EULEX-i arreston Sabit Gecin
Sabit Geci arrestohet pėr krime lufte
Nga Jeton Musliu mė 06.05.2010 nė ora 14:40
(E plotėsuar) Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Sabit Gecin, ish-komandant i UĒK-sė. Arrestimi ėshtė bėrė rreth orės 14, nė shtėpinė e Gecit, nė lagjen Pejton nė Prishtinė.
Nėpėrmes njė komunikate pėr shtyp, EULEX-i ka konfirmuar se ka arrestuar njė mashkull tė dyshuar nė lidhje me krimet e luftės tė cilat supozohet se janė kryer nė vitin 1999.
"Sot nė Prishtinė Departamenti Ekzekutiv i Policisė sė EULEX-it, nė bazė tė urdhrit tė PS sė (Prokurorisė Speciale), e ka kryer njė bastisje nė njė shtėpi dhe e ka arrestuar njė mashkull tė dyshuar nė lidhje me krimet e luftės tė cilat supozohet se janė kryer ndėrmjet muajit prill dhe qershor 1999", thuhet nė njoftim.
Operacioni ėshtė kryer nga forca tė mėdha tė policisė. /gazetaexpress/
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|