Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Thaēi nė konferencėn e Bėrdos
Kosova e pėrkushtuar pėr integrim nė NATO dhe nė BE
Nė Bėrdo afėr Kranjit ka filluar konferenca ndėrkombėtare mbi Ballkanin Perėndimor, Bashkė nė Unionin Evropian Kontributi i Ballkanit Perėndimor pėr Perspektivėn Evropiane.
Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė sesionin plenar ka mbajtur njė fjalė rasti.
"Me lejoni tė filloj duke ju pėrshėndetur nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj. Ėshtė njė nder dhe kėnaqėsi e veēantė tė jem kėtu nė kėtė forum shumė tė respektuar, nė mesin e liderėve tė shteteve tė rajonit dhe pėrfaqėsuesėve tė lartė tė Bashkimit Evropian. Njė falenderim i veēantė u takon organizatorėve tė kėtij takimi, Kryeministres sė Republikės sė Kroacisė, znj. Jadranka Kosor dhe Kryeministrit tė Republikės sė Sllovenisė, z. Borut Pahor. Iniciativa e juaj ėshtė shumė e ēmueshme dhe jemi kėtu me bindjen se ky takim do tė ndikojė nė fillimin e njė kapitulli tė ri tė bashkėpunimit rajonal dhe bilateral ndėrmjet shteteve tė Ballkanit Perėndimor.
Mė lejoni nė fillim tė ju njoftoj se deri sot, Republika e Kosovės ėshtė njohur nga 65 vende tė botės dhe ėshtė pranuar si anėtare nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, si dhe nė Bankėn Botėrore. Jemi duke punuar qė sė shpejti tė anėtarėsohemi edhe nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim. Me ndihmėn edhe tė partnerėve tanė ndėrkombėtar nė Kosovė, jemi duke implementuar Kushtetutėn tonė moderne, tė bazuar nė Propozimin Gjithpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari.
Siē e dini, nė fund tė vitit tė kaluar, ne organizuam zgjedhjet e para tė lira nė Kosovėn e pavarur. Ky proces zgjedhor dėshmoi se institucionet dhe qytetarėt e Kosovės mund tė realizojnė zgjedhje tė lira, demokratike, tė drejta dhe tė pranueshme. Shtete tė shumta dhe vėzhguesit ndėrkombėtarė, me tė drejtė kanė vlerėsuar se kėto zgjedhje i kanė pėrmbushur standardet ndėrkombėtare.
Shqiptarėt, serbėt dhe komunitetet e tjera votuan dhe i zgjodhėn pėrfaqėsuesit e tyre legjitim, dhe, si rezultat i kėtyre zgjedhjeve, u krijuan edhe tri komuna tė reja me shumicė serbe Komuna e Graēanicės, e Kllokotit dhe e Ranillugut. Kėto komuna tanimė kanė filluar funksionimin e tyre efikas me mbėshtetjen e plotė dhe tė gjithėanshme tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė partnerėve tanė ndėrkombėtare.
Si ēdo vend demokratik, nė kėto zgjedhje synuam pjesėmarrjen e tė gjithė qytetarėve tanė, dhe ne kėtė e kemi arritur me pjesėmarrjen mė tė madhe ndonjėherė tė komunitetit serb tė Kosovės, tė cilėt pėrmes pjesėmarrjes nė kėtė proces demokratik dėrguan njė mesazh tė qartė: mesazhin e zhvillimit demokratik dhe tė jetės mė tė mirė nė kuadėr tė sistemit juridik dhe politik tė Republikės sė Kosovės.
Pėrkundėr suksesit evident nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės, serbėt nė pjesėn veriore tė vendit ende janė peng tė ndikimit dezintegrues tė Beogradit zyrtar dhe tė individėvė tė caktuar, apo tė tė ashtuquajturave struktura paralele. Pėr tė tejkaluar kėtė situatė, Qeveria qė unė drejtoj, sė bashku me Zyren Civile Ndėrkombėtare ka hartuar njė qasje gjithėpėrfshirėse pėr tė vendosur legjitimitetin institucional edhe nė kėtė pjesė tė vendit, gjithnjė nė funksion tė pėrmirėsimit tė mirėqenies sė qytetarėve tanė nė veri, si nė kuptimin social dhe ekonomik, ashtu edhe nė atė legal dhe politik.
Nė dy vitet e pavarėsisė sė saj, Republika e Kosovės ka shėnuar arritje nė shumė fusha, por pa dyshim qė si shtet i ri, ballafaqohet edhe me sfida tė shumta. Kėto sfida, qė paraqesin edhe prioritetet e Qeverisė qė unė drejtoj, janė theksuar edhe nė Raportin e Progresit pėr Kosovėn tė vitit 2009 nga Komisioni Evropian dhe institucionet tona tashmė kanė koncentruar resurset e nevojshme me qėllim tė tejkalimit tė kėtyre sfidave dhe pėrbushjes sė kritereve dhe standardeve demokratike pėr integrim evropian.
Ne e mirėpresim qėndrimin e qartė dhe tė theksuar nė vazhdimėsi nga pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian se Kosova, njejtė si i gjithė rajoni, ka perspektivė evropiane dhe se e ardhmja e saj ėshtė nė familjen evropiane. Kjo ėshtė bėrė e qartė edhe nė Studimin pėr Kosovėn, tė publikuar vitin e kaluar nga Komisioni Evropian, qė i ka hapur vendit tim perspektivėn e sigurt pėr marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian, pėr liberalizimin e vizave, si dhe pėr dialogun nė procesin e Stabilizim Asocimit.
Ne tashmė kemi pranuar pyetėsorin pėr marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian dhe presim qė shumė shpejtė tė marrim edhe udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, deri sa jemi tė pėrqėndruar fuqishėm nė dialogun pėr procesin e Stabilizim-Asocimit. Kosova dhe populli i saj e ka synim tė qartė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, prandaj besojmė qė pėrparimi i Kosovės nė procesin e integrimeve Evropiane dhe Euro-atlantike do ta shpėrblejė kėtė vullnet tė qytetarėve tanė.
Nė kėtė drejtim, duke mirėpritur hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Lisbonės, ne besojmė se Bashkimi Evropian duhet tė vazhdojė tė mbajė derėn e hapur pėr anėtarėsim pėr tė gjitha shtetet e Ballkanit Perėndimor, meqė procesi integrues ėshtė nxitja mė efikase pėr thellimin e reformave tė nevojshme dhe pėr arritjen e kushteve dhe kėrkesave tė Kritereve tė Kopenhagės dhe tė Procesit tė Stabilizim Asocimit.
Edhe procesi i liberalizimit tė vizave pėr tė gjitha vendet e rajonit tonė duhet tė vazhdojė dhe pėrveē si njė proces teknik i arritjes sė standardeve tė kėrkuara, duhet tė shihet edhe nga perspektiva humane e lirisė sė lėvizjes dhe ofrimit tė mundėsive tė reja pėr qytetarėt e shteteve tona. Por, po ashtu, ne besojmė se ky proces nuk duhet tė jetė politik apo tė politizohet nė ēfarėdo mėnyre.
Pjesė e rėndėsishme e integrimit ėshtė edhe synimi pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore. Kosova ka raporte tė shkėlqyeshme me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi. Ne kemi vendosur marrėdhėnie diplomatike nė nivel ambasadorėsh me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe sė shpejti presim tė emėrojmė ambasadorėt e ndėrsjellė edhe me Malin e Zi.
Unė besoj se raportet tona fqinjėsore vazhdojnė tė dėshmojnė pėr rajonin tonė, por edhe mė gjerė, se pavarėsia e Kosovės ėshtė faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal, duke sjellė edhe mė shumė bashkėpunim mes shteteve tė Ballkanit Perėndimor. Kosova ėshtė e pėrkushtuar pėr marrėdhėnie tė mira me fqinjėt, me vendet e Bashkimit Evropian dhe me ēdo vend tjetėr, si njė shtet mik i tė gjithėve. Kosova ėshtė e gatshme tė bashkėpunoj edhe me Serbinė pėr tė gjitha ēėshtjet e interesit tė ndėrsjellė.
Ne e ritheksojmė edhe kėtu vullnetin dhe gatishmėrinė tonė pėr tė kontribuar nė rritjen e nivelit tė komunikimit dhe bashkėpunimit rajonal, me tė gjithė dhe pa pėrjashtime, dhe mbesim me shpresė se takime tė kėsaj natyre do tė mund tė organizohen edhe nė tė ardhmen, gjithmonė nė funksion tė stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian tė rajonit tonė", ka thėnė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.
|