Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-10, 16:19   #70
Idila
Larguar
 
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Keqpėrdorimi i gjuhės shqipe

Nuk dua tė pajtohem me mendimet e pesimistėve, sipas tė cilėve fatkeqėsia Shqipėrisė i vjen nga vetė shqiptarėt. Gjuha shqipe dhe vetė shqiptarėt nuk mund tė jenė as mė tė mirė, as mė tė kėqij se ky produkt qė ne sot kemi, qė vjen nga njė konvertim i njė shumėsie faktorėsh historikė, kulturorė, ekonomikė, shoqėrorė, etj. E keqja e gjuhės shqipe, nuk i erdhi nė kohėn e mungesės sė institucioneve, jo mė t'i vijė sot. Ka njė shqetėsim tė madh pėr mėnyrėn se si ne flasim shqip, se si ajo ndikohet nga gjuhėt e tjera, apo pėr mėnyrėn se si mėsohet nė shkolla. E kemi tė lehtė ta gjejmė problemin tek tjetri, por pak herė i bėjmė pyetje vetes se ē'gjė e bėn gjuhėn tonė kaq problemore nė disa raste tė caktuara. Si shumė tė tjerė besoj shumė, qė gjuha ėshtė njė element kulturologjik, identiteti. Hajdegeri thoshte se gjuha ėshtė strehėza, ku futet njeriu dhe dua tė besoj se nėse duhet tė shkojmė drejt prirjes pėr ta pėrsosur njė shqiptar, pėr ta bėrė atė me njė dimension mė demokratik, mė emancipues, kjo do tė vijė nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar me pėrvetėsimin dhe pėrsosjen e gjuhės.
Si mund ta arrijmė pėrsosjen e gjuhės?
Faktori i parė ėshtė shkolla, e cila detyrimisht luan njė rol tė rėndėsishėm nė pikėpamjen e mėsimit, pasurimit dhe respektimit tė normės gjuhėsore. Shkolla e ka pėr detyrė kėtė rol, ashtu si edhe institucionet e larta, si institutet, akademitė, shoqatat e gjuhėtarėve, shteti nė tėrėsi. Ajo pėr tė cilėn ne kemi nevojė ėshtė qė shqiptarėt tė jenė sa mė pranė shqipes. Mė mirė tė pėrdorim njė fjalė shqipe, qoftė kjo edhe dialektore, se sa njė tė huaj, sepse nė fund tė fundit dhe asaj ne i japim mundėsinė pėr tu integruar nė gjuhė. Nga ana tjetėr mendoj se shqiptarėt i ka prirė njė fat i madh. Kufijtė u hapėn dhe sot njerėzit lėvizin dhe bashkė me ta dhe idetė, strukturat. Kjo bėn qė tė mos shikojnė njėri-tjetrin si tė huaj, por si nė pasuri gjuhėsore. E rėndėsishme ėshtė tė komunikosh, t'i lėsh format tė rrjedhin natyrshėm, tė mos marrėsh pozicione krahinoriste, a thua se kjo gjuhė letrare do tė ishte mbėshtetur mbi gegėrishten do tė ishte mė fisnike se sa mbi toskėrishten. Toskėrishtja ėshtė po aq shqip sa gegėrishtja dhe gjuhėtarėt nuk duhet tė marrin pozicione tė tipit krahinorist, ashtu sikundėr ka disa tendenca pėr tė krijuar tė ashtuquajturėn gjuhė letrare "kosovarisht".
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė