Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-05-10, 10:03   #12
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anėtarėsuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nexhmije Pagarusha






Prishtinė, 24 maj –

Nėntė kėngė tė kėnduara dikur nga Nexhmije Pagarusha dhe dy tė tjera kushtuar primadonės sė muzikės shqiptare, kanė qenė pėrmbledhja e gala koncertit tė mbajtur mbrėmjen e sė dielės nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Koncerti ka pasuar pas ndarjes sė medaljes “Artiste e merituar” nga presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėr Nexhmije Pagarushėn. Kjo “dhuratė” i ka ardhur asaj me rastin e 77-vjetorit tė lindjes. Njė ekran qė shfaqte imazhe tė krijimtarisė sė Pagarushės, i vendosur nė hollin e TKK-sė, ishte mirėseardhja qė u bėhej mysafirėve tė ftuar, tė cilėt kishin respektuar “urdhrin” e specifikuar nė ftesė - “veshja duhet tė jetė solemne”. Ata qėndruan nė hollin e TKK-sė pėr 15 minuta, derisa nuk erdhi Presidenti, Fatmir Sejdiu, pėr tė hyrė i pari nė sallė. Kėngėt e kėnduara gjatė koncertit arrinin qė kohė pas kohe t’i lėviznin buzėt edhe tė vetė atij. Ndėrkaq me tė pėrfunduar koncerti, presidenti Sejdiu u shpreh se dėshiron tė qetėsohet fillimisht.
“Ishte njė mrekulli e Zotit”, ka qenė krejt ēka ka thėnė i pari i vendit.
Por pėr tė shprehur emocionin e saj, menjėherė pas koncertit nuk ėshtė kursyer Nexhmije Pagarusha. Ajo tha se populli e ka dashur gjithmonė, por mė shumė se kėto ditė nuk ndihet e vlerėsuar asnjėherė.
“Jam shumė e lumtur, Zoti mė ka ruajtur deri nė kėtė moment qė unė tė jem e lumtur”, ka thėnė ajo teksa po qėndronte e ulur nė njė karrige nė foajenė e teatrit pėr tė pritur radhėn e gjatė tė atyre qė dėshironin tė bėnin njė fotografi me tė.
Kėngės mė tė njohur tė kėnduar nga bilbili i Kosovės, “Baresha”, i ka takuar tė hapte koncertin. Kėnga e kompozuar nė mesin e viteve ’60 nga Rexho Mulliqi ėshtė rikthyer e interpretuar mjeshtėrisht nė ēifteli nga Fatmir Makolli i pėrcjellė nga Big Bendi i RTK-sė. Ajo u ka lėnė vend dy kėngėve tė tjera tė kėnduara nga Pagarusha gjatė viteve ’60.
Sanije Matoshit i kishte takuar tė interpretonte kėngėn “Kėshtu kaloi kjo mizori”. “Pagarusha ėshtė legjenda e muzikės shqipe”, ėshtė shprehur me pak fjalė ajo.
Gala koncerti solli tė riorkestruara edhe tri kėngė tė tjera, tė cilat Nexhmije Pagarusha i kishte interpretuar gjatė viteve ’70. Kėnga “Kur njė ditė tė kthehesh ti” erdhi nė variantin e interpretuar nga dueti Teuta Kurti e Gentian Gojani. Pėr Kurtin kjo nuk ka qenė hera e parė qė ka kėnduar kėngė tė Pagarushės.
“Por sa herė qė kėndoj ndiej mė shumė emocion, sepse kuptoj sa shumė vlerė kanė dhe vetė Pagarusha”, ka thėnė ajo.
Ndėrkaq kėnga fituese nė “Akordet e Kosovės”, tė vitit 1970 “Pėr ty vuaj, pėr ty kėndoj”, erdhi nėn interpretimin e Yllka Kuqit. Kėnga “E dehur jam”, e kėnduar nga Pagarusha nė vitet ‘70, e cila viteve tė fundit ka pasur disa variante tė riorkestruara, erdhi edhe nė njė variant tjetėr nga Riza Dolaku dhe e interpretuar nga Alma Bektashi.
Kėngėt e viteve ’80 dhe ’90 tė dedikuara pėr Pagarushėn i sollėn nė duet Naim Krasniqi dhe Adelina Thaēi, si dhe kėngėn “Bilbili i Kosovės”, tė interpretuar nga Hysni Klinaku.
Menjėherė pas koncertit pėrshtypjet e tyre i kanė shprehur edhe miqtė e bashkėpunėtorėt e Pagarushės. Kompozitori Engjėll Berisha ka thėnė se epitetet mė tė mėdha janė thėnė pėr tė, kėshtu qė “ēka do qė flas nuk them asgjė tė re”.
“Ajo ėshtė primadonė e muzikės shqiptare”, ka thėnė Berisha.
Ndėrkaq Liliana Ēavolli ishte ajo qė Pagarushėn e pagėzoi me epitetin institucion.
“Ajo ėshtė institucion, me tė cilin kombi duhet tė mburret qė e ka”, ėshtė shprehur Ēavolli, teksa Shahindere Berlajolli, Pagarushėn e ka cilėsuar “letėrnjoftimin kryesor tė identitetit kombėtar”.
Ndryshe, iniciativa pėr ndarjen e ēmimi “Artiste e merituar”, si edhe organizimi i gala koncertit kanė ardhur nga Radiotelevizioni Publik i Kosovės.Faleminderit pėr rekomandimin




Faleminderit nga miqet per ftese, faleminderit realizuesit e kesaj mbremje...Do te mbetet ne kujtimet e mia si nje mbremje e paharrueshme ...

Siq e ceku dhe vet artistja e madhe,shpresojme dhe ne se,do te behet trashigimi qmimi qe muar Nexhmije Pagarusha dhe per artistat tane te tjere,te merituar.
__________________
Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė. (Xhorxha O’kife)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shqiptare_ne_Turqi : 24-05-10 nė 10:13
Shqiptare_ne_Turqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė