Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-03-10, 15:09   #10
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pėrse hoxhallarėt / imamėt...?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
1) Pėrse, nėse Kur'ani, libėr i shenjtė, nuk interpretohet njejtė nga gjithė hoxhallarėt edhe imamėt?

2) Pėrse, hoxhallarėt e imamėt tanė, nėse janė caktuar si mėsues, udhėrrėfyes dhe kėshilltarė, nėse kanė lexuar tė njėjtin libėr, nuk janė nė vijėn e njejtė te udhėrrėfimit, mėsimit dhe kėshillimit. A ėshtė problemi tek mungesa e interpretimit tė tij, apo ata vetė vendosin tė lakojnė interpretimin e tij sipas dėshirės sė tyre?

3) Nėse ata hoxhallarė / imamė kanė lexuar, studiuar, magjistruar kėtė libėr, dhe pas njė kohe fillojnė edhe tė ndiejnė veten si personazh tė kėsaj libre, dhe keqpėrdorin kėtė dijeni pėr qėshtje tė tyre personale, duke qenė me vetėdije tė plotė se Ai nuk lejon keqpėrdorimin, nėse aq shumė i besojnė fjalės sė All'ahut, pėrse e vazhdojnė kėtė rrugė (keqintepretimin e Kur'anit dhe keqpėrdorimin e tij pėr tė paraqitur veten mė tė plotėfuqishėm ndaj tė tjerėve)?

4) A nuk i frigohen ata Fuqisė sė All'ahut, edhe pse janė tė vetėdijshėm pėr Xhehnemin? Apo besojnė se e kanė fituar Xhehnetin prej atėherė kur ata e kanė arritur nivelin e besueshmėrisė nga tė tjerėt dhe besojnė nė fuqinė e tyre urdhėruese ndaj njerėzve tė tjerė.

5) A mendoni se keqinterpretimi i Kur'anit ka hamendur njerėzit duke mos ditur kujt t'i besojnė, e cila ndikoi nė shumė njerėz dhe dekurajon besimin fetar, meqenėse nė raste tė mospajtimit, ti kurrė nuk e fiton debatin para njė imami, edhe pse sipas Kur'anit ti ke tė drejtė, por nuk e ke fuqinė ta bindėsh sepse kėta hoxhallarė donė qė ti tė besosh atė qfarė ata thuan, e jo qfarė thotė libri?


-Po e bėj kėtė pyetje sepse ēdo ditė hasi nė rrėfime tė ndryshme nė lidhje me kėtė.


Ju faleminderit!
Ok, ceshtja duhet te shtrohet ne menyre te konceptit : te kuptosh. Qe ne kohen e zbritjes e deri me sot dijetaret jane munduar te bejne komentimin e Kuranit. Ajo qe duhet mare ne konsiderat eshte fakti historik qe nuk duhet te tejkalohet, ngase me Kuranin ne horizont u shfaq drita, udhezimi per njeriun, qe eshte shenje hyjnore, eshte fjale e Krijuesit. Nga ketu ndahen mendimet dhe disa mbyllen ne arkivin e harreses :njeriu per njeriun nuk eshte ujk. Kete Kurani e lufton, ashtu sic lufton cdo gje qe eshte e demshme per jeten e njeriut, ashtu edhe per te mirat materiale. Sot ne ballafaqohemi me shume ngjarje qe nuk duhet me i gjykuar pa pasur argumente. Momenti i shpalljes eshte ne nje kohe ku primitivizmi ariti kulmin. Kurani erdhi dhe ne vete permban mesazhe dhe ligje hyjnore i lindur ne horizontin e njeriut duke zbritur nga lartesia e lartesive ne masen e vlerave tė njeriut, duke pasur parasysh unitetin trup-mendje-shpirt te tij! Te gjithe njerezit nuk jane te njejte, dallohemi jo vetem nga pamja por edhe nga intelegjenca. Kjo paraqet edhe nje lidhje tjeter, njeriu sa perfiton nga te mirat materiale, qe paraqet edhe nje lidhje. Lidhje e tokes me qiellin dhe qiellit me token, e njeriu mekembes ne toke, Kurani duke mos filluar me urdherin e adhurimit, ne braktisjen e idhujve dhe putave, vajtimin e injorances dhe dokeve e zakoneve te tij, por shpallja fillon me fjalen “Ikre”( LEXO), gje qe stimulon ne dituri dhe kerkim te se vertetes. Kur njeriu fillon te lexoje, do kuptoje dimensionet qe funksionon Kurani- gje qe nuk mund te jete e kuptuar nga te gjithe njejte. Si funksionon kjo logjike? Njerezit nuk mendojn njejte, nuk kane mendime te njejta mbi nje problematik, varet nga cili kend shqyrtohet ceshtja. Duke u nisur nga kjo logjike, konsiderojm se eshte e e natyrshme te kuptojm 3 dimensionet: te mbrendshmin, te jashtmin dhe te lartesuarin qe mban Kurani ne vete. Lidhja e ketyre dimensioneve nuk kuptohet njejte: dimensioni i pare i referohet mendjes, i dyti veprimtarin dhe i treti fokusohet ne pranin e Zotit ne gjithesi. Parimi qe duhet mbeshtetur ne kete rast eshte se njeriu, apo predikuesit fetar, dallojne nga njeri tjetri nga kendveshtrimi. E problemin duhet kerkuar tek predikuesit e jo tek Kurani, ngase qendroj forte ne mendimin se Kurani permban shume gjera te natyrave te ndryshme: si nga aspekti shkencor ashtu edhe nga aspekti i besimit. Nga ketu del ne shesh nevoja e grumbullimit te shume shkenctareve per komentimin e nje citati te vetem Kuranor. Per te studiuar kaptinen qe mban emrin e bletes duhet bere bashke mjekun qe te flas per mjaltin si ilac dhe biologun per te fol per bleten si planifikon dhe organizohet, si dhe nje i trete per te treguar pse rrjeti eshte gjashtekendesh e jo me i madh apo me i vogel- kjo me siguri nuk eshte pune e nje hoxhe ...
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė