Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-05-10, 20:06   #8
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mustafa: Kryesia e PDK-sė tė mė kėrkojė falje

Gjilan, 18 maj -Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, pas dorėheqjes nga Kryesia e Degės sė PDK-sė nė Gjilan, pėr shkak tė presioneve dhe shantazheve, siē ka thėnė ai, nė imponimin e listės me emrat e kandidatėve pėr drejtorė departamentesh komunale, ka deklaruar se nuk e ka ndėrmend tė dorėzohet lehtė. Ai ka thėnė se ka marrė 9 mijė vota mė shumė se PDK-ja nė zgjedhjet e fundit, nga 21 mijė vota sa kishte fituar si kandidat pėr kryetar tė Gjilanit. Mirėpo, ka lėnė tė kuptohet se me lehtėsi dhe publikisht do tė tėrhiqej nga funksioni i tė parit tė Komunės nėse i pamundėsohet ushtrimi me dinjitet i funksionit tė kryetarit. Mustafa ka paraqitur dy kushte qė duhet t'ia plotėsojė Kryesia e PDK-sė pas gjithė asaj qė ka ndodhur. E para, qė ta korigjojė listėn e drejtorėve dhe t'i largojė dy drejtorė nga ajo, atė tė arsimit dhe tė kadastrit. Ndėrsa kushti i dytė qė ai kėrkon prej partisė, e qė do tė ishte mirė ta pėrmbushte, ėshtė kėrkimfalja publike e Kryesisė sė PDK-sė ndaj Mustafės pėr telashet e krijuara. Ai ka shtuar se me shumė lehtėsi do tė jap dorėheqje nga funksioni i kryetarit tė Komunės, edhe pse ai ka pėrgjegjėse para sovranit - votuesit dhe jo tekeve partiake dhe Kryesisė sė partisė. Mustafa ka theksuar se ligji ia lejon qė ai tė punojė plotėsisht i pavarur dhe tė marr vendimet siē parasheh Ligji mbi Vetėqeverisjen Lokale, qė drejtorėt t'i emėrojė dhe shkarkojė ai si kryetar dhe jo Kryesia e partisė, por ka dashtė qė nė konsultim dhe bashkėkordinim ta bėnin qeverinė komunale. Mirėpo, sipas Mustafės, Kryesia 18 anėtarėshe e PDK-sė e zgjedhur para 5 vjetėsh, pasi prej atėherė nuk ka pasur zgjedhje nė parti, e ka keqkuptuar gatishmėrinė time pėr koordinim dhe bashkėpunim tė veprimeve. Sipas kreut tė Gjilanit, Kryesia e PDK-sė nė Gjilan e ka keqkuptuar rolin dhe funksionin e vet. Ai ka thėnė s enė bazė tė Ligjit mbi Vetėqeverisjen Lokale ėshtė kompetencė e tij tė emėrojė dhe shkarkojė drejtorėt dhe jo Kryesia e partisė, dhe ky do tė jetė njė mėsim i mirė pėr Kryesinė e PDK-sė nė Gjilan. Sipas Mustafės, pėr sukseset dhe dėshtimet nė udhėheqje llogari jep kryetari dhe jo kryesia , dhe "unė i jap pėrgjegjėsi sovranit dhe jo individėve apo kryesisė sė partisė".
Kreu i Gjilanit shpreson ta ēojė deri nė fund kėtė mandat qeverisės, por nuk e pėrjashton me ēdo kusht mundėsinė e tėrheqjes nga funksioni i tė partit tė Gjilanit, nėse i pamundėsohet ta kryej me dinjitet dhe si duhet detyrėn e kryetarit. Lidhur me mundėsinė e dorėheqjes, ai ka thėnė se "edhe kėtė hap mund ta bėjė, bile lehtėsisht dhe nė mėnyrė publike, nėse pengohem nė ushtrimin e funksionit tė kryetarit tė Gjilanit", ka thėnė Mustafa.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė