Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
Dėnohet intervenimi i policisė kundėr Vetėvendosjes
Kėshilli kundėr Procesit Gjyqėsor ndaj Albin Kurtit ka dėnuar intervenimin e policisė sė Kosovės, nė pėrpjekje pėr tė arrestuar Kurtin, gjatė pėrfundimit tė ceremonisė sė varrimit tė veprimtarit tė shquar pėr lirinė kombėtare Ali Aliut. Intervenimi i policisė, sipas kėtij kėshilli, ishte krejtėsisht i dėshtuar nė aspektin profesional, i pamenduar pėr aspektin politik dhe nė kundėrshtim me traditėn dhe moralin e popullit shqiptar.
Situata e krijuar rreth procesit gjyqėsor ndaj z.Kurti ėshtė duke e vėnė tėrė sistemin e drejtėsisė nė Kosovė nė njė situatė absurde. Kjo po ndodh pėr shkak se vet ky proces ėshtė absurd, duke qenė se ka premisa politike, thuhet mė tej nė reagim.
UNMIKU nė vitin 2007 dhe sistemi i drejtėsisė tė cilin ai e drejtonte, nė vend se tė merreshin me vrasėsit e dy demonstruesve paqėsorė dhe me plagosjen e afro 80 tė tjerėve qė u shkaktuan nga vetė policia e UNMIK-ut gjatė demonstratės sė 10 shkurtit 2007, nė mėnyrė selektive filloi njė proces gjyqėsor ndaj z. Kurti, konstatohet nė reagimin e kėtij kėshilli.
EULEX-i, siē thuhet mė tej, duke pasur tėrė mundėsitė qė rastin ta mbyllte, dhe tė fillonte njė hetim gjithėpėrfshirės pėr ngjarjet e 10 shkurtit 2007, e rihapi rastin ndaj z. Kurti, duke shkaktuar njė indinjatė tė madhe nė tėrė opinionin publik nė Kosovė dhe mė gjerė.
Tė bindur nė qėndrimin tonė se ky proces gjyqėsor ka premisa tė njė procesi politik dhe si i tillė po e dėmton demokracisė dhe tė drejtave tė njeriut nė Kosovė, si dhe duke marrė parasysh konsensusin e gjerė nė Kosovė dhe nė pėrgjithėsi nė shoqėrinė shqiptare pėr nevojėn e mbylljes urgjente tė kėtij rasti, gjė tė cilėn e ka dėshmuar edhe peticioni i organizuar nė nivel shtetėror dhe kombėtar, ne kėrkojmė qė prokurori i rastit ti tėrheq akuzat e mbetura ndaj z.Kurti dhe kėshtu ta pėrfundojė kėtė maskaradė gjyqėsore, politike dhe tanimė edhe policore, pėrfundon reagimi. /Telegrafi/
|