Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Edhe une si ti e kam zgjedh ket nik per deshiren time personale e jo qe ka te baj diqka me simpati ndaj njeres apo tjetres fe. Per mua egziston Zoti, fet ne djall te mallkuar vafshin se kurr kush nuk ja u pa hajrin, e aq me pak ne shqiptaret!
Nene Tereza ishte misionare e krishter, nje jet e tere humanitare per te varferit e Indise ate e ka bere te pavdekshme, cdo kund qe permendet emri i saj permendet edhe populli im. E deshte nuk e deshte ti ajo shqiptare ka lind shqiptare ka vdek, gje qe te kjarteson se kryesori eshte kombi e jo feja ne jeten e njeriut.
|
Interesante!
Nuk kane rendesi keto misionare, por nga ana tjeter jane simbole ne istitucione laike. Kjo lidhet me temen. Nese atyre u ljeohet, duhet t'i lejohet edhe Arlindes e cila nuk kerkon te jete simbol, por vetem te ushtroje fene e saj sipas lirise te sanksionuar ne kushtetute. Kjo kushtetute imponon respektimin e lirese fetare dhe nuk sqaron se mbahet apo jo shamia. Kjo eshte e verteta e pare e mohuar qe ne shkrimin e pare te temes.
Thelbi eshte gjithmone laicizmi i njeanshem. Obligohen apoo jo murgeshat, nuk i takon diskutimit laik dhe kombetare. Nuk besoj qe ty te intereson shume Arlinda e te tjera goca me shami.
Duke ju rikthyer Nene Terezes, te mungojne provat per te deshmuar frazen "
cdo kund qe permendet emri i saj permendet edhe populli im". Babai i kishte vendos nje emer tjeter dicka me shqiptare dhe deshmues i kombit, por bindjes fetare te Nene Terezes nuk ju duk i pershtatshem emri shqiptare dhe zgjodhi nje tjeter teresisht fetare. Te ishte Nene Gonxhe-ja, mbase do pyesnin njerezit nga ishte. Eshte Tereza me kryq dhe me veshje indiane, pra ne sherbim te varfanjakeve per t'i afruar tek Zoti: nuk ka nevoje per komb ketu. Nuk ka fare komb dhe askush jashte popullit tone dhe disa pakicave neper rruzullin tokesore nuk ja njohin kombesine, sepse nuk kishte fare rendesi per Nene Terezen. Nese do te kishte nuk jetonte per Zotin, por per Kombin ose familjen etj etj.
Pikerisht, deshira e zjarrte per te veshur Nene Terezen me ngjyra kombetare, duke pranuar ato fetare, eshte hipokrizi. Ketu shamia e saj eshte e pranueshme per ty, nuk i ben dem laicizmit. Ajo e Arlindes ishte arabe, tani doli e imponuar, e pershkuar nga ngjyresa gjoja nacionaliste.
Ke te drejte kur thua se "
kryesori eshte kombi e jo feja ne jeten e njeriut", por ja qe ke zgjedh, per qef ose pasion, nje nik i cili eshte teresisht fetare. Te kishte aq rendesi Kombi, e dashur murgesha, do e shfaqje ne pasione, pra ne zgjedhje.
Kombi i mbi fene, interesante si ide, por kur i jep ngjyra kombetare nje figure si Nene Tereza qe i dedikoi jeten fese, thellon gabimin tend, ose shfaq me qarte pasionin fetare perpara atij kombetare.
Duhet te vishes si Nene Tereza sepse ti thua se krenohesh me figuren e saj. Ndiqi edhe shembullin atehere. Pasi ajo vetem shembull fetare mund te jete, sepse kombetarizem nuk shikoj aty. E nese thua se "nuk te ha palla per Biblen" apo "kurr kush nuk ja u pa hajrin [feve]" ke ofenduar Nene Terezen qe Biblen kishte si ligj jetese dhe fene si rrugetim i rregulluar nga ky ligj.
Te keshilloj te jesh vetvetja, pra murgeshe me ngjyrat fetare sic te kane hije, sepse duke tentuar moralizem kombetareben gabime dhe bie ne hipokrizi.
Ishin te nevojshme keto sqarime per te kuptuar se ti shqiptarizon, ne kuptimin nacionalist, nje figure fetare, ndersa nje qytetareje te Kosoves i heq te drejten te ushtroje fene e saj. Per te paren gjen justifikime nga me te ndryshmet per t'i fshehur shamine jo kombetare, te dytes i shpik imponimin, shekujt e fese se saj, modelin e shamise, moshen etj etj. Vetem objektive nuk mund te jesh ne keto shkrime, aq me pak atdhetare. Nje misionare e pasioneve fetare po.
Ta leme shamine e Nene Terezes.
Si te duket fakti qe shkolla emertohet me priftin Pjeter Bogdani? Flasim per te njejtin institucion laik. Tentoj te rikthej ne teme dhe ne thelbin e konfliktit perseri. Ketu nuk solle pergjigje.