Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
tregom a lejon Islami te mirren neper goje vend e pa vend te vdekurit?
Ja paske qelluar shenjes se cfare me shqeteson mua: Shamia tradicionale arabe, shqiptaret as ne far e as ne fis si kan arabet, pse u dashka te mbushen rruget e trojeve shqiptare me shamija arabesh?
|
Shamine e gjykon arabe ti sepse te interson t'i gjesh ngjyresa nacionale, por mund te te them se rruget mbushem me shamia "arabe" ashtu sic mbushen sheshet e istitucionet me figura te cilat kane vene ne koke nje shami te ngjashme me ate "arabe": ngjyra blu ishte simbol i nenes se Zotit. Nuk e di a mund te flasim per te pasi ka vdekur!
Rregullorja e nenshkruar nga Nene Tereza ne nje leter qe i dergonte ipeshkvit Pčrier, e datuar si "Corpus Domini 1947":
Uniforma
"Neni 4 - Motrat duhet te veshin nje rrobe te thjeshte indiane, te bardhe, me menge te gjata dhe nje
sari [rrip indian i rrobave, qe mbulon njeren shpatull], nje shami te bardhe, sandale, nje rrip ne mes dhe nje kryq".
Marre nga
Madre Teresa. Sii la Mia luce e Ate B. Kolodiejchuk, fq. 347.
Ka nje shami ne koke, nje rrobe me dy simbole kombetare tradicionale indiane, nje simbol te qarte fetare kristian. Ku eshte Kombi? Sipas teje duhet te mbushim rruget me shami apo rroba indiane dhe kryqe?!
Se cfare thote teologjia per te vdekurit ka pak rendesi. Eshte me vlere praktika: ne jemi pjese, kulturalisht, e trashegimise, pra edhe e atyre qe nuk jetojne. Flitet per vepren e te vdekurit, te cilen, perpara se t'ma kujtosh mua, do te ishte me e sinqerte t'ja kujtonit vetvetes. E vdekura ne fjale nuk kerkoi role kombetare, por fetare. Prandaj ato qe e devijuan vullnetin jane dhe mosrespektues. Por nese i japim rol fetare, sic ajo kerkoi, atehere nuk ka vend ne sheshe e shkolla publike, perpara Arlindes.
Cfare tregon niku im, eshte me se e qarte. Arsyeja eshte teresisht personale dhe nuk lidhet thjeshte me domethenjen e tij ne shqip. Sidoqofte, nuk eshte faji im qe emri te cilin ke zgjedh eshte plotesisht fetare, i njeres ne veēanti: kjo shpjegon edhe preferencen e njeres shami dhe jo te tjetres, edhe pse ke investuar kohe dhe mund per te treguar eksperiencen familjare. E kote, per mendimin tim, sepse ne fillim percakton nje shami si "arabe" e nje tjeter e maskon me pretekstin se e ka bart nje e vdekur. Ne nje fjali tjeter thua se respekton lirine, ne nje tjeter krahason te mbuluarat si ninxha, gjithmone duke menjanuar "te Mbuluaren" e istitucioneve laike. Je kontradiktore.
Mos e devijo diskutimin ne modelin e shamise, por qendro tek "qytetarja me shami dhe shkolla me emer prifti ne Kosoven laike". Cfare ngjyre kane muret e shkolles dhe sa e ka hekuros shamine ajo goca, nuk ka rendesi (besoj).