Skandali ne Athine Protesta ne Tirane: "Greqia turp i BE-se"
Me thirrjet: O sa mire me kene shqiptare" dhe parullat "Greqia, turpi i Europes" rreth ores 11.00 protestuesit jane vendosur para ambasades greke.
Protesta u organizua nga levizja "Mjaft", shoqata Cameria dhe disa OJF te tjera. Shteti grek tė distancohet nga kėto akte qė nuk i shkojnė njė shteti anėtarė tė BE-sė. Bėjmė njė notė proteste shtetit tonė qė tė mos lejohet tė cėnohet identiteti- deklaron njė protestues nė mikrofonin e NEWS24.
Protestės per tė denoncuar koret raciste dhe ksenofobe tė ushtarakeve grekė i janė bashkuar edhe dy deputetet e Partise per Drejtesi dhe Unitet, PDU, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.
Shprehim indinjatėn tonė tė thellė pėr gjestin e shėmtuar i cili nuk i shėrben marrėdhėnieve tė mira mes dy vendeve- deklaroi kreu i PDU-sė Shpėtim Idrizi.
Ai theksoi se Gjesti vjen nė njė ditė, si dita e pavarėsisė sė Greqisė, kur ne nuk e prisnim por prisnim njė falenderim pėr camėt qė ishin nė krye tė luftės pėr pavarėsinė e Greqisė
Deputeti i PDU, partia qė mbron tė drejtat e camėve, i kėrkoi qeverisė greke tė distancohet nga aktet e pėrsėritura. Qeveria shqiptare, nė mėnyrė tė qartė tė mbajė qėndrim dhe tė kėrkoj shpjegim. I kėrkojmė presidentit Topit, kryeministrit dhe gjithė forcave politike tė ruajnė identitetin shqiptar dhe tė hapin nė tryezėn e bisedime cėshtjen came
Protesta eshte reagim kundėr skandalit me ushtrinė greke tė cilėt lėshuan thirrje antishqiptare gjatė paradės pėr per festėn Kombėtare tė Greqisė para Presidencės.
Parada u zhvillua mė 25 mars, dhe ushtarėt grekė thirrnin nė kor
Grek lind, nuk bėhesh kurrė, gjakun tėnd do tė derdhim, mor derr shqiptar.
Videoja u publikua nga mediat helene.
Skandali ngjalli dhe reagimin e qeverisė shqiptare. Ministri i Jashtėm Ilir Meta i quajit skandaloze dhe tė dhunshme thirrjet e ushtarėve
Grek lind, nuk bėhesh kurrė, gjakun tėnd do tė derdhim, mor derr shqiptar dhe kėrkoi dėnimin e autorėve.
Nė njė deklaratė tė ministrit grek tė Mbrojtjes deklaroi se ka nisur hetimi pėr thirrjet raciste dhe pėr personat qė kėnduan gjatė paradės. Ai shtoi se ėshtė pezulluar nga puna oficeri i kontingjentit 36 zhytės.
Nė ditėn kur parlamenti shqiptar miratonte ligjin pėr ngritjen e varrezave tė ushtarėve greke nė vendin tonė, nė paradėn e ushtrisė greke nė 25 mars, Ditėn e Festės Kombėtare kėndohej nė kor kundėr shqiptarėve. Fyerjet dhe kėrcėnimet e rėnda u thanė pėrpara Presidentit Papulias.
Dy vjet mė parė, pikėrisht nė Festėn Kombėtare tė Greqisė, trupat speciale tė marinės greke kanė shokuar opinion publik me thirrjet kundra shqiptareve
ndėrsa parakalonin perpara politikaneve greke.
Ushtria greke: Shqiptarėve do tu derdhim gjakun
Skandal me pėrmasa tė papranueshme nė Greqi.
Forcat Speciale tė ushtrisė greke fyejnė rėndė shqiptarėt duke kėrcėnuar madje me pirje gjaku. Ngjarja me thirrje dhe pėrmasa raciste ka ndodhur dje gjatė parades per festėn Kombėtare tė Greqisė para Presidencės.
Grek lind, nuk bėhesh kurrė, gjakun tėnd do tė derdhim, mor derr shqiptar janė thirrjet e thena ne korr.
Lajmi u bė publik nga gazeta e madhe greke Elefterotipia, sipas sė cilės thirrjet skandaloze erdhėn dje nė qendėr tė Athinės, jo nga anėtarėt e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytėse nė Universitetin e Shėn Konstandinit nė paradėn zyrtare ushtarake tė 25 marsit.
Nė mes tė Athinės vazhduan edhe thirrjet rrėnqethėse:
Do tė bėhet kasaphanė, pastaj do tė hakmerrem, kur tė adhuroni kishėn edhe kryqin.
Mė tej vijuan dhe frazat pėr ne shqiptarėt dhe pėr fqinjėt e tjerė:
U thonė shkupjanė, u thonė shqiptarė, rrobat e mia do tė qep me lėkurėn e tyre.
Dėshmitarėt treguan se thirrjet u pėrkrahėn edhe nga njerėz tė politikės greke tė cilėt ndoqėn paradėn ushtarake sė bashku me qytetarėt grekė.
Njė prej burrave politikanė, madje u priu Forcave Speciale duke thirrur dhe ai sė bashku me ta e duke i paraprirė atyre me thirrje i pari, raportoi sot Elefterotipia.
E gjitha kjo ndodhi ndėrkohė qė parada ndiqej nė rrugė nga familjarė emigrantė qė ishin mbledhur me dhjetėra, pjesa mė e madhe e tyre, shqiptarė, tė cilėt shumė prej tyre shtruan pyetjen: Pse kaq urrejtje ndaj nesh.
Pėrpara pak kohėsh gazeta greke "Ta Nea" publikoi njė video tė ngjashme tė ushtarėve greke tė cilėt stėrviteshin duke kėnduar nė korr njė kėngė me pėrmbajtje tė theksuar antishqiptare e antiturke.
"I shikoni ata, i quajnė shqiptarė, litarė do tė bėjmė me zorrėt e tyre.
I shikoni ata, quhen turq, opinga do bėjmė me lėkurėn e tyre...". ishte njė ndėr tekstet e kėngėve qė kėndohej gjatė marshimit.
BalkanWeb
Skandali me ushtrine greke, Godo: Nuk ėshtė hera e parė
TIRANE- Politikani dhe historiani i njohur, Sabri Godo nė njė intervistė tė dhėnė dje pėr Gazeta Shqiptare, ka komentuar provokimin e rėndė qė i ėshtė bėrė Shqipėrisė nga ushtria greke gjatė paradės zyrtare me rastin e Ditės sė Pavarėsisė sė Greqisė. Plaku i urtė, njėherėsh Presidenti i Nderit i Partisė Republikane, ka komentuar pėr GSH edhe vendimin e Kuvendit pėr ndėrtimin e dy varrezave pėr ushtarėt grekė tė rėnė nė territorit shqiptar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Z.Godo, si i komentoni thirrjet shoviniste qė janė bėrė ndaj shqiptarėve nga ushtria greke gjatė paradės sė zhvilluar nė Athinė, nė datėn 25 mars, me rastin e Ditės sė Pavarėsisė?
Ėshtė njė skandal tepėr i rėndė, pėr tė cilin duhet tė pėrgjigjet urgjentisht qeveria greke. Ministri ynė i Jashtėm duhet tė thėrrasė menjėherė nė takim ambasadorin grek nė Tiranė dhe ti kėrkojė shpjegime dhe njė qėndrim zyrtar nė emėr tė Athinės.
Pasi ne nuk mund tu pėrgjigjemi kėtyre kokėkrisurve grekė me tė njėjtin gjuhė, fjala vjen tu themi se do tu derdhim plumba nė gojė.
Ajo qė mė shqetėson realisht, ėshtė se kjo nuk ėshtė e para herė qė forcat ushtarake greke bėjnė thirrje tė tilla, pra tė njė racizmi kaq tė qelbur. Vite mė parė, media faktoi se tė njėjtėn gjė ata bėnin edhe gjatė njė stėrvitjeje, ku kėndonin se
do i varnin shqiptarėt me zorrėt e tyre. Duhet tė kemi parasysh se kėta janė ushtarė greke.
Pra, nuk kemi tė bėjmė me banditė, por me njė institucion shtetėror, sikundėr ėshtė ushtria greke, qė kontrollohet nga qeveria. Ndaj Athina nuk duhet tė heshtė, por tė reagojė menjėherė. Fakti qė thirrjet e ushtrisė janė bėrė para syve tė Presidentit tė Greqisė, e detyron edhe kėtė tė fundit tė pėrgjigjet pėr kėtė skandal tė rėndė. Reagimi i parė qė duhet tė kishin bėrė ndaj kėtyre ushtarėve, ėshtė ti mbyllnin nė kazerma dhe ti procedonin qė tė gjithė.
Nė tė njėjtėn ditė qė nė Athinė ushtria greke hidhte parulla shoviniste ndaj shqiptarėve dhe festonte Ditėn e Pavarėsisė, kėtu nė Tiranė, Kuvendi miratoi ngritjen e dy varrezave pėr ushtarėt grekė tė rėnė nė territorin shqiptar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ky vendim i Parlamentit ėshtė komentuar nga deputetėt e PDU-sė, si dhuratė qė qeveria shqiptare po i bėnte Greqisė nė ditėn e saj tė Pavarėsisė. Nė gjykimin tuaj, ndėrtimi i kėtyre varrezave duhej tė ishte miratuar apo jo nga Kuvendi?
Parlamenti shqiptar, nė tė vėrtetė ėshtė vėnė para njė fakti tė kryer, sepse kėto varreza janė ndėrtuar me kohė dhe e vetmja gjė qė u ka ngelur tashmė ėshtė tu vihet tabela.
Duhet tė bėhet kujdes nė tė ardhmen pėr mėnyrėn se si do tė administrohen kėto varreza, pasi tė mos harrojmė se ka pasur njė pretendim permanent, qė kėta ushtarė tė rėnė nė territorin shqiptar tė quhen si Dėshmorėt pėr ēlirimin e Vorio-Epirit.
Varrezat dhe administrimi i tyre duhet tė bėhet nė respekt tė plotė tė rregullave ndėrkombėtare. Nė asnjė rast tė mos pranohet ndonjė zgjerim i kėtyre varrezave edhe nė territore tė tjera tė Shqipėrisė, pasi Shqipėria nuk ėshtė tokė pėr tu mbuluar me varre.
BalkanWeb
Protesta, digjet flamuri i Greqisė nė qendėr tė Burrelit
BURREL- Protestė kundėr thirrjeve raciste antishqiptare edhe nė qytetin e Burrelit.
Paraditen e sotme dhjetėra tė rinj tė indinjuar nga skandali i ushtarėve grekė janė mbledhur nė rrugėt e qytetit. Mė pas ata janė grumbulluar nė qendėr tė Burrelit duke lėshuar parrulla kundėr thirrjeve raciste tė ushtarėve grekė.
Kulmi i protestės sė tyre ka arritur kur tė rinjtė i vunė flakėn dhe dogjėn flamurin grek nė shenjė indinjate pėr atė cka ndodhi dy ditė mė parė nė qendėr tė Athinės gjatė paradės zyrtare ushtarake greke.
Ndėrkohė qė njė protestė e tillė ėshtė zhvilluar dhe nė qytetin e Durrėsit.
BalkanWeb