Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-10, 23:04   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Arrestohen pes Vehabi nė Prizren

me siguri policia e ka gjt edhe THIKEN qe e ka lendue RASIM THAQIN CIMEN

---------------------------------------------------------------------------------------------

Prizren: Arrestohen pesė vehabi, konfiskohet armatim

Publikuar: E shtune, mė 22 maj 2010

$(document).ready(function (){ $("a[rel^='img-icon-278[gallery_a_2781]']").prettyPhoto(); }); FOTO TĖ TJERA

Prizren, 22 maj (E plotėsuar)- Pesė persona, tė cilėt dyshohet se kanė lidhje me sektin fetar Vehabi, janė arrestuar, ndėrsa njė sasi armatimi, llojesh tė ndryshme, ėshtė konfiskuar gjatė njė operacioni policor tė zhvilluar njėkohėsisht nė tetė lokacione, pėrfshirė edhe Prizrenin, nė orėt e vonat tė mbrėmjes tė premten, konfirmoi tė shtunėn Policia Rajonale nė Prizren.
Personat e arrestuar sipas burimeve brenda policisė janė shtetas kosovarė, ku tre prej tyre i pėrkasin nacionalitetit boshnjak (Idriz Biljibani, Mustafa Ymeri dhe Ismajl Skenderi) dhe dy janė shqiptarė (Hadith Miftari dhe Armend Kalenderi) dhe besohet se ky grup ka lidhje me sektet islamike - vahabi, qė veprojnė nė komunėn e Prizrenit.
“Policia ka kryer bastisjen me dyshimin se personat nė fjalė janė nė posedim ilegal tė armėve. Nė bazė tė dhėnave tė inteligjencės ka pas dyshime tė bazuara se ata mund tė kenė qenė nė pėrgatitje tė veprave penale tė shkaktimit tė rrezikut tė pėrgjithshėm”, ka thėnė njė zyrtar policor nė kushte anonimiteti. Sipas tij urdhėr bastisja ėshtė lėshuar nga Gjykata e Qarkut nė Prizren, dhe nė aksionin e kryer tė premtėn mbrėma kanė marrė pjesė mbi 100 zyrtarė policorė, tė cilėt kanė zbuluar sasi tė konsiderueshme tė armatimit.
“Informatat kanė rezultuar tė jenė tė sakta dhe gjatė bastisjeve nė tetė lokacionet janė konfiskuar kallashnikovė me pesė karikatorė dhe 150 fishekė, pushkė gjysmė automatike me 89 fishekė, pistoletė TT me 8 fishekė, pistoletė CZ, pushkė automatike, pushkė gjuetie, pushkė ajrore, pesė palė dylbi, pranga, dy jelekė antiplumb, uniforma ushtarake dhe pesė kompjuterė laptop”, ėshtė shprehur burimi brenda policisė.
Drejtori i Policisė nė nivel rajoni, major Nexhmi Krasniqi, tha se aksioni ka nisur pas njė planifikimi disamujor tė policisė pėr shkak tė dyshimeve ndaj disa personave qė mund tė kenė lidhje me veprimet e kundėrligjshme, ndėrsa dyshohet se ata mund tė kenė lidhje me sektin fetar Vehabi.
Ai tha se me kėtė rast janė arrestuar pesė persona, tė cilėt ndodhen nė paraburgim. Bastisja ėshtė kryer nė gjashtė lokacione brenda Prizrenit dhe nė dy tė tjera nė fshatin Lubizhdė, ndėrsa ėshtė bastisur edhe selia e shoqatės humanitare “Sinqeriteti”, ku ėshtė marrė njė sasi materiali kompjuterik, pėrfshirė CD, DVD etj, pėrderisa njė person ka tentuar tė rezistojė me revole.
Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i policisė, Hazir Berisha sqaroi se nė kėtė operacion janė angazhuar rreth 120 policė dhe eprorė tė tyre, nga njėsitet e ndryshme.
“Gjatė operacionit tė koduar ‘Renea’, nė cilėsi tė provave materiale janė konfiskuar armė tė ndryshme, pastaj telefona celularė, dhjetė palė uniforma ushtarake, disa jelekė anti-plumb, dylbi, pranga etj..”, tha ai.
Togeri Berisha tha se nė kėtė operacion janė konfiskuar armė tė tipit Kallashnikov, disa pushkė gjysmė-automatike, pistoleta si dhe disa lloj thikash. Sipas policisė pas kėtyre arrestimeve do tė hetohet edhe pėr rastin e sulmit fizik tė njė personi, punonjės i administratės tatimore, qė ishte rrahur tri ditė mė parė, nė Prizren, ndėrsa ai dyshonte se sulmi mund tė ketė ardhur nga persona tė sektit Vehabi, pasi ai tha se nuk ishte nė marrėdhėnie armiqėsore me askėnd, e herė pas here shpėrndante vullnetarisht Biblėn.
Njė ditė pas aksionit policor nė zyrat e shoqatės kulturore “Sinqeriteti” ka mbretėruar heshtja. Nė hyrje tė konviktit tė meshkujve njė poē kishte mbetur ende ndezur, ndėrkohė qė para derės sė hyrjes ndodheshin njė grumbull ēelėsash bashkė me pamjen e disa dyerve dhe dritareve tė demoluara. Ndėrsa nė dritare ndodhej njoftimi pėr tribunėn islame qė parashihej tė mbahej tė shtunėn nė Shtėpinė e Kulturės, me mysafirin mr. Sadulla efendi Bajrami, hoxhė nga Kumanova.
Anėtarė tė kėsaj shoqate nuk kanė pranuar tė japin deklaratė.
Edhe banorėt e lagjes Kurillė nuk kanė dashur tė komentojnė ngjarjen e tė premtes mbrėma. Sipas tyre policia ėshtė pėrkujdesur qė aksioni i tyre tė mos pėrcillet vizualisht nga qytetarėt pėrreth. Ndėrkohė kanė shprehur dyshime pėr mundėsinė e zhvillimit tė aktiviteteve jashtėligjore nė konviktin e shoqatės “Sinqeriteti”.
Nė anėn tjetėr kryeimami i degės sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė Prizren, Ali Vezaj ka pohuar se ky institucion ėshtė nė dijeni pėr veprimtarinė e kėsaj shoqate, porse me BIK-un nuk kanė zhvilluar kontakte zyrtare. “Ata nuk kanė vepruar nėn hierarkinė e Bashkėsisė Islame”, ka theksuar Vezaj.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė