Titulli: Tirana aplikon viza pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės
Shqipėria heq vizat me Serbinė
TIRANE-Kur sapo ka kaluar njė muaj nga premtimi qė Ministri i Jashtėm Ilir Meta bėri nga Beogradi se do tė heqė vizat pėr serbėt qė shkelin nė Shqipėri, qeveria shqiptare e konkretizon kėtė vendim.
Sic njofton nė njė njoftim pėr shtypzry pėr shtyp e Kėshillit tė Ministrave, Qeveria miratoi sot njė shtesė nė vendim “Pėr pėrcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe tė dokumentacionit pėr hyrjen qėndrimin dhe trajtimin e tė huajve nė Republikėn e Shqipėrisė”.
Tė njėjtat burime saktėsuan se me anė tė kėtij vendimi, Ministria e Punėve tė Jashtme propozon liberalizimin e regjimit tė vizave tė qėndrimit afatshkurtėr pėr shtetasit e Serbisė. “Kjo masė do tė lehtėsojė lėvizjen edhe tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe tė gjithė shtetasve serbė me kombėsi shqiptare, tė cilėt pėr shkak tė regjimit tė vizave, qė tė hyjnė nė Shqipėri u duhet tė marrin vizė nė ambasadėn shqiptare nė Beograd”, thuhet nė vendim.
Mundėsia e heqjes sė vizave me Serbinė ėshtė premtuar fillimisht nga Ministri i Punėve tė Jashtme Ilir Meta gjatė vizitės qė nisi mė 11 Mars nė Serbi. Nė takimet e tij Meta premtoi heqjen e vizave me shtetin serb. Ne takimet me Meten, zyrtare serbe nuk shprehen asnje deklarate per heqje vizash me Shqiperine.
Ndėrkohė shteti i Serbisė aplikon pėr Shqipėrinė sistemin e vizave, ku pėr njė udhėtim nė kėtė vend duhet tė aplikosh pėr vizė nė ambasadėn serbe qe ndodhet ish-Bllokun e Vilave, nė Tiranė.
(d.b/BalkanWeb)
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|