Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-05-10, 22:27   #8
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anėtarėsuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nexhmije Pagarusha

Me kete rast,dua ta postoj shkrimin qe eshte botuar dhe ne gazeten ( Koha Ditore ) muajin Dhjetor .
Pra,pas nje vizite qe bera te Diva e muzikes Shqiptare,Nexhmije Pagarusha.

Ne shenje respekti ...







“BILBILI I KOSOVĖS” PĖRHERĖ KĖNDON


Kėngėt “Ani mori nuse,ani qafgastare”,Ēohu Rexho”,”Hajde, hajde moj Selvi”... qysh si fėmijė,i dėgjova dhe i mėsova,nė dasmat e gazmendet familjare nė Turqi.Kėngėt shqipe atje kishin arritur, sė bashku me prindėrit tanė,tė shpėrngulur,nė vitet e pesėdhjeta tė shėkullit qė lam pas.Sė bashku me vargje mėsova edhe njė emėr –emrin e kėngėtrares sonė tė papėrsėritshme – NEXHMIJE PAGARUSHA.
Mė vonė,pėrmes valėvė tė Radio Prishtines,Nexhmija dhe kėngėtarėt tjerė shqiptarė,ishin tė pranishėm nė familjet shqiptare nė Turqi,derisa dhuna sėrbe e nderpreu programet shqipe.Por Nexhmija dhe kėnga shqipe ishin tė pranishme pėrmes bartjes sė kėngės “prej gjenerate nė gjeneratė”dhe mjeteve auditive.
Ende isha nxėnėse e shkollės fillore,nė Turqi,nė familjen time njė mysafir nga Kosova kishte sjellur njė numėr tė gazetės “Rilindja”. E shfletova.Mė bėri pėrshtypje njė fotografi ,nėn tė cilėn shkruantė :”Nexhmije Pagarusha –bilbili i Kosovės”.E lexova si munda e dita.Me rėndėsi ishte se e kuptova pėr kė bėhej fjalė. Kėngėt e Nexhmijes dhe kenga shqiptare u ngulitėn shumė,shumė thellė nė mua. E ndava atė shkrim dhe foton.E bartja me vete,nė shkollė,mes fletėve tė librave.Pėrpiqesha qė t`ua shpjegoj pėrmbajtjen shoqeve turke dhe atyre shqiptare.
Sa herė qė isha mysafire nė Kosovė,para dhe pas lufte,me vete bartja njė dėshirė – ta takoj,kėngėtaren,kėngėt e tė cilės e shuanin mallin, e shqiptarėve pėr vendlindjen a tyre...tė takoja zonjėn Nexhmije Pagarusha.Nuk kisha ide,e besa as guxim ta shprehja kėtė dėshirė,unė si njė dėgjuese dhe dėshirėn e ndryja nė vetvete dhe vazhdoja ta bartja nė relacionin Kosovė-Turqi dhe anasjelltas.Mė dukej dėshirė e tepruar.Sa shumė paskėsha gabuar...!
Kėtė dėshirė e shfaqa para sa ditėsh.Njė zonjė qė e kuptoi dėshirėn time dhe duke e njohur zemėrgjersinė dhe dashurinė e artistes pėr njerėzit,mė kėrkoi numėrin e telefonit.Pas pak ditėsh ajo zonjė,mė lajmroi shkurt.Zonja NEXHMIJE PAGARUSHA,ju mirėpret,do tė jeni e mirėseardhur .
Tė nesėrmen,sė bashku me dy shoqe dhe zonjėn ,qė ėndrren time e bėri realitet,trokitem nė derėn e artistes sonė.Dera u hap.Mirė se vini! Isha para kėngėtares,artistes,”bilbilit tė Kosovės”.Fjalėt e ėmbėla mikėpritėse,ngrohtėsia,modestia mė ēliruan nga njė ndjennjė e ndruajtje.Biseduam,duke filluar qė nga shtegtimet e shqiptarėve,e sė bashku me ta edhe shtegtimi i artit dhe kulturės shqiptare,pėr muzikėn e mirefillit dhe artistike shqiptare,e cila kam shpresė se po i rikthehet degjuesve, duke e lėnė anash komercializmin dhe tallavanė... Nėn ndikim tė mallit pėr njė kėngė, i kėndova 2-3 vargje tė njė kėnge,qė ishte dhe ėshtė shumė e njohur,”E kujtoj atė takim” dhe mė pas i dėgjuam edhe disa tė tjera kėngė tė DIVES Shqiptare NEXHMIJE PAGARUSHA,pėrmes CD...
Mikpritja,kėngėt,fjalėt shumė dashamirėse,shumė tė pėrzemėrta mė tretėn shumė,shumė thellė nė botėn dhe zemėrgjersinė e artistes.Zeri i saj gjatė bisedės ishte po aq i ėmbėl si nė kėngė,nė tė vėtrtetė biseda e saj ishte kėngė...Koha kalonte shpejtė,e unė duhej tė udhėtoja pėr nė Vushtrri.E falenderova pėr mikėpritjen,kėrkova lejen ...na pėrcolli,duke mė thėnė se prap ju mirėpres...Me kaploi njė mall,nėpėr faqen time u rrokullis njė lot ... Zonja NEXHMIJE-Bilbili i Kosovės- pėrherė kėndoftė!
Derisa udhėtoja,mbresat e vizitės,meloditė e kėngėve tė zonjė sė kėngės shqipe –jo vetėm “Bilbilit tė Kosovės” por “Bilbilit shqiptar” ndėrpriteshin nga ideja dhe dėshira se si ta pėrshkruaj kėtė takim... Ndoshta sado pak ia arrita. Faleminderit e ēmuara artiste Nexhmije! Faleminderit kėngėtarė e njerėz tė artit e kulturės shqiptare!
Faleminderit redaksi!

__________________
Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė. (Xhorxha O’kife)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shqiptare_ne_Turqi : 04-05-10 nė 22:28
Shqiptare_ne_Turqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė