Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-04-10, 15:07   #409
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Gerdeci i vdekjes dhe telefonata e Ministrit kriminel Fatmir Mediu

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga bert
“Telefonata e Mediut pėr Gėrdecin”
» Dėrguar mė: 03/04/2010 - 13:18
Klodiana Lala

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu urdhėroi pėrmes njė telefonate, qė ish-reparti i tankeve nė Gėrdec tė kalonte nė varėsi tė ndėrmarrjes MEICO, qė drejtohej nga Ylli Pinari, njė nga tė pandehurit kryesorė nė procesin “Gėrdeci”. Njė fakt i tillė u zbulua dje nga ish-gjeneral major Shpėtim Spahiu, ish-komandant i Forcės sė Komandės sė Bashkuar. Pėrmes njė deklarate nė seancė, ish-gjenerali i akuzuar si njė nga pėrgjegjėsit kryesorė pėr tragjedinė e 15 marsit 2008, tha se “ish-reparti i tankeve nė Gėrdec kaloi nga varėsia e Komandės sė Bashkuar nė varėsi tė MEICO-s, me urdhėr tė ministrit tė Mbrojtjes”. Spahiu u shpreh se ishte vėnė nė dijeni se nė Gėrdec kishte pasur incidente mes njė nėnoficeri dhe rojeve tė firmės private, pėr shkak se municionet shkarkoheshin nė territorin e ish-repartit qė nuk ishte marrė nė pėrdorim nga firma private. Pėr kėtė ka biseduar me Ylli Pinarin, ish-kreun e MEICO-s, pėr t’i dhėnė zgjidhje situatės, nė tė kundėrt, njė batalion me ushtarė nuk do tė lejonte hyrjen e asnjė personi nė fabrikė. “Ylli Pinari mė kėrkoi kohė pėr ta zgjidhur kėtė problem. Pėr dy ditė mė telefonoi ministri i Mbrojtjes. Mė tha se ‘kam Ylli Pinarin nė zyrė dhe firmosa kalimin e ish-repartit nga varėsia e Komandės sė Bashkuar nė varėsi tė MEICO-s’. Urdhri i ministrit ka qenė nė nėntor tė 2007-ės. Tri ditė mė vonė unė i kalova pronėn e ish-repartit tė Gėrdecit, ndėrmarrjes MEICO”, - theksoi Spahiu.
Pėrplasja
Zenel Kuēana, komandanti i Detashmentit provizor ka vėnė nė dijeni ish-komandantin e FKB-sė, Shpėtim Spahiu, se nė Gėrdec kishte pasur pėrplasje mes njė nėnoficeri tė ushtrisė me rojet private tė fabrikės sė demontimit. Kėtė fakt Kuēana e bėri tė ditur edhe dje nė seancėn gjyqėsore ndaj tė akuzuarve pėr tragjedinė e Gėrdecit. Fill pas dėshmisė sė tij reagoi pėrmes njė deklarate i pandehuri Shpėtim Spahiu. “Ėshtė e vėrtetė qė mė ka telefonuar komandanti i Detashmentit provizor, Zenel Kuēana. E mbaj mend pėr shkak se kam urdhėruar qė policia ushtarake tė shkojė nė Gėrdec pėr tė analizuar njė incident mes firmės private qė punonte nė ish-repartin e tankeve nė Gėrdec dhe njė nėnoficeri. Nė bisedėn qė kam pasur me Kuēanėn mė ka thėnė se “nė Gėrdec kemi probleme”.
Marrėveshja
Ish-gjenerali deklaroi mė tej se fill pas kėtij informacioni ka takuar ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinarin, tė cilin e kishte vėnė nė dijeni pėr shqetėsimin e ngritur nga vartėsit. “Meqė nuk ishte parashikuar, ne ramė dakord me anė tė aktmarrėveshjes. Sipas kėsaj aktmarrėveshjeje, ruajtja e fabrikės i caktohej MEICO-s”, - tha Spahiu. Sa i pėrket faktit se municionet vendoseshin nė ambientet e ish-repartit por qė firma private nuk e kishte marrė nė pėrdorim, Spahiu sqaroi se “pėr MEICO-n ishte njė praktikė, qė me urdhėr tė ministrisė sė Mbrojtjes, kontenierėt me municione vendoseshin nė ambiente tė reparteve ushtarake. Veē rastit tė fabrikės sė Gėrdecit, asnjėherė MEICO nuk merrte toka me qira, pasi operonte brenda sistemit”. Ai sqaroi mė tej se gjatė bisedės me Pinarin, ky i fundit e kishte vėnė nė dijeni se nuk ishte hera e parė qė ndodhte njė gjė e tillė. “Nė rastin e fabrikės sė demontimit tė municioneve nė Gėrdec i thashė qė ēėshtja ishte ndryshe, pasi nė mes ėshtė njė firmė private. Duke parė refuzimin e tij, e vura nė dijeni se do tė urdhėroja njė togė ushtarėsh tė bllokonin hyrjen e fabrikės dhe tė mos lejonin askėnd tė futej brenda. Pinari mė kėrkoi dy ditė kohė. Pas kėtyre dy ditėve mė mori ministri i Mbrojtjes dhe mė vuri nė dijeni se kishte urdhėruar qė ish-reparti i tankeve me urdhrin e tij kishte kaluar nė varėsi tė MEICO-s”, - pėrfundoi Spahiu. Ai deklaroi se kėtė urdhėr e ka zbatuar pėr tri ditė.



ooo bert i kena bisedue kto ngjarje para nji viti




Bert fol sinqerisht ,a je adhurus i Edvinit
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė