, ėshtė pasqyruar edhe nė 'Gazetėn Shqiptare', po nė muajin dhjetor. Vetė nėnshkruesit kanė deklaruar se ata e kanė bėrė me vetėdije njė kėrkesė tė pėrbashkėt, akt tė cilin e pranon edhe statusi i ushtarakut dhe nuk ėshtė peticion apo ultimatum pėr braktisje tė misionit, siē duan ta konsiderojnė zyrtarėt, tė cilėt sipas tyre me njė tė rėnė tė lapsit kanė vendosur cilit prej firmėtarėve t'u djegin karrierėn ushtarake. Ushtarakėve tė liruar nuk u ėshtė dhėnė urdhri i zbardhur i lirimit, por veē njė numėr dhe njė datė. Emrat e tyre janė shėnuar tek porta e repartit si listė e personave tė padėshiruar dhe qė u ndalohet kategorikisht hyrja. Shkarkimet kanė nisur tė mėrkurėn. 12 nėnkomandantė skuadrash dhe nėnoficerėve u ėshtė kėrkuar tė dorėzojnė pajimet dhe u ėshtė komunikuar urdhri i shkarkimit pėr veprime tė pahijshme nė shėrbim nė Afganistan. Gjithsesi, nuk u ėshtė dhėnė urdhri i plotė. Dy ditė mė pas janė thėrritur 8 nėnoficerė tė tjerė, tė cilėve u ėshtė komunikuar urdhri i lirimit nė tė njėjtėn mėnyrė. Nė fillim tė javėsh ishin gati "fletėthirrjet" edhe pėr 7 oficerė, ndėrsa tė tjerė do tė humbin gradat. Mė parė, Forcat Tokėsore u kishin dhėnė lejet e vitit tė kaluar krejt ushtarakėve tė misionit dhe e gjithė meseleja e lirimeve dhe shkarkimeve erdhi pas kthimit nga leja. Gazeta publikon tekstin e plotė tė kėrkesės qė mbante firmat e 86 ushtarakėve tė Komandos, nga 110 qė ishin gjithsej nė bazėn e Heratit dhe qė daton mė 7.12.2009.
"Nė muajin gusht tė vitit 2009 jemi bėrė pjesė e kontingjentit tė parė (shtesė) nė misionin nė Herat, Afganistan. Pėr realizimin me sukses tė kėtij misioni kemi nėnshkruar disa kontrata nė tė cilat pėrfshihen tė drejtat dhe detyrimet e tė dyja palėve, dhe nė pikėn qė i referohet trajtimit financiar nuk cilėsohej ekzaktėsisht masa me tė cilėn do tė trajtohemi. Nė bazė tė udhėzimeve dhe premtimeve tė drejtuesve tė regjimentit Komando se ne do tė trajtohemi me dietė tė kėnaqshme dhe tė patatueshme, ne kemi marrė pėrsipėr realizimin e kėtij misioni. Pavarėsisht vėshtirėsive tė shumta tė hasura pėr shkak tė mbėshtetjes sė dobėt logjistike, jemi munduar tė realizojmė me saktėsi dhe profesionalizėm detyrat e ngarkuara nė bashkėpunim me aleatėt e NATO-s, duke e konsideruar veten si tė barabartė mes tė barabartėve.
Tani kemi mėsuar se trajtimi financiar i yni do tė jetė 60 USD nė ditė dhe se do tė jetė i tatueshėm. Ne kemi tė njėjtat detyra me vendet e tjera tė koalicionit dhe pjesėtarė tė NATO-s. Trajtimi financiar i mėsipėrm jo vetėm qė nuk njėsohet me asnjė vend anėtar tė NATO-s, jo vetėm nuk justifikon punėn qė ne kryejmė, por edhe nuk mbulon nevojat e ushtarakėve shqiptarė. Si rrjedhojė ne kėrkojmė: Trajtimi financiar tė jetė i njėsuar me ato tė vendeve tė tjera tė NATO-s qė kryejnė detyra tė pėrbashkėta me ne; Trajtimi financiar tė bėhet nė monedhė europiane; Trajtimi financiar i konsideruar si dietė tė mos tatohet; Tė informohemi zyrtarisht pėr trajtimin financiar.
Nė rast mosmarrje parasysh tė kėrkesave tona, kėrkojmė ndėrprerjen e menjėhershme tė misionit dhe brenda datės 20.12.2009, kthimin e menjėhershėm nė atdhe, sepse e konsiderojmė misionin tė papėrballueshėm".


__________________
love is beautiful and has no price

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga bert : 21-03-10 nė 14:40
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante