Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
***
I nderuari GURI SYLAJ
Kjo ne kllapa e Sures Muhammad, Ajeti 4, eshte gabim. Ke te drejte.
Ja p.sh. si shenon ne perkthimin e Dr. Feti Mehdiut:
4. Kur tė ballafaqoheni nė luftė me pabesimtarėt, sulmoni deri sa ti dobėsoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemėrgjėrėsi nga tė lidhurit ose kėrkoni dėmshpėrblim. Ashtu veproni derisa tė mos ndalet lufta! Sikur tė donte All-llahu do tu hakmerrej atyre, por Ai dėshiron tu sprovojė njėrin me tjetrin. Ai nuk do ti prishė veprat e atyre tė cilėt flijohen nė rrugė tė All-llahut.
Mu per kete arsye e kam cekur shpesh se, sa here qe sillen Ajete nga Kur'ani per te deshmuar dicka duhet konsultuar edhe perkthimet tjera. (E kam fjalen per ne qe nuk e njohim gjuhen arabe, sidomos).
Po ne kete Ajet, nga perkthime tjera, nuk permendet mbytja nen kllapa) por e ramja, me i ra, ashtuqe te paaftesohet per rezistence eventuale...
Le ta "perkthejme" domethenien e ketij Ajeti ne kosovarēe:
Forcat serba kane sulmuar nje fshat prej se largu, me topa, me tankse...Pastaj vijne paramilitaret... Nese i zeme ata, cfare do te benim? Sigurisht qe, ne rremuje e siper, me se shpeshti do t'i mbysnim/vrisnim... Por, me e drejte do te keshte qene sikur t'i kapnim, t'i paaftesonim, t'i lidhnim e pastaj ose t'i shkembejme me te zenet tane, te kerkojme ndonje demshperblim tjeter ose edhe, pse jo, t'i falim...
*
Por, mos ta harrojme edhe nje gje. Kur'ani i pare i perkthyer ne gjuhen shqipe (komplet, sepse pjese-pjese ka pasur edhe me heret) ka qene pikerisht ky, per te cilin po bejme fjale. Prandaj, me gjithe mangesite e shumta, edhe ky perkthim ka kryer shume pune te dobishme...dhe i kryen edhe sot. Keshtuqe i kisha apeluar te gjitheve qe duan te kycen ne teme te flasin me argumente si dhe t'i kene parasysh keto qe i thash.
Njese, nese i analizojme gjerat, ashtu sic veprojme ne shqiptaret, punet e kryejme kryesisht shkel e shko per cfaredoqofte fjala: ne dac ne perkthime, ne dac ne politike, ne dac ne arsimim etj etj. Pra, as ky rast nuk ben perjashtim.
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga 4peace : 24-04-10 nė 16:02
|