Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Perplasje Brenda Partise 'demokratike' Te Kosoves
Fati i PDKsė
Njė kohė tė gjatė, fati i LDKsė vetiu ishte edhe fati i mirė ose i keq i gjithė Kosovės. Tash, nė njė rol tė tillė ėshtė PDKja. A do tė mbijetojė?
Nga Mufail Limani mė 12.05.2010 nė ora 12:02
Nė kėtė pikė tė zhvillimeve, fati i PDKsė ėshtė mė i rėndėsishėm sesa fati i njė hetimi tė shpallur.
PDK ėshtė sot njė parti nė situatėn e njė boksieri tė kategorisė sė rėndė, tė shtrirė gjerė e gjatė nė dysheme, tek i numėrojnė.
(Njė digresion: Korrupsioni dhe krimi nuk janė tema pėr debate pėr apo kundėr, ndonėse sėrish shohim pėrpjekje politiko-gazetareske qė tema tė kthehet nė deklarim partiak. E vetmja gjė qė mbetet pėr debat legjitim, besoj, ėshtė pėrpjekja pėr ti menduar efektet dhe, natyrisht, leksionet politike tė kėsaj qė po ndodh tani).
Kėto ditė duket sikur PDKja po teston vėrtetėsinė e pohimit pėr tri ditėt e ēudės.
Po ashtu, jam i vetėdijshėm pėr momentin e mosveprimit domethėnės politik tė PDKsė, nė pritje tė situatave tė reja kur mund tė ndodhin shpalljet e paralajmėruara tė hetimeve ndaj funksionarėve tė partive tė tjera - nga LDKja sidomos, por edhe nga ata tė AAKsė.
Dhe, nė botėn e mrekullueshme tė ndėrtimit tė perceptimeve, vėrtet gjithēka duket e mundur!
Por, kujt i duhet njė shpėtim i tillė i PDKsė?
Pra, kujt i duhet ngushėllimi mė i rrezikshėm politik, se tė gjithė vjedhin, duke e shndėrruar garėn politike nė pėrgjigjen nė pyetjen se me cilėn bandė je?
Nuk e di nėse prokurori holandez ka pasur ose nuk ka pasur fakte tė mjaftueshme qė tė nisė atė qė ka nisur me atė demonstratėn e tij nė Ministrinė e Transportit, por ajo qė po e kuptojmė tė gjithė, besoj, ėshtė se rezultati i vetėm i deritashėm i matshėm dhe efektiv i punės sė tij ėshtė gjunjėzimi politik i PDKsė.
Dhe, nėse ky ka qenė njė nga qėllimet e tij, atėherė ai duhet uruar pėr sukses.
Nėse jo, atėherė ai dhe shefat e tij duhet tė rimendojnė shumėēka.
E para, fakti qė Misioni EULEX ka zyrtarisht njė qėndrim neutral ndaj statusit, nuk besoj se ka fuqi qė vetiu ta zhbėjė ose abstraktojė ekzistimin e shtetit, nė asnjė rrafsh.
E dyta, as institucionet vendore, por as EULEXi, nuk besoj se kanė ēfarėdo interesi real nė krijimin e perceptimeve dhe tė situatave reale jomiqėsore, me gjithė hapėsirėn ekzistuese lokale tė konfuzionit nė bėrjen e distinksionit konceptual dhe praktik midis partisė, liderit, pushtetit dhe, nė fund, vetė shtetit.
E treta, Misioni EULEX nuk mund ta pretendojė mbėshtetjen e vėrtetė tė opinionit publik qė duhet ta kenė ekskluzivisht institucionet vendore, qofshin ato publike, qofshin shtetėrore.
E katėrta, Misioni EULEX duhet ti kthehet rolit tė instruktorit, tė shpallur nga vet Iv de Kermabo, duke u mjaftuar me rolin e mbikėqyrjes vlerėsuese profesionale tė prokurorisė, policisė dhe tė gjyqėsorit tonė, nė synimin e pėrmbushjes sė standardeve europiane, por pa pretenduar nė asnjė rrethanė pozicionin e njėfarė diktature iluministe (si pasojė e tė cilave ky vend ka mbetur pjesa absolutisht mė e varfėr, mė e shtypur dhe mė e poshtėruar e Europės).
E pesta, nėse EULEX vėrtet ka prova tė korrupsionit pėr Fatmir Limajn dhe pėr ministra tė tjerė, dhe nėse vėrtet EULEX nuk ka agjendė tė veten sekrete politike, atėherė ata ministra e zyrtarė kosovarė duhet tė arrestohen, duke e lėnė asisoj shtetin e Kosovės tė shkojė tutje me agjendėn e vet politike, pa bagazhin e dosjeve tė shpallura ose sekrete.
E gjashta, do tė ishte mirė qė nė EULEX tė mos hutohen me klithmat e ekzaltimit tė atyre qė deri dje mbėshtesnin ose legjitimonin publikisht madje edhe pohimet mė demoniake pėr Shtėpinė e Verdhė, kur kjo atyre iu dukej e dobishme pėr ēfarėdo arsye politike, ose pėr ēfarėdo granti.
Shkurt, unė i rikthehem asaj qė e kam thėnė nė debatet e stėrpėrfolura nė Klan Kosova. Besoj se ėshtė Policia e Kosovės ajo qė duhet ti ndjekė hajnat e Kosovės; ėshtė gjyqėsia e Kosovės ajo qė duhet ti gjykojė ata.
Pse?
Sepse njė dominimi i plotė i EULEXit nė fushėn e zbatimit tė ligjit, bashkė me llojin e paraqitjeve publike omnipotente tė prokurorit tė saj, sikur qė e pamė nė Rastin Limaj, vetiu i kthen tė gjitha ēėshtjet nė ēėshtje politike.
Si ashtu?
Pėr shembull, arrestimi i paralajmėruar i pesė-gjashtė ministrave nga ana e EULEXit natyrisht qė do ta lerė Kosovėn pa Qeveri tė zgjedhur; natyrisht qė ajo situatė do ta sjellė Kosovėn nė situatė tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare; natyrisht qė ajo situatė, me imazhin e lidershipit kriminal, vetiu do ta pėrēojė dhe ushqejė mesazhin e njohur antishqiptar se, kur bėhet fjalė pėr Kosovėn, bėhet fjalė pėr njė shtet tė shpikur tė banditėve.
Etj.
Nė njė aso situate, Kosova politike objektivisht rikthehet nė Pikėn Zero.
Njė lidership i diskredituar ose i shantazhuar me dosje kriminale, nuk ka se si tė pretendojė ēfarėdo roli tė besueshėm nė negociatat e paralajmėruara tekniko-politike me Serbinė.
Njė pėrpjekje pėr imponimin e modeleve tė Qeverisė Teknike, ose ajo pėr kthim tek modeli i Ekipit tė Unitetit, aktualisht paraqet pėrpjekje tė paturpshme publike pėr korruptim tė sistemit politik, njė pėrpjekje qė fuqitė vendimmarrėse tė shtetit tė kapen nė mėnyrė jolegjitime, pa pėrfillur kutitė zgjedhore, por pėrmes interferimit direkt tė elementeve tė huaja nė sistemin tonė legal dhe politik.
Por, a ėshtė kjo ajo qė vėrtet e do EULEXi?
Pėr vete, ende nuk kam vendosur se kujt do ti besoj mė shumė.
|