Titulli: Komandant Hoxha nuk perjashton mundesine e nje konflikti ne Maqedoni
Ēmimi i dorėzimit tė armėve
Hoxha pėrjashton marrjen pėrsipėr tė udhėheqjes sė UĒK-sė, pėr arsye se nuk dėshiron ta marrė njė barrė kaq tė madhe pėrsipėr. Ndonėse pret njė konflikt tė ri, ai nuk ia di epilogun. Kėtė thotė se e dinė vetėm ndėrkombėtarėt. Komandant Hoxha thotė se zgjidhja mė e mirė ėshtė federalizmi i Maqedonisė. Kėtė gjė e ka edhe nė program tė partisė.
Nė programin tonė e kemi federalizmin e Maqedonisė, por nuk do tė themi ndarje qė prapė nė bashkėsinė ndėrkombėtare tė futemi tė bashkuar. Por federalizmi i Maqedonisė ėshtė i nevojshėm, pėr shkak tė problemeve, shpalos synimin ai. Ėshtė tepruar qė shqiptarėt e Maqedonisė tė qahen te ndėrkombėtarėt, tu thonė qė na sulmuan, na bėnė dėm, spo e respektojnė Marrėveshjen e Ohrit dhe ndėrkombėtarėt janė tė shurdhėr nė kėtė drejtim ose nuk mund ta bindin Nikola Gruevskin.
Ai tregon se ka kontakte me politikanė tė Kosovės dhe me ata tė Shqipėrisė, por nuk saktėson me cilėt. Kėshillat qė merr nga ta thotė se janė ruajtja e stabilitetit tė Maqedonisė dhe tė implementohet Marrėveshja e Ohrit.
Ata bėjnė shtypje te ne e jo te Gruevski.
Hoxha qė tash jeton nė njė fshat tė harruar tė banuar kryesisht me shqiptarė thotė se jeta aty ėshtė tmerrėsisht e vėshtirė. Investimi i fundit, sipas tij, ėshtė bėrė para 20 vjetėsh nė njė shkollė. Nga atėherė asnjė qindarkė nuk ėshtė ndarė pėr kėto anė.
Rrymė nuk ka dimrit, sepse pėr shkak tė instalimit tė vjetėr kėputėn tela gjatė dimrit dhe askush nuk i rregullon. Bora dy metra, ska lėvizje, ska investime, tmerr, shprehet ai pa e ditur se edhe sa kohė do tė jetojė nė ato kushte. (koha)
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|