Sundimi duhet tė jetė nė tė mirė tė tė gjithė njerėzve
Mėnyra jote e tė vepruarit duhet tė jetė ajo, qė ėshtė e barabartė ndaj tė gjithėve, mė gjithėpėrfshirė se nė drejtėsi dhe gjithnjė nė tė mirė tė popullit. Pakėnaqėsia nė mesin e njerėzve tė thjeshtė e pėrkeqėson gjendjen, ndonse paria mund tė jetė e kėnaqur. Nė anėn tjetėr, pakėnaqėsia e disa personave nga tė parėt e vendit mund tė arsyetohet, pėrderisa populli i thjeshtė ėshtė i kėnaqur me gjendjen. Nė mesin e njerėzve, ska ngarkesė mė tė madhe pėr njė prijės gjatė paqes, njerėz mė tė padobishėm gjatė konflikteve, mė tė pakėnaqur nga barazia, mė tė dyfytyrshėm nė tė kėrkuarin e favoreve, mė pak mirėnjohės ndaj bujarisė, mė pak tė kėnaqur me arsyetimet e tua gjatė mosdhėnies dhe mė tė paqėndrueshėm gjatė trazirave sesa pjesėtarėt e parisė. Dije se njerėzit e thjeshtė janė shtylla e fesė, fuqia e muslimanėve dhe mbrojtja e tyre kundėr armikut. Andaj kujdesu pėr punėt e tyre dhe ji miqėsor me ta!
Njeriu mė i lig nė mesin e atyre qė i sundon dhe mė i largėti prej teje, duhet tė jetė ai, i cili i gjurmon mangėsitė e njerėzve tė tjerė. Tė gjithė njerėzit kanė mangėsi dhe prijėsi i tyre ėshtė ai qė duhet ti mbulojė ato. Mos i pėrhap mangėsitė dhe gabimet e tyre tė fshehta sepse detyra jote ėshtė ta korigjosh atė qė ėshtė e hapur. Lėre nė duart e Zotit atė, qė ėshtė e fshehur prej teje!
Mbuloi mangėsitė e tyre, aq sa mundesh dhe Zoti do ti mbulojė ato mangėsi tuajat, tė cilat do tė doje tė mbeteshin tė pazbuluara. Zgjidhe ēdo nyje urrejtjeje mes njerėzve dhe parandaloi armiqėsitė e mundshme mes tyre. Nė ēėshtjet qė mbahen fshehur prej teje, bėhu sikur nuk di gjė! Mos u ngut pėr ti pėrkrahur fjalėt e thashethemexhinjė ve nė lidhje me njerėzit, sepse ndonse mund tė duken si kėshilltarė tė sinqertė, kėta njerėz janė gjithnjė mashtrues.
Nė lidhje me kėshilltarėt
Mos u kėshillo me njė koprrac, qė stė lė tė jesh bujar dhe qė tė tremb gjithė kohės nga varfėria. Mos u kėshillo as me ndonjė frikacak, qė tė bėn pėrherė tė ndihesh i dobėt dhe as me ndonjė lakmitar, qė bėn tė tė duket e bukur mbledhja e pasurisė. Ndonse koprracia, paburrėria dhe lakmia janė tre vese tė ndryshme, tė gjitha burojnė nga mosnjohja e mjaftueshme e Zotit.
Kėshilltari mė i keq pėr ty ėshtė ai, i cili ka qenė kėshilltar i prijėsve tė ligė para teje dhe qė ka marrė pjesė nė mėkatet e tyre. Njerėzit e tillė sduhet tė jenė ndėr kėshilltarėt e tu, sepse ata janė bashkėveprues tė mėkatarėve dhe vėllezėr tė shtypėsve. Nė vend tė tyre, mund tė gjesh tė tjerė, qė janė tė aftė dhe me ndikim si kėta tė parėt, por qė kurrė si kanė ndihmuar shtypėsit dhe as mėkatarėt nė mėkatet e tyre. Tė tillėt, mė sė paku tė hapin telashe dhe tė pėrkrahin mė sė shumti. Ata gjithmonė do tė jenė tė kujdesshėm pėr ty dhe indiferentė ndaj tė tjerėve. Andaj, bėji kėta njerėz miqtė e tu mė tė afėrt, qoftė nė publik, qoftė nė jetėn private.
Pėr ty, mė i miri prej tyre ėshtė ai qė ti thotė hapur tė vėrtetat dhe qė stė pėrkrah nė vepra tė tilla, tė cilat Zoti nuk ua lejon miqve tė Tij, ndonse ti mund tė dėshirosh tė veprosh nė atė mėnyrė. Shoqėrohu me njerėz tė sinqertė, qė i druhen Zotit! Pastaj mėsoji mos tė tė lėvdojnė pėr veprat qė si ke bėrė, sepse teprimi nė lėvdata krijon krenari dhe tė ēon drejt mendjemadhėsisė .
Tė virtytshmit dhe tė ligėt sduhet tė jenė tė barabartė nė sytė e tu, sepse kjo do tė shkaktonte largim tė tė virtytshmive nga virtytet dhe vazhdim tė tė ligėve nė tė liga. Gjithkė mbaje nė pozitėn qė e meriton! Dije se gjėja mė e dobishme pėr tė lėnė pėrshtypje tė mirė tek populli, ėshtė tė sillesh butė me ta, tua lehtėsosh vuajtjet dhe tė mos u sjellėsh telashe tė padurueshme. Duhet tė lėsh pėrshtypje tė mirė tek njerėzit, sepse mendimi i tyre i mirė pėr ty, ka pėr tė tė shpėtuar nga shumė probleme. Ki besim tek njerėzit, qė u ke bėrė mirė dhe qė i ke sprovuar nė vėshtirėsi dhe ruaju nga njerėzit, tė cilėve u ke bėrė keq!
Mos i ndrysho ato tradita, qė tė parėt e popullit i kanė ndjekur dhe qė kanė mundėsuar njė unitet mes njerėzve e njė pėrparim tė tyre. Mos krijo risi duke i shkatėrruar kėto tradita tė mėparshme, sepse atėherė, shpėrblimi i atyre qė i kanė nisur do tė vazhdojė por dėnimi pėr prishjen e tyre do ttė mbetet ty mbi supe. Gjithnjė bisedo me dijetarėt dhe kėshillohu me tė urtit, qė tė mund ti pėrmirėsosh vendet nėn sundimin tėnd dhe tė vazhdosh nė atė vijė, nė tė cilėn paraardhėsit e tu kanė qenė tė vendosur.
Klasat e ndryshme tė njerėzve
Dije se populli pėrbėhet nga klasa tė ndryshme, tė cilat mund tė pėrparojnė vetėm me ndihmėn e njėra-tjetrės. Ndėr to ėshtė ushtria e Zotit, pastaj nėpunėsit, gjykatėsit dhe paguesit e tatimit pėr kokė (xhizje) e tė tatimit tė tokės (haraxh) nga mesi i jobesimtarėve tė mbrojtur nga Islami. Pastaj janė muslimanėt e thjeshtė, tregtarėt dhe zejtarėt dhe klasa mė e ulėt e tė varfėrve dhe nevojtarėve. Zoti e ka caktuar hisen e secilit grup dhe i ka vendosur nė Librin e Tij dhe nė Traditėn e Profetit, rregullat dhe kufizimet nė lidhje me secilin prej tyre.
Me vullnetin e Zotit, ushtria ėshtė kėshtjella mbrojtėse e popullit, stolia e sunduesit, fuqia e fesė dhe mjeti pėr tė siguruar paqen. Populli nuk mund tė ekzistojė pa tė dhe nė anėn tjetėr, ushtria mund tė mirėmbahet vetėm me pjesėn e tatimeve qė ėshtė e caktuar pėr tė dhe qė i mundėson tė luftojė kundėr armikut, tė pėrparojė gjithė mė tepėr dhe ti pėrmbushė nevojat e veta. Kėto dy grupe (ushtria dhe populli i thjeshtė) nuk mund tė ekzistojnė pa njė grup tė tretė, qė pėrbėhet nga gjykatėsit, zyrtarėt dhe nėpunėsit e kategorive tė ndryshme, qė merren me mbledhjen e tatimeve, e ruajnė rendin dhe e sigurojnė paqen mes grupeve tė ndryshme tė shoqėrisė.
Dhe tė gjithė kėto grupe nuk mund tė ekzistojnė pa tregtarėt dhe zejtarėt, tė cilėt i sigurojnė gjėrat e nevojshme pėr ta, krijojnė tregje dhe u mundėsojnė njerėzve, tė mos merren vetė me sigurimin e gjėrave tė nevojshme pėr jetesė. Mė nė fund ėshtė klasa mė e ulėt, e pėrbėrė nga tė varfėrit dhe nevojtarėt, pėrkrahja dhe ndihma ndaj tė cilėve ėshtė njė detyrim sepse tė gjithė kanė hise nė begatitė e Zotit. Secili grup ka tė drejta mbi prijėsin, nė varėsi prej nevojave tė veta. Njė prijės nuk mund ti pėrmbushė detyrimet ndaj tyre, veēse me ndihmėn e Zotit dhe duke e stėrvitur veten gjithė kohės, pėr ti qėndruar besnik tė drejtės dhe pėr tė duruar ēdo vėshtirėsi.