Sfidon EULEX’in
Nga Leonard Kerquki & Shpend Limoni mė 05.05.2010 nė ora 8:28
Bastisja e Ministrisė sė Transportit ishte spektakėl, aksion joprofesional, ndėrhyrje politike dhe tendencė pėr denigrimin e institucioneve. Deklaratat e Pieter Feithit ishin tė mbushura politikė. Pavarėsisht motiveve, imazhi ynė ėshtė dėmtuar. Kėrkojmė nga EULEX’i qė tė ofrojė fakte dhe dėshmi. E vėrteta duhet tė dihet shpejt. Kjo ēėshtje nuk guxon tė zvarritet. Jakup Krasniqi, Kryetar i Parlamentit tė Kosovės, flet pėr Express.
Express: Z. Krasniqi, ju jeni zyrtari i parė i lartė kosovar qė pranoni tė intervistoheni pas bastisjes sė Ministrisė sė Transporteve. Ēfarė po ndodh, pse krerėt e Shtetit po i shmangen kontaktit me gazetarė?
J. Krasniqi: Rasti, mund tė themi se ėshtė delikat, pėr faktin se intervenimi ėshtė bėrė nė institucionet e Shtetit. Realisht, materiali qė ėshtė marrė atė ditė nga forca tė mėdha tė policisė ka mundur tė merret nė mėnyrė shumė profesionale nga organet e hetuesisė ose Prokurorisė. Nė fund tė fundit, ėshtė material publik, legal dhe material qė mund tė gjendet nė tri-katėr institucione shtetėrore. Ne e dimė se para pak kohe hetuesit e EULEX’it kishin kėrkuar materialin e njė rruge tė caktuar dhe ai material u ėshtė dhėnė nė mėnyrė shumė zyrtare. Ngjashėm ka mundur tė ndodhė edhe me materiale tė tjera, tė cilat EULEX’i i mori tė enjten. Prandaj, konsiderojmė se edhe krerėt mė tė lartė tė Shtetit janė gjendur tė papėrgatitur pėrballė kėsaj ndėrhyrjeje. Kjo pėr shumė arsye. Nė radhė tė parė, pėr shkak tė respektit qė kanė pėr Bashkimin Europian. Nė radhė tė dytė, pėr shkak tė respektit qė kanė pėr EULEX’in si trupė e Bashkimit Europian. Dhe, nė radhė tė tretė, pėr shkak se vetė Ministri Limaj ka thėnė publikisht se e respekton rendin dhe ligjin. Kjo ka qenė njė deklaratė shumė e pjekur, e balancuar, ka qenė njė deklaratė e njė njeriu qė e do vendin e vet.
Express: Ju shfaqėt vėrejtjet pėr mėnyrėn se si u realizua aksioni i Policisė sė EULEX’it. Kur thoni se ky aksion ka mundur tė bėhet nė mėnyrė profesionale, a do tė thotė kjo se atė po e konsideroni joprofesional?
J. Krasniqi: Po, bash kėtu e kisha fjalėn. Mėnyra se si ėshtė bastisur Ministria e Transportit apo spektakli qė u bė atė ditė, mė tepėr ka qenė njė teatėr i madh. Ne besojmė se ka pasur mundėsi tė shumta se si tė nxirret e vėrteta, por pa i dhunuar institucionet e Shtetit.
Express: Pėr mendimin tuaj, pse vendosi EULEX’i t’i “dhunojė institucionet”, siē po thoni ju?
J. Krasniqi: Kjo ėshtė pyetje qė duhet tė adresohet nė EULEX. Por, realisht mėnyra se si ėshtė intervenuar nė institucionet, qė janė krijuar me gjak nė rrethana shumė tė vėshtira, mendojmė qė ka qenė njė ndėrhyrje qė nuk e dimė se nė cilin vend tė botės ėshtė parė. Ndėrhyrje tė tilla mund tė shihen atje ku luftohen grupet kriminale, grupet e armatosura, grupet qė e kundėrshtojnė rendin dhe ligjin, por jo nė institucionet shtetėrore.
Express: Nė rregull, por EULEX thotė se bėhet fjalė pėr dyshime tė keqpėrdorimeve tė miliona eurove...
J. Krasniqi: Ata kanė tė drejtė tė dyshojnė. Mirėpo, ata kanė mundur ta marrin atė material nė mėnyrė fare normale. Nuk besoj se dikush aty do t’i pengonte qė t’i marrin dokumentet qė dėshirojnė t’i marrin.