1. Ushtria
Nė krye tė trupave vendos njė njeri, i cili nė syrin tėnd, ėshtė mė besniku ndaj Zotit, Profetit tė Tij dhe Imamit tėnd. Mė i sinqerti prej tyre dhe mė i dobishmi ėshtė ai, i cili nuk zemėrohet kollaj, i pranon arsyetimet, ėshtė i butė me tė dobėtit dhe i ashpėr kundėr tė fuqishmive. Dhuna nuk duhet ta shqetėsojė dhe dobėsia nuk duhet ta lėrė tė pashpresė. Pėr tė gjetur njerėz tė tillė, kėrko nė familje tė virtytshme dhe fisnike, qė kanė vlera dhe traditė dhe qė janė tė famshme pėr guxim e pėr bujari. Kėta njerėz janė burimet e nderit dhe tė virtytit. Kur tė gjesh njerėz tė tillė, kujdesu pėr punėt e tyre siē kujdeset njė prind pėr punėt e fėmijės sė tij. Mos tė tė duket e tepėrt asgjė qė bėn pėr ta dhe mos e shih si tė parėndėsishėm ndonjė shėrbim qė ua kryen, ndonse mund tė jetė shumė i vogėl, sepse kjo gjė do tė krijojė njė pėrshtypje tė mirė tek ta. Mos i lėr pas dore punėt e vogla tė tyre duke u arsyetuar se merresh me punė tė rėndėsishme sepse shumė shpesh, shėrbimet e vogla sjellin rezultate tė mėdha.
Mė tė respektuarit nė mesin e komandantėve tė tu, duhet tė jenė ata, tė cilėt janė bujarė ndaj ushtarėve tė vet dhe i pėrmbushin nevojat e familjeve tė tyre, qė mbesin pas. Nė fund tė fundit, gjėja e vetme qė duhet ta mendojnė ushtarėt ėshtė lufta me armikun. Nėse i mbron ata dhe sillesh me mėshirė ndaj tyre, do tua fitosh zemrat lehtėsisht. Mė e bukura pėr njė sundues ėshtė kur nė vendin e tij mbisundon drejtėsia dhe kur populli e do atė. Kjo nuk do tė ndodhė nėse populli se ka zemrėn tė pastėr nga dyshimet dhe nga ankesat kundėr teje. Besnikėria dhe dashuria e tyre do tė vėrtetohet kur ata tė mblidhen rreth teje pėr ta pėrkrahur qeverisjen tėnde dhe kur tė mos e shohin si njė ngarkesė detyrimin ndaj shtetit e tė mos e dėshirojnė fshehurazi shkatėrrimin e tij. Andaj plotėsoji kėrkesat e popullit, aq sa mundesh dhe lėvdoi ata pėr punėt e mira, qė i kanė bėrė, sepse pėrmendja e bėmave tė mira, i kėnaq guximtarėt dhe u jep kurajo atyre, qė kanė mbetur pas nė veprime.
Vlerėsoi bėmat e secilit prej tyre, mos ia mvesh dikujt bėmat e njė tjetri dhe mos i shpėrble mė pak se ēmeritojnė. Pozita e lartė e dikujt, nuk duhet tė tė bėjė ti tregosh si tė mėdha veprat e tija tė pakta dhe as pozita e ulėt e njė njeriu, sduhet ti bėjė veprat e tija tė tė duken pak.
Nė ēėshtjet qė tė mėrzisin, drejtoju Zotit dhe Profetit tė Tij, sepse njerėzve qė ka dėshirė ti udhėzojė, Zoti u thotė:
O ju qė besoni! Bindjuni Zotit dhe Profetit tė Tij dhe atyre, qė u jepet autoritet nga mesi juaj! Dhe pastaj, sikur tė grindeni mes veti pėr diēka, drejtojuni Zotit dhe Profetit, nėse vėrtet besoni nė Zotin dhe nė Ditėn e Fundit... Kuran 4:59
Ti drejtohesh Zotit, do tė thotė tė sillesh sipas asaj, qė ėshtė thėnė qartė nė Librin e Tij, kurse ti drejtohesh Profetit, do tė thotė ta ndjekėsh Traditėn (Sunnetin) e tij tė pranuar gjėrėsisht, pėr tė cilėn nuk ka dallime mes njerėzve.
2. Gjykatėsit
Pėr ti zgjidhur mosmarrėveshjet mes njerėzve, duhet ti zgjedhėsh ata, qė janė mė tė dalluarit e popullit. Rastet e ndryshme nuk duhet tua tollovisin mendjen, diskutimet sduhet ti zemėrojnė, nuk duhet tė kėmbėngulin nė njė gjė tė gabuar dhe duhet ta pranojnė tė vėrtetėn, kur tė pėrballen me tė. Ata sduhet tė jenė njerėz lakmitarė dhe sduhet tė kėnaqen kurrė me njė hulumtim sipėrfaqėsor tė ēėshtjes, pa u thelluar nė tė. Ata duhet gjithnjė tė jenė tė gatshėm pėr tu ndalur mė gjatė mbi pikėt e dyshimta, duhet tu japin rėndėsi argumenteve, tė mos zemėrohen gjatė zėnkave tė palėve, tė jenė tė durueshėm gjatė hulumtimit dhe sypatrembur gjatė sjelljes sė vendimeve. Lėvdatat nuk duhet ti bėjnė mendjemėdhenj dhe fjalėt e bukura sduhet tua prishin paanėsinė. Tė paktė janė njerėzit e tillė.
Kohė pas kohe kontrolloi vendimet e tyre dhe jepu njė pagė tė tillė, qė tė mos u mbetet asnjė arsyetim pėr tė qenė tė pandershėm dhe asnjė nevojė, pėr tė shkuar tek tė tjerėt pėr ndihmė. Jepu atyre njė prestigj dhe njė pozitė aq tė lartė, sa tė mos mund asnjėri nga paria ose nga zyrtarėt e shtetit ti marrė nėn kontroll ose ti dėmtojė. Duhet tė jesh shumė i kujdesshėm nė kėtė ēėshtje, sepse nė tė kaluarėn, kjo fe ka qenė e burgosur nė duart e njerėzve tė ligė, qė vepronin sipas ndjenjave dhe e kėrkonin pasurinė e kėsaj bote.
3. Zyrtarėt e shtetit
Pas kėsaj, ki kujdes pėr punėt e zyrtarėve. Vendosi ata nė pozita, vetėm pasi ti kesh sprovuar mė parė dhe mos e favorizo askėnd, sepse kjo krijon padrejtėsi ndaj tyre dhe pabarazi. Prej tyre, zgjidhi ata qė janė modestė e qė kanė pėrvojė dhe tė tillė qė burojnė nga familje tė ndershme e qė kanė qenė muslimanė mė parė, sepse kėta njerėz kanė njė moral tė bukur dhe nuk e njollosin nderin e tyre. Ata sjanė lakmitarė dhe pėrherė pėrqėndrohen nė zgjidhjen e problemeve.
Jepu atyre njė pagė tė mirė, sepse kjo u mundėson njė mbijetesė tė rehatshme dhe nuk i bėn ti lakmojnė pasuritė, qė i kanė nėn pėrgjegjėsi. Pėrveē kėsaj, kjo do tė ishte njė argument i fortė kundėr tyre, nėse ata pėrpiqen tė mos u binden urdhrave tė tu. Duhet ta kontrollosh punėn e tyre dhe tė kesh njerėz besnikė e tė sinqertė, qė do tė raportojnė nė lidhje me ta. Vėzhgimi i punės sė tyre nga ana jote, do ti bėjė tė jenė besnikė ndaj detyrės dhe tė sjellshėm ndaj popullit. Ji i kujdesshėm me zyrtarėt e korruptuar! Nėse ndonjėri prej tyre e keqpėrdor detyrėn dhe burimet e tua e vėrtetojnė kėtė gjė, atėherė kjo ėshtė njė dėshmi e mjaftueshme. Atė duhet ta dėnosh dhe ta bėsh ta rikthejė gjithė atė pasuri, qė e ka mbledhur padrejtėsisht. Duhet ta poshtėrsosh, ta shpallėsh hapur abuzimin e tij dhe ta bėsh ta mbathė mbi vete turpin e krimit, qė e ka kryer.
4. Administrimi i tatimeve
Ji i kujdesshėm pėr punėn e tatimeve dhe pėr mirėqenien e atyre qė i paguajnė kėto tatime, sepse nė mirėqenien e tyre fshihet mirėqenia e tė tjerėve. Tė tjerėt nuk mund tė pėrparojnė pa ata sepse tė gjithė janė tė varur nga tatimet e tyre. Megjithatė, duhet mė shumė kujdes ti kushtosh kultivimit tė tokės sesa mbledhjes sė tatimeve, sepse nuk mund tė mbledhėsh tatime kur tė korrat skanė qenė tė bollshme. Dije se ai sundues qė kėrkon tatime kur tė korrat janė tė pakta, e shkatėrron vendin e tij dhe u sjell vetėm vdekje njerėzve. Sundimi i tij ska pėr tė qenė i gjatė.
Nėse njerėzit ankohen nga lartėsia e tatimeve, nga sėmundjet, nga thatėsira ose nga vėrshimet, ti duhet ta ulėsh tatimin, nė njė nivel qė do tė mund ta pėrmirėsojė gjendjen e tyre. Ulja e tatimit nuk duhet tė jetė diēka e urryer nga ana jote sepse kjo ulje do tė pasqyrohet nė pėrparimin e vendit tėnd dhe do ti bėjė tė kėnaqur e tė lumtur njerėzit. Falė kėsaj, ti mund ti besosh fuqisė sė tyre dhe tė presėsh pėrkrahje nga ata. Mund tė vijė dita e tė ndryshojė gjendja dhe ti tė jesh i detyruar pėr tu kėrkuar ndihmė. Ata me kėnaqėsi do ti marrin pėrsipėr detyrimet e tyre sepse begatia ėshtė e aftė tė mbajė mbi shpinė, gjithēka qė i ngarkohet. Njė shtet shkatėrrohet nga varfėria e popullit dhe varfėria e popullit shfaqet atėherė, kur zyrtarėt pėrpiqen gjithė kohės pėr tė mbledhur sa mė shumė pasuri. Ata nuk marrin mėsim nga historia e popujve tė lashtė dhe nuk janė tė kujdesshėm ndaj urdhrave tė Zotit.