Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-05-10, 16:09   #34
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Arrestohen pes Vehabi nė Prizren

Qe kush jane vehabomagjupet...


Mulla Osmani, mė sulmuan vehabistėt

Nga K.GASHI & V.PREBREZA
Vetėm 10 minuta para se tė fillonte falja e xhumasė, nė xhamin e Zabelit kishte filluar njė grindje rreth emėrimit tė imamit tė kėsaj xhamie. Nė kohėn kur duhej tė fillonte falja, xhemati i xhamisė kishte sulmuar deri nė alivanosje Osman Musliun, kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame pėr Drenas. Mulla Osmani, si pasojė e goditjeve nga mė shumė se 10 veta, ka marrė lėndime tė rėnda nė fytyrė dhe nė kokė, ka tė thyer dorėn dhe disa brinjė. Lėndime nga kjo ngjarje kanė marrė edhe kryetari i fshatit tė Zabelit, si dhe njė qytetar tjetėr, i cili kishe hyrė pėr t’i ndarė. Pėr ta vėnė gjendjen nė kontroll ishin nevojitur mė tepėr se 30 policė. Janė arrestuar disa nga personat qė e kryen sulmin. Mulla Osman Musliu rrėfen pėr “Kosova Sot” atė ēfarė ngjau tė premten nė mesditė nė xhaminė e Zabelit, si dhe faktet e tjera, tė cilat ai beson se i kanė paraprirė kėsaj ngjarjeje. Osmani flet publikisht pėr rrezikun e vehabizmit dhe pėr masat tė cilat duhet tė merren urgjentisht pėr ta shpėtuar Kosovėn nga kėto rryma, siē i quan ai ekstremiste.

Vehabistėt, rreziku mė i madh i Kosovės
Pėr rrėmujėn e tė premtes nė xhaminė e Zabelit, ai fajėson vehabistėt dhe ekstremistėt, qė, sipas tij, janė rreziku kryesor i Kosovės, madje mė rrezik se vetė problemi i Mitrovicės. “E di qė kėtė organizim qė ma kanė bėrė disa nga kolegėt e mi, duke filluar nga Kryesia e Bashkėsisė Islame e deri te kėta pėrreth qė i kam. Nė veēanti ėshtė imami i xhamisė sė Krajovės, Bahri Hoxha, pėr tė cilin ne kemi kėrkuar tė shkarkohet, pasi ai nuk e njeh Bashkėsinė Islame tė Kosovė nuk i paguan ‘vitrat” e as nuk vjen asnjėherė nė mbledhjet tona”, u shpreh Mulla Osmani. “Ai ėshtė vetėm njė organizator, i cili bėn organizime jashtė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Drenasit, dhe pėr atė ne kemi propozuar qė tė largohet. Ai njeri e ka organizuar edhe xhaminė nė Gllobarė, tė cilėn po mundohet ta marrė pėr vete, si dhe xhaminė Zabelit ,tė cilėn e kanė pasur”.
Gjithēka kishte filluar pasi Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Drenas kishte pėr tė caktuar njė imam pėr xhamin e Zabelit, pasi qė imami i mėparshėm i kėsaj xhamie ka ndėrruar jetė disa javė mė parė.
Sipas Mulla Osmanit, konflikti ka ardhur, pasi disa njerėz kanė dashur qė ta marrin nė dorė edhe xhaminė e Zabelit dhe tė njėjtėn ta bėjnė si xhaminė e Morinės, e cila, sipas Osmanit, nuk i jep llogari Bashkėsisė Islame tė Kosovės. “Pėr xhaminė e Zabelit, i kemi pasur disa shenja se po duan ta bėjnė si xhaminė e Morinės”, rrėfen Mulla Osmani. Ai theksin se xhamia e Morinės ėshtė me famė dhe njihet nė krejt Kosovėn. “Pėr kėtė xhami e di edhe KFOR-i dhe ndėrkombėtarėt, aty ėshtė njė hoxhė qė askush s’e di ēka ėshtė, as ēka bėn. Ajo xhami nuk ėshtė nė kuadėr tė Bashkėsisė Islame, dhe unė mendoj se ajo xhami ėshtė burim i tė gjitha tė zezave nė Drenicė”, thekson Osmani. Ai beson se i tėrė skenari i rrahjes dhe i poshtėrimit tė tij ėshtė skenar i pėrgatitur nga shkolla e kėsaj xhamie. “Unė kam folur shumė pėr imamin e asaj xhamie. Ai imam nuk e di sa pasaporta i ka, nuk e di nga financohet, por ai shpėrndan ndihma, shpėrndanė mish. Burimi qė unė jam rreh ėshtė aty nga mėsimet e asaj xhamie”.

Emėrimi i imamit tė xhamisė sė Zabelit
Osmani rrėfen edhe pėr mėnyrėn se si e kanė emėruar imamin e xhamisė sė Zabelit. Sipas tij, kundėr kėtij emėrimi ka qenė vetėm kryeimami i Drenasit, pėr tė cilin Osmani beson se e ka favorizuar Bahri Hoxhėn. Imamin i xhamisė sė Zabelit e kemi zgjedhur me gjashtė vota pro dhe njė kundėr. “Kur e kemi zgjedhur atėherė kryeimami i Drenasit nuk ka pranua me shku me e prezantu imamin nė Zabel. Sipas rregullores, kryeimami duhet tė shkojė me prezantu hoxhėn, por ai kėtė radhė nuk ka shku, se ai ėshtė i lidhur me Bahri Hoxhėn, i cili ėshtė imam nė Krajkovė, por ka dashur tė shkojė nė Zabel”. Pasi kishte pasur kusht tė shkojė dhe ta prezantojė hoxhėn e ri nė Zabel, Osmani vendos vetė qė tė shkojė dhe ta kryejė kėtė traditė. “Nė momentin qė kemi hyrė nė xhami (nė xhamin e Zabelit), ėshtė ēuar nė kėmbė njė haxhi Emrushi edhe ka piskatur: Xhematė, kush jeni pėr Bahri Hoxhėn. Edhe ata kanė thėnė pėr Bahri Hoxhėn, dhe m’u kanė drejtuar me fjalėt “…Dil jashtė…pis…”. Ju kam thanė uluni tė bisedojmė, por ata mė kanė thėnė: “Dil jashtė, ti je Hasmi i Dilit dhe mė kanė sulmuar dy pleq me fjalė”, rrėfen Osmani. Sipas tij, 90% e njerėzve tė pranishėm nė xhami nuk kanė qenė banorė tė fshatit Zabel. Osmani shton se ata njerėz qė kishin ardhur nga mbarė Drenica atė ditė nė xhami nuk kanė guxuar ta sulmojnė drejtpėrsėdrejti. “Me tentu mem ra ėshtė mundu njėfarė Shefqet Krasniqi, dhe ka hyrė njėri nga xhemati nė mes pėr me na nda, pastaj atij i kanė ra. Nė ato momente ka hyrė edhe administratori i fshatit, duke kėrkuar qė tė qetėsohet gjendja, ata e kanė sulmu edhe kryetarin e katundit, edhe e kanė rreh e kanė shtre pėrtokė, e kanė rreh edhe ma shumė se mu”, rrėfen Mula Osmani. Ai shton se sulmuesit, pasi kanė pėrfunduar me rrahjen e administratorit tė fshatit iu kanė vėrsulur edhe personit i cili kishte hyrė nė mes pėr t’i ndarė e pėr t’ia lėnė nė fund radhėn Mulla Osmanit.

“Mua nuk guxojke kėrkush me m’u sul i pari, unė ju thashė nėse e kini mendjen me mė ra kini kujdes kush um bjen i pari. Ata m’u kanė afru, dhe kinse po mundohen mem qit jashtė mė kanė hallakat nėpėr bel, pėr tė shikuar se a jam i armatosur. Dhe kur e kanė pa qė jam i paarmatosur, nė ato momente mė ka ardhur goditja nė fytyrė”, rrėfen Mulla Osmani. Ai shton se nė ato momente i ka humbur vetėdija, por i ėshtė kthyer sėrish nga tė rėnat e tjera, tė cilat e kanė pasuar goditjen e parė. “Kam ra pėrtokė dhe mė ka hupė vetėdija, por goditjet e tjera ma kanė kthy vetėdijen kur jom qu, e kom pa qė jenė kanė rreth 15 veta duke mė sjellė shqelma. Kam arrit tė dal, dhe tė hipi nė makinė dhe kur kam dalė nė rrugė pėr nė Drenas i kam takuar policinė. Por, pėr fat tė keq, atė ditė policia e Drenasit i kish pasur nė dispozicion vetėm dy vetura, pėr shkak se e mbajnė edhe Graēanicėn”,vazhdon rrėfimin e tij Osmani. “Jam kthyer me policinė te xhamia nė Zabel, sė bashku me komandantin e policisė, por edhe atij i kanė bėrė rezistencė. Pas disa minutave kanė ardhur edhe 30-40 policė me vetura civile dhe e kanė bllokuar xhaminė dhe i kanė arrestuar disa persona.”

Bashkėsia Islame duhet tė marrė masa
Mirėpo, sipas Mulla Osmanit, kėta skenarė janė tė pėrgatitur nga njerėz tė cilėt ai i njeh dhe ditėn kur ai ėshtė sulmuar nuk kanė qenė prezentė nė xhaminė e Zabelit.
Nėse Bashkėsia Islame, sipas Mulla Osmanit, nuk ndėrmerr masa, atėherė ajo vėrteton se pėrkrah personat qė mė kanė rrahur.

“Pėr tė vėrtetuar Naim Tėrnava se ėshtė kundėr tyre, duhet tė marrė masa, ose t’i disiplinojė Shefqetin nga xhamia kryesore nė Prishtinė, e dyta duhet tė hiqet kryeimami i Prishtinės dhe Mazllumin nė Prizren pėr arsye se burim i tė gjitha tė kėqijave ėshtė ai, se ai ėshtė i pari qė ia ka filluar. E treta, nė Pejė duhet tė hiqet Enes Gogaj, i cili i ka hi vorrit tė Haxhi Zekės me ēekiē edhe e dinė mirė Bashkėsia Islame kėtė punė”, shprehet Mulla Osmani, i cili nuk ngurron ta shfaqė frikėn pėr rrezikun qė i kanoset vendit.
“Dyshimet e mėdha tė miat janė se vehabizmi dhe ekstremizmi, pėr tė cilat disa hoxhallarė ngurrojnė t’i quajnė kėshtu, se janė njerėz tė sėmurė psikopatė, njerėz tė cilėt mendojnė ta shkatėrrojnė Bashkėsinė Islame tė Kosovės. Asgjė nuk ėshtė Bashkėsia Islame e Kosovės, por kėta kanė qėllime mė tė mėdha tė na shkaktojnė pasoja probleme kombėtare”.

Duke folur pėr vehabizmin, ai tha se vehabizmi nuk mund t’i pranojė njerėzit rreth vetės. Ata, sipas tij, mendojnė se vetė e kanė mirė dhe askush rreth tyre nuk e ka mirė.

Ai shprehet se sulmi ndaj tij ėshtė gjest qė tregon se vehabistėt po tentojnė tė marrin nė drejtimin e tyre Drenicėn.

“Mulla Osmani nuk ėshtė i sulmuar rastėsisht, ekstremistėt po mundohen ta marrin Drenicėn. Kam njė bindje tė fortė, se nėse merret Drenica shkoi Kosova. Kėtė e them pėr arsye se kėtu nuk ka serbė, nuk ka romė dhe duhet me na shti njė diēka e cila na pėrēan nė mes veti. Kjo ėshtė njė e keqe e madhe e cila i kanoset Drenicės, Kosovės dhe mbarė Shqiptarisė”, shprehet Mulla Osmani lidhur me rastin e sulmit ndaj tij. “Nuk po mė dhemb trupi aq shumė, por o ka mė dhemb shpirt, se prej djeshit kanė qenė 500 veta tė mė shohin. Nuk kam besu kurrė qė do tė sulmohesha nga ‘xhemati” im, sa varrimin e kam kry nė luftė dhe pas saj, ndėrsa mė tepėr se 400 familje i kam pajtuar”, rrėfen Mulla Osmani. “Sot, kur ka ardhur Baca Rifat me Muratin m’u ka dok si ku me ditė ēka…(pushon, i dridhet buza dhe i skuqen sytė kur fol pėr anėtarėt e familjes Jashari), por kur ja kom pa lotėt nė sy atij, jam prek shumė, pėr arsye se 20 anėtarė i ka shti nė dhe, dhe nuk ka kajt”, rrėfen me lot mulla Osmani. Ai nuk ngurron tė tregojė se si ishte ndėr hoxhallarėt e vetėm nė Drenicė, i cili guxoi tė shkojė dhe tė marrė pjesė nė varrimin e Adem Jasharit dhe familjes sė Jasharėve.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 25-05-10 nė 18:58
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė