Mbi sjelljet dhe veprimet e njė sunduesi
Mos e mbaj veten larg njerėzve pėr shumė gjatė, sepse fshehja e prijėsit nga populli, e bėn atė mendjengushtė dhe tė panjohur me punėt e tyre. Nėse rri fshehur prej njerėzve, do tė mbetesh i painformuar dhe pastaj, gjėrat e vogla do ttė duken tė mėdha dhe gjėrat e mėdha do ttė duken tė vogla. E mira do tė duket e ligė dhe e liga si e mirė dhe mė nė fund, e vėrteta do tė pėrzihet me gėnjeshtrėn. Nė fund tė fundit, edhe prijėsi ėshtė njė njeri si tė tjerėt dhe nuk mund ta dijė gjendjen e popullit nėse qėndron larg tyre. E vėrteta nuk ka njė shenjė nė ballė qė tė mund tė dallohet lehtėsisht nga gėnjeshtra.
Tekefundit, ka dy mundėsi pėr ty. E para ėshtė tė jesh njė prijės i drejtė dhe bujar ndaj popullit. Atėherė pėrse tė fshihesh, kur i ke pėrmbushur detyrimet e tua? E dyta, ėshtė tė jesh njė prijės koprrac dhe mendjengushtė . Nė kėtė rast, populli do tė jetė i pashpresė edhe sikur tė mos fshihesh dhe ska pėr tė kėrkuar asgjė prej teje. Megjithatė, dije se pjesa mė e madhe e kėrkesave tė popullit nuk ka tė bėjė me pasurinė tėnde dhe ėshtė nė lidhje me keqtrajtimet nė ēėshtjet e drejtėsisė.
Pastaj mbaje mend se prijėsit kanė njerėz tė afėrt, tė cilėt kanė leje pėr tė hyrė e pėr tė dalė pranė tyre por shumė shpesh, tė tillėt veprojnė sipas dėshirave tė veta, e keqpėrdorin pozitėn qė kanė dhe u bėjnė padrejtėsi tė tjerėve. Shkatėrroje tė ligėn mes njerėzve, duke ia tharrė rrėnjėt kėsaj pune. Mos u dhuro tokė tė afėrmve tuaj! Mos u lejo qė ta shfrytėzojnė afėrsinė me ty, pėr tė marrė mė tepėr se ēu takon nga uji dhe mos u lejo tė bėjnė marrėveshje nė dėm tė fqinjeve tė tyre, vetėm sepse janė tė afėrmit e tu. Dobia dhe rehatia e kėsaj puna do tu takojė atyre, kurse ty do ttė mbetet dėnimi pėr tė, nė kėtė botė dhe nė tjetrėn.
Gjithkujt jepja tė drejtėn e tij, qoftė pranė teje ose larg. Nė kėtė ēėshtje, ki durim dhe ji i kujdesshėm, edhe sikur tė afėrmit e tu tė humbasin diēka pėr hir tė drejtėsisė. Kjo punė mund tė tė vijė e vėshtirė, por ėshtė i madh shpėrblimi i saj.
Nėse njerėzit mendojnė se u ke bėrė padrejtėsi, dil para tyre dhe shpėtoje veten tėnda nga kėto fajėsime, duke i arsyetuar veprimet e tua. Pėrveē se do ta shtypė krenarinė tėnde, kjo gjė do tė jetė njė shenjė e butėsisė tėnde ndaj popullit. Duke i arsyetuar veprimet e tua, ti do tia arrish qėllimit tėnd dhe nė tė njejtėn kohė, do ta mbash popullin nė rrugė tė drejtė.
Kurrė mos e refuzo paqen, drejt tė cilės tė fton armiku dhe nė tė cilėn fshihet kėnaqėsia e Zotit, sepse paqja i jep njė mundėsi pushimi ushtrisė, tė shpėton nga telashet dhe e bėn tė sigurt vendin tėnd. Por pasi tė kesh vendosur paqe, ji gjithnjė i kujdesshėm ndaj armikut sepse shumė shpesh, armiku pret rast tė volitshėm pėr tė tė zėnė nė befasi. Andaj gjithnjė merri masat e duhura pėr tė parandaluar njė gjė tė tillė!
Kur tė bėsh njė marrėveshje me armikun ose ta marrėsh nėn mbrojtjen tėnde, ji besnik ndaj marrėveshjes dhe nderoje atė deri nė fund. Bėje veten tėnde njė mburojė pėr betimet e tua dhe pėr marrėveshjet, qė i ke bėrė sepse edhe pėrkundėr ndarjeve dhe dallimeve tė tyre, nuk ka asgjė qė e bashkon mė sė shumti popullin, sesa respektimi i marrėveshjeve dhe mbajtja e premtimeve. Jo vetėm muslimanėt, por edhe jobesimtarėt i kanė respektuar marrėveshjet e tyre, sepse i kanė kuptuar rreziqet qė u kanosen, po si respektuan. Andaj mbaje premtimin, respektoji marrėveshjet dhe mos e mashtro armikun tėnd sepse askush tjetėr, pėrveē injorantėve, nuk pėrpiqet tė bėjė njė veprim tė tillė kundėr Zotit. Zoti i ka bėrė marrėveshjet dhe premtimet, shenja tė paqes dhe sigurisė, tė cilat i pėrhap nė mesin e krijesave me mėshirėn e Tij, qė tė mund tė qėndrojnė tė mbrojtur nga Zoti dhe tė pėrfitojnė nga afėrsia me Tė. Andaj, nuk ėshtė i lejuar mashtrimi nė marrėveshje dhe prishja e saj. Mos bėj njė marrėveshje qė mund tė prishet lehtė me arsyetime tė ndryshme. Pasi tė jetė vulosur marrėveshja, mos e ndrysho kuptimin e saj duke i shfrytėzuar fjalėt e dykuptimta. Nėse njė marrėveshje, qė ke bėrė, tė sjell vėshtirėsi, mos kėrko ta prishėsh atė pa patur ndonjė arsyetim tė mirėfilltė, sepse tė bėsh durim pėrballė vėshtirėsive, tė cilat mund tė sjellin rehati njė ditė, ėshtė mė mirė se njė prishje e marrėveshjes, pasojat e tė cilės mund tė jenė tė frikshme dhe pėr tė cilėn do tė duhet Zotit ti japėsh llogari. Pėr njė marrėveshje tė prishur pa arsye, smund tė gjesh falje as nė kėtė botė as nė tjetrėn.
Duhet ti shmangesh gjakderdhjes pa patur njė arsyetim tė fortė, sepse asgjė nuk shkakton dėnim mė tė shpejtė nga Zoti, nuk ka pasoja mė tė liga pėr njerėzit dhe nuk ėshtė mė me ndikim nė shkatėrrimin e gjendjes sė njė vendi, sa gjakderdhja e padrejtė. Nė Ditėn e Gjykimit, Zoti i Madhėruar, do tė fillojė pikėrisht me gjykimin e gjakderdhjeve tė shkaktuara nga njerėzit. Andaj, mos u mundo ta forcosh pushtetin tėnd me gjakderdhje sepse kjo vetėm do ta dobėsojė atė mė shumė dhe do ta shkatėrrojė njė ditė. Nuk mund ta arsyetosh para meje ose para Zotit vrasjen e qėllimshme tė njė njeriu sepse dėnimi i kėsaj gjėje, sėshtė veēse vdekja. Nėse e vret dikė pa dashur dhe nėse kamxhiku, shpata ose dora jote i kalojnė kufijtė nė tė dėnuar dhe pa dashur, i shkaktojnė vdekje dikujt, paguaja familjarėve tė tij dėmshpėrblimin e nevojshėm dhe mos lejo qė fuqia dhe autoriteti qė ke, tė tė pengojė nga njė gjė e tillė.
Qėndro larg vetėpėlqimit, mos u mbėshtet nė gjėrat qė tė bėjnė krenar me veten tėnde dhe mos i duaj lėvdatat e tepėrme, sepse kjo ėshtė mundėsia, tė cilėn e kėrkon Djalli, pėr tua shkatėrruar virtytet njerėzve tė virtytshėm.
Mos ua pėrmend njerėzve tė mirat qė i ke bėrė pėr ta dhe mos i bėj veprimet e tua tė duken mė tė mėdha nga ējanė nė tė vėrtetė, qė tė mund ta lėvdosh vetveten. Kur tė premtosh, mbaje premtimin! Dije se kur ia pėrmend dikujt tė mirat qė ia ke bėrė, e shkatėrron virtytin brenda teje dhe kur lėvdohesh pėr veprat e tua, e largon dritėn e tė vėrtetės. Zoti i Madhėruar thotė:
Gjėja mė e urryer pėr Zotin ėshtė kur e thoni atė qė se keni bėrė...Kuran 61:3
Mos u ngut pėr ti kryer punėt, tė cilėve su ka ardhur koha akoma! Por mos ji i plogėsht kur tė vijė koha pėr ti kryer! Mos kėmbėngul nė gjėra, pėr tė cilat sje i sigurt dhe mos hezito nė gjėrat, pėr tė cilat je i bindur tashmė!
Mos e ndaj pėr vete, atė qė u takon tė gjithėve dhe mos ji panjohur me gjėrat, qė gjithkush i di, me arsyetimin se ke punė tė tjera pėr tė menduar. Dije se shumė shpejt, perdeja e tė fshehtės do tė ngrihet dhe e drejta e tė shtypurve do tė kėrkohet prej teje. Munde zemėrimin tėnd dhe ji i pėrmbajtur, nė fuqinė e dorės tėnde dhe nė mprehtėsinė e gjuhės. Qė tė mund tė qetėsohesh dhe tė vendosėsh drejt, mos u ngut nė vendime dhe prit derisa tė tė hiqet zemėrimi. Dije se nuk i bėn dot gjithė kėto, pėrderisa nuk e mban mend gjithnjė se do tė kthehesh tek Zoti yt.
Duhet ti kujtosh qeverisjet qė erdhėn para teje, ligjet e kaluara, traditat e mbetura nga Profeti (paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) dhe urdhrat e shprehur nė Librin e Zotit, qė tė mund tė marrėsh mėsim. Pastaj duhet ti ndjekėsh ato e tė veprosh ashtu si na ke parė neve tė veprojmė dhe tė pėrpiqesh pėr ti plotėsuar gjėrat, qė ti kam shkruar nė kėtė letėr, me tė cilėn unė ti kam mėsuar sendet e nevojshme dhe e kam kryer detyrėn time. Nėse edhe pas kėsaj, mendja dhe zemra jote vrapon pas dėshirave, atėherė sdo tė kesh arsyetime pėrpara Zotit.
I lutem Zotit qė me mėshirėn dhe me fuqinė e Tij tė pafundme, tė na mundėsojė tė arsyetohemi para Tij e para popullit, nė njė mėnyrė qė do ta kėnaqė Atė dhe do ti fitojė lėvdatat e njerėzve, me njė gjendje sa mė tė mirė tė vendit dhe njė pėrparim sa mė tė madh tė tij. I lutem Zotit, qė tė na mundėsojė tė dyve tė vdesim si dėshmorė! Vėrtet tek Ai ėshtė kthimi ynė...
Paqja qoftė mbi tė Dėrguarin e Zotit dhe mbi familjen e tij tė dėlirė!