Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Skenderbeu Ne Burimet Osmane
5.Dursun Beg,*
Ka jetuar gjatė sundimit tė Mehmetit II. Vepra e tij titullohet “Tarihi ebul Feth” (Historia e Babait tė pushtimeve) e botuar nga Mehmet Arif, Istambull, 1914.
Nė faqe 123, ai thotė: “...Nga njė anė tjetėr popullsia mosmirėnjohėse shqiptare u hodh vende-vende nė kryengritje dhe guxoi tė hynte nė luftė, e udhėhequr nga kryeneqi Iskender. Pastaj vazhdon duke thėnė se shqiptarėt gjithmonė janė shkelmuar prej potkonjėve tė kuajve tė kalorsisė perandorake.
Faqe 132, “Mbasi sulltani u hakmuar kundėr frengjėve dhe hungarezėve, u preokupua tė zhdukte nga rrėnjėt shqiptarėt mosmirėnjohės tė udhėhequr nga arrnauti Iskender...” Por ata zunė shtigjet e maleve dhe tė luginave tė rrezikshme. Nga qė ishin tepėr tė kėqinjė, ata rezistuan me kokėfortėsi dhe me tėrbim tė madh...”
Faqe 135. Ata qė e kanė parė vendin e shqiptarėve e kanė ndjerė fortė ashpėrsinė e ati vendi... Ndėrsa pėr ata qė nuk e kanė parė, mjafton qė tė dinė se nė atė vend plotė rrebelė, me shtigje tė fshehta dhe gryka hyrjeje e daljeje tė vėshtira pėr tu kaluar, nuk ka mundur tė depėrtojė si qė thonė as Aleksandri i Madh.
Faqe 136, Arrnauti, Iskender tradhtari i cili qysh si fėmi ishte rritur nė pallatin mbretėror, iku dhe pėlqeu rrugėn e kryengritėsit. Ai shkoi dhe u tha shqiptarėve, “unė jam djali i sundimtarit tuaj....
Pra ky ėshtė edhe njė kundėr-argument pėr ata qė thonė se Skėnderbeu ishte me origjinė sllave. Kjo qė pėrmendėm ėshtė e shkruar nga penda e kundėrshtarit tė Skėnderbeut, dhe ai nuk thotė serbi, bullgari, sllavomaqedoni, por thotė “Arnauti, Iskender tradhētari”. Dhe emri Arnaut pėrdorej nga turqit vetėm pėr shqiptarėt, e qė rrjedh nga emri arbėr. Pra grekėt nga Arbėr- Arvanitis, serbėt nga Arbėr-Arbanas dhe osmanėt nga Arbėr-Arnavut.
6.Idris Bitlisi.*
Nė vitin 1501 emigroi nga Persia dhe u punsua nė oborrin osman ku ndejti gjatė gjithė jetės. Vepra e tij titullohet “Hesht Bihisht” (Tetė parajsat) dhe ėshtė e shkruar nė Persisht. Pėr kėtė autor kanė shkruar Hoxha Sadedini, nė veprėn e tij “Tacut tevarih”, Sami Frashėri, nė veprėn e tij “ Kamusul Al-lam dhe Katip Qelebi nė “Keshfys-zunun”..
Idris Bitlisi nė filim pėrmed tokat e Karlit (Karli Ili) pra tokat e Karl Topisė. Pastai kur permend sundimtarin e serbėve, Llazarin ai nė faqe 188 tė veprės sė tij pėrmend edhe sundimtarin e Shkodrės shqiptare, Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili nė njė rast thotė se “Jorgji i kishte vrarė komandantit osman, Lala Shahinit 10-15 mijė ushtar.
Nė vazhdim autori nė mėnyrė tė drejtė pėrdrjetė thotė se : “Shqiptari Iskender, i cili qe ngarkuar me detyra nga sultani, ishte njė nga mė tė besuarit e mė tė shquarit, ndėr personat e zgjedhur, qė mbaheshin nė shėrbim tė sulltanit. Do tė thotė se ka qenė e njohur se Iskenderi ka qenė shqiptarė edhe nė kohėn kur ai ishte nė oborrin e sulltanit, para se tė kthehej nė Krujė dhe qėndronte nė krye tė shqiptarėve. “...Kurse ata shqiptarėt si shpendėt grabitės, domosdo jėnė nga natyra trima e guximtarė sa s’ka se ku tė vejė mė.
Faqe 127. Njė nga shėrbetorėt e sulltanit arnauti Iskender, qė kish qenė rritur qė fėmi me tė mirat e Padishahut qė kish gėzuar gjithmonė kujdesin, shpirtmadhėsinė dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyer nga lakmia qė tė bėhet mbret i Shqipėrisė, bashkė mė njė grup intrigantėsh u larguan nga selia e lumturisė. Si qė shihet kėtu autori na jep tė dhėna direkte se vetė Iskenderi ka pretenduar se ka origjinėn nga ajo tokė shqiptare dhe se ati i ka takuar qė tė kthehej atje dhe tė bėhej mbret dhe udhėheqės i tyre.
7.Kemal Pasha Zade.*
Ka qenė i bitri njė komandanti tė njohur tė sulltanit, Sulejman Celebi, i cili komandant ka marrė pjesė nė pushtimin e Konstantinopolit. Edhe vepra e tij titullohet “Tevarih el Osman” (Historitė Osmane)
Pėr kėtė autor shkruan edhe Sami Frasheri nė Kamusul Al-lam, vl.V.
Nė faqe 279, autori thotė se: “Nė vendin e shqiptarėve doli nė skenė njė njeri prej njė fisi tė vjetėr mbretėrorė, njė ngatrrestarė dhe turbullues i njohur me emrin, i biri i Juvanit, emri i tė cilit ishte Iskender.
Faqe 280, tradhėtia e tij kriminale u ba e famshme kudo dhe tė gjith nė (Perėndorinė Osmae) e thirrnin me emrin tradhėtari arnaut Iskenderi.Ai shkoi dhe me lehtėsi hyri nė vilajetin e tė atit tė tij, i cili nė vėndin e shqiptarėve njihet me emrin nahija e ashpėr e tokave tė Juvanit. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nėnshtrua, duke thėnė sė ky ėshtė djali i sundimtarit tonė. Nė kėtė mėnyrė pushtoi vendin e sipėrpėrmendur dhe u bė mbret i shqiptarēve.
|