Tirana aplikon viza pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės
Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės kanė reaguar pėr shkak tė aplikimit tė vizave nga ana e shtetit shqiptar.
Nė vendkalimet shqiptare, kryesisht nė Qafė Thanė, qytetarė nga Lugina e Preshevės nuk janė lejuar tė hyjnė nė territorin shqiptar, pėr shkak tė mosposedimit tė vizės hyrėse.
Autoritetet kufitare shqiptare u kanė sugjeruar qytetarėve tė Luginės sė Preshevės qė tė pajisen me viza hyrėse nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Beograd.
Muhamer A. nga Presheva i cili sot nuk ėshtė lejuar pėr tė hyrė nė kalimin kufitar Qafė Thanė ka theksuar pėr agjencinė INA se ėshtė detyruar qė tė kthehej nė shtėpi, pasi qė ėshtė refuzuar nga policia kufitare.
Mė ndaluan qė tė hyjė pėr shkak se nuk kisha vizė. Deri tani nuk kam pasur njė problem tė tillė, por ata mė njoftuan se vizat do tė vlejnė pėr tė gjithė shtetasit e Serbisė, ka theksuar Muhamer A. nga Presheva.
Edhe njė grup studentėsh nga Lugina e Preshevės kėto ditė gjithashtu janė ballafaquar me njė problem tė tillė nė pikėn e kalimit kufitar Qafė Thanė.
Komuna e Preshevės pas situatės sė krijuar ka kontaktuar Ministrinė e Jashtme nė Tiranė, e cila ka konfirmuar se do tė hiqet sė shpejti kjo masė lidhur me kėrkesėn pėr vizė hyrėse pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nė territorin shqiptar.
Qeveria dhe Ministria e Jashtme shqiptare nesėr do tė mblidhet pėr tė vendos largimin e kėsaj mase administrative aplikim pėr vizė hyrėse nė Shqipėri, vetėm pėr shqiptarėt e luginės sė Preshevės, ka bėrė tė ditur komuna e Preshevės, /INA/
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|