Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-05-10, 21:57   #4
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anėtarėsuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha dekorohet me Medaljen “Artist i merituar”


Me rastin e 77 vjetorit tė lindjes sė kėngėtares Nexhmie Pagarusha, presidenti Fatmir Sejdiu i ndau sot Medaljen “Artist i merituar”. Iniciativa pėr kėtė ēmim ishte e redaksisė sė muzikės sė Radio Televizionit tė Kosovės, qė u pėrkrah edhe nga 39 intelektualė dhe artistė tė vendit.

04.05.2010

Me rastin e 77 vjetorit tė lindjes dhe tė pėrtej 6 dekadave tė veprimtarisė artistike, kam vendosur qė pėr kontribut tė veēantė tė dhėnė nė fushėn e artit dhe tė kulturės, ta dekoroj me medaljen “Artist i Merituar”, zonjėn Nexhmie Pagarushėn”, tha Sejdiu.

Kontributi i Nexhmie Pagarushės nė fushėn e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe tė promovimit tė artit muzikor shqiptar, ėshtė i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme, thuhet po ashtu nė motivacionin e dekoratės, qė iu nda artistes sonė, Nexhmie Pagarusha nga presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu.

“E pėrkushtuar gjithė jetėn pėr tė ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenė zė i fuqishėm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjė identifikuese e Kosovės, dhe simbol i artistit, qė me veprėn e vet komunikon nė mėnyrė autentike dhe pėrherė frymėzuese me njė audiencė tė gjerė muzikore.”

Kėngėtarja jonė e madhe, Nexhmie Pagarusha, kėtė ēmim ia dedikon babait tė saj dhe publikut shqiptar, qė e kanė mbėshtetur gjithmonė. Pėr tė, ky ēmim ishte njė befasi.

“Ėshtė njė befasi shumė e mirė dhe shumė e madhe pėr mua dhe me thėnė tė drejtėn, aq kam emocione qė mezi e pėrballova. Besoj qė kjo nismė tė vazhdojė edhe pėr artistėt tanė qė nuk janė mė, ata qė janė me ne dhe pėr ata qė do tė vijnė. Kėtė ēmim ia dedikoj babės tim, i cili nuk kishte paragjykime dhe mė lejoi ta vazhdojė kėtė rrugė dhe popullit tim, qė mė deshti shumė, i desha shumė dhe mė mbanė ende nė shpirt e nė zemėr”, tha Pagarusha.

Kjo ėshtė medalja e parė e kėtij lloji, qė presidenti i republikės ka ndarė pėr artistėt tanė. Iniciativa pėr kėtė ēmim ishte e redaksisė sė muzikės sė Radio Televizionit tė Kosovės, qė u pėrkrah edhe nga 39 intelektualė dhe artistė tė vendit. Nexhmije Pagarusha ėshtė njė nga kėngėtaret mė tė njohura tė Kosovės, fituese e shumė shpėrblimeve dhe laureate e disa ēmimeve tė njohura. Prej kohėsh ajo mban epitetin ”Bylbyli i Kosovės”.
__________________
Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė. (Xhorxha O’kife)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shqiptare_ne_Turqi : 04-05-10 nė 21:58
Shqiptare_ne_Turqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė