Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Qeveria e re!!!
Deformimi i Pushtetit dhe Degradimi i Shtetit
Nė vend se Qeveria tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve dhe tė shoqėrisė kosovare, qeveritarėt e sotėm duan qė e gjithė shoqėria dhe tė gjitha institucionet e Kosovės tė jenė shėrbėtorė tė Hashim Thaēit dhe Fatmir Sejdiut.
Nga Blerim Shala mė 05.04.2010 nė ora 12:03
Riformimi i Qeverisė sė Kosovės do tė pėrshpejtojė deformimin e pushtetit tė Kosovės, degradimin e demokracisė nė Kosovė, do tė rrisė dėshpėrimin e qytetarėve tė vendit, dhe do tė thellojė procesin e dėshtimit tonė si shoqėri.
Ata qė dyshojnė nė kėto vlerėsime, do tė binden me kohė nė qėndrueshmėrinė e tyre.
Njeri prej Ministrave tė shkarkuar tė Qeverisė sė deritashme tė Kryeministrit Thaēi, tha para mediave: Nė ēdo shtet normal dhe demokratik, kur njė Ministėr ndėrrohet apo shkarkohet, duhet tė marrė arsyet e ndėrrimit a shkarkimit, sepse tė qenit Ministėr ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe publike....
Asnjeri prej Ministrave tė ndėrruar nuk e di pse mė nuk ėshtė nė Qeverinė e Kosovės.
Asnjeri prej qytetarėve tė Kosovės nuk e ka marrė vesh ende, cilat janė arsyet e vėrteta pėr kėto zhvillime nė Qeverinė e Kosovės.
Nuk ka pasur, dhe kėtė e dėshmojnė edhe ata qė u ndėrruan, njė proces tė zakonshėm tė marrjes sė vendimeve nė udhėheqėsitė e PDK-sė dhe tė LDK-sė pėr riformatizimin e Qeverisė. Ska pasur as konsulta, as bisedime, propozime dhe sugjerime nė forumet mė tė larta tė kėtyre dy partive. Asgjė.
Thjesht, tė gjithė kėta njė mbrėmje kanė qenė Ministra, e nė mėngjesin tjetėr janė shkarkuar. Pak-a-shumė si nė Natėn e Zanzibarit, me 19 nėntor, 2009.
Demokracia e Zanzibarit po sundon me Kosovėn. Nė krye me Hashim Thaēin, Kryeministrin, dhe Fatmir Sejdiun, Kryetarin e Kosovės.
PDK dhe LDK, Qeveria dhe tė gjitha institucionet e Kosovės, pushteti dhe shteti i Kosovės, janė reduktuar nė ujditė qė bėjnė Thaēi dhe Sejdiu. As mė pak dhe as mė shumė.
Ky sėshtė gjė tjetėr pos njė deformim i pushtetit nė Kosovė dhe degradim i demokracisė.
Po na thuhet, midis tjerash, qė riformatizimi i Qeverisė sė Kosovės do tė na ēojė njė hap mė afėr Paktit NATO dhe Bashkimit Evropian. Qė Qeveria e Kosovės, nė kėtė mėnyrė, do tė jetė mė stabile se kurrė. Qė do tė ketė thellim tė reformave tė gjithanshme dhe gjithėpėrfshirėse. Qė do tė ketė pėrparim tė Kosovės nė tė gjitha drejtimet. Etj.etj.
Tė gjitha kėto i kemi dėgjuar, me siguri na kujtohet tė gjithė neve, nė janarin e vitit 2008, kur edhe u bė Qeveria e Kosovės e Kryeministrit Thaēi.
Ne jemi tani mė larg BE-sė sesa kemi qenė nė janarin e vitit 2008. Popullariteti i institucioneve tė vendit ėshtė shumė mė i ulėt tani sesa nė pranverėn e vitit 2008. Gjendja ekonomike dhe sociale e kosovarėve, sot ėshtė mė e keqe se atėherė. Situata nė veri tė Kosovės ėshtė shumė mė problematike sesa nė janarin e viti 2008.
Nuk ka tregues politik, ekonomik dhe social qė i shkon pėr shtati kėsaj Qeverie, nė pranverėn e kėtij viti, kur tė krahasohet me javėt e para tė funksionimit tė saj.
Kėta tregues janė tė ditur pėr tė gjithė.
Zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės, nė gati pesė muajt e kaluar na kanė sjellė nė njė rreth pėr ēdo ditė tė lume, ia kanė harxhuar kohėn e shtrenjtė kėtij vendi dhe kėsaj shoqėrie, duke folur pėr riformimin dhe reformimin e Qeverisė sė Kosovės.
Fati i njė Ministri (cilidoqoftė ai), zuri qendrėn e interesimit tė opinionit kosovar, duke harruar dhe injoruar fatin e qytetarit tė Kosovės (cilidoqoftė ai).
Nė vend se Ministrat tė interesohen, tė brengosen dhe tė shqetėsohen pėr qytetarėt e Kosovės, u krijuan rrethanat paradoksale kur qytetarėt e Kosovės duhej tė merakoseshin se ēfarė do tė bėhet me pėrbėrjen e kėsaj Qeverie.
Nė vend se Qeveria tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve dhe tė mbarė shoqėrisė kosovare, qeveritarėt e sotėm dėshirojnė qė e gjithė shoqėria, krejt qytetarėt dhe tė gjitha institucionet e Kosovės, tė jenė shėrbėtorė tė Hashim Thaēit dhe Fatmir Sejdiut.
Nė vend se Qeveria tė preokupohet me problemet e mėdha, tė shumėfishta dhe tė gjithanshme, tė cilat bashkėrisht konfirmojnė rrezikun e dėshtimit tė kėsaj shoqėrie, kosovarėt janė detyruar tė merren me telashet e ndryshimit tė pėrbėrjes sė kėsaj Qeverie.
Rastėsisht apo qėllimisht, kjo tekembrama nuk ka rėndėsi, autoritetet e sotme institucionale po zhvendosin vėmendjen e opinionit kosovar prej problemeve tė cilat kanė lėshuar rrėnjė kėndejpari.
Ti marrim disa shembuj kėtu.
Nė ditėt kur ag e muzg merreshim me atė ēfarė do tė ndodhė me 6-7 Ministrat e Qeverisė, askush (po e pėrsėrisim: askush) nga autoritetet e Kosovės nuk u preokupua me mundėsinė qė mbi 170 mijė shqiptarė tė Kosovės qė punojnė nė Zvicėr, tė mbesin pa pensione. Thuhet qė tashmė 300 invalidė tė punės qė jetojnė nė Kosovė (e qė kanė punuar mė parė nė Zvicėr), prej 1 prillit nuk do ti marrin pensionet nga Zvicra.
Brenda natės dikush ka humbur ulėsen e Ministrit, por nė tė gdhirė tė njė dite, 300 familje kosovare janė bėrė raste sociale. Dhe askush nuk ēan kokėn pėr ta.
Nė ditėt kur kryelajmet e mediave kosovare niseshin e soseshin me emrat dhe mbiemrat e atyre qė do tė shkojnė dhe tė tjerėve qė do tė vijnė nė Qeveri, mijėra tė rinj shqiptarė tė Kosovės po kėrkojnė rrugėt legale dhe ilegale, mė pak apo mė shumė tė rrezikshme, pėrfshirė kėtu edhe ato tė pagesės sė njė pasaporte biometrike tė Serbisė, pėr tre mijė Euro, pėr tu larguar prej Kosovės, sepse ata mendojnė qė ne jemi njėqind a njė mijė hapa larg Evropės dhe perspektivės sė stabilizimit si vend.
Kujt i ka ra qė nė kėto ditė plot tension qeveritar, tė udhėtojė kah Aeroporti i Prishtinės dhe tutje, kah Peja, ka parė sėrish qė autostrada tetėkilometėrshe Fushė Kosovė Aeroport, e nisur nė shtatorin e vitit 2008, e planifikuar tė kryhet pėr 180 ditė, pėr pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė sė Kosovės, nuk ka pėrfunduar, as nė fillim tė prillit, 2010. Janė pra 19 muaj qė prej se ka nisė kjo udhė, dhe janė 13 muaj vonesė nė kryerjen e saj.
Askush prej nesh nuk beson mė qė dikush do tė pėrgjigjet pėr kėto tri dėshtimet e pėrmendura mė parė.
E pastaj, nuk ka kush qė befasohet me rritjen e dėshpėrimit nė shtetin e Kosovės.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|