Shihet qartė se pėrngjitja e Ehl-i Sunnetit me jobesimtarėt idhujtarė, nga ana e wehhabive, ėshtė majft e gabuar. Tė gjitha ajetet qė ata parashtrojnė janė zbritur pėr jobesimtarėt dhe politeistėt idhujtarė. Libri i tyre,
Keshf ul-Shubuhat i shtrembėron kuptimet e ajeteve dhe pėrdor sofizma, duke thėnė se:
"muslimanėt e Ehl-i Sunnetit janė politeistė. Ai rekomandon qė muslimanėt jowehhabi duhen vrarė dhe se prona e tyre duhet plaēkitur".
Hazreti 'Abdullah ibn 'Umeri r.a. transmeton dy hadithe qė thonė:
-
"Ata e kanė braktisur rrugėn e drejtė. Ata u kanė mveshur muslimanėve [kuptimin e ajeteve] qė janė zbritur pėr jobesimtarėt".
-
"Nga ato qė frikėsohem pėr ummetin tim, gjėja mė e tmerrshme ėshtė interpretimi i tyre i Kur'anit sipas opinioneve tė tyre dhe shpjegimeve tė tyre pa vend".
Kėto dy hadithe paralajmėronin shfaqjen e wehhabive dhe faktin se, duke i keqinterpretuar ajetet qė kishin zbritur pėr jobesimtarėt, ata do t'ia vishnin muslimanėve.
Njė tjetėr person qė, duke e kuptuar se Muhammed ibn 'Abdul-Wehabi kishte ide heretike dhe mė vonė do tė bėhej i dėmshėm, e kėshilloi atė ishte Muhammed ibn Sulejman el-Medeni (vdiq nė Medine mė 1194 H./1779), njė nga 'ulematė e mėdhenj tė Medines. Ai ishte jurist shafi'i dhe shkroi shumė libra. Shėnimet e tij pėr librin
et-Tuhfet ul-Muhtaj, njė koment mbi librin
Minhaxh, i dhanė atij famė tė madhe.
Nė librin dy-vėllimėsh
el-Fetawa qė rrėzon wehhabizmin, ai shkruan:
"O Muhammed ibn 'Abdul-Wehhab! Mos i shaj muslimanėt! Pėr hir tė Allahut, po tė kėshilloj. Po, nėse dikush thotė se dikush tjetėr nga Allahu i krijon veprat, thuaja atij tė vėrtetėn! Por ata qė u pėrmbahen mjeteve (wasile) dhe qė besojnė se, si shkaqet ashtu dhe fuqia vepruese nė to janė krijuar nga Allahu, s'mund tė quhen qafirė. Mė mirė tė quhet njė musliman qafir sesa tė gjthė muslimanėt. Ai qė braktis tufėn do shmanget mė kollaj". Ajeti 115 i Sures Nisa' e vėrteton fjalėn time:
{Kush i kundėrvihet tė Dėrguarit, pasi qė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė atė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė Xhehenem. Pėrfundim i keq ėshtė ai}.
Ndonėse wehhabitė kanė njė numėr tė madh parimesh tė gabuara, besimi i tyre mbėshtetet nė tre rrėnjė:
1. Ata thonė se
'ibadetet pėrfshihen nė iman dhe ai qė nuk kryen njė
farz (pėr shembull faljen e namazit nga pėrtacia, ose dhėnien e zekatit nga koprracia, edhe pse e beson se ato janė farze) do tė bėhet jobesimtar
(kafir) dhe ai duhet vrarė dhe pasuria e tij duhet shpėrndarė mes wehhabive.
El-Shehristani shkruan:
"'Ulematė e Ehl-i Sunnetit kanė pohuar njėzėri se ibadetet nuk pėrfshihen nė iman. Ai qė nuk e kryen njė farz pėr shkak tė pėrtacisė, ndonėse e beson qė ėshtė farz, nuk bėhet kafir". Nuk ka patur njėzėshmėri vetėm mbi ata qė nuk kryejnė namazin, sipas medhhebit hanbeli, ai qė nuk e fal namazin pėr shkak tė pėrtacisė, bėhet jobesimtar.
[8] Nė medhhebin hanbeli thuhet se vetėm ai qė nuk fal namazin bėhet jobesimtar. Nuk flitet pėr
ibadete tė tjera. Prandaj, do ishte gabim qė wehhabitė tė konsideroheshin si hanbelitė nė kėtė drejtim.
"Ata qė nuk i pėrkasin asnjėrit prej katėr medhhebeve nuk janė nga Ehl-i Sunneti. Mė parė kemi shpjeguar se as ata qė nuk i pėrkasin Ehl-i Sunnetit s'mund tė jenė hanbeli".
[9]
2. Ata pohojnė se ai qė kėrkon
shefa'at nga shpirtrat e profetėve ose eulijave, apo ua viziton varret dhe lutet duke i konsideruar si ndėrmjetės bėhet
kafir dhe se tė vdekurit nuk kanė kurrfarė perceptimi.
Sikur ai qė i fliste njė tė vdekuri nė varr tė ishte kafir, Pejgamberi ynė s.a., 'ulematė e mėdhenj dhe eulija'tė nuk do tė ishin lutur nė kėtė mėnyrė. Ishte praktikė e Profetit tonė s.a. qė t'i bėnte vizitė Varrezės Bakije nė Medine dhe shehidėve tė Uhudit. Nė tė vėrtetė, nė faqen 485 tė librit
Fet'h ul-Mexhid tė shkruar nga wehhabitė, pohohet se ai i pėrshėndeste dhe fliste me ta.
Pejgamberi a.s. ynė thonte gjithmonė nė lutjet e tij:
"Allahumme inni es'aluke bi-hakki's-sa'ilina 'aleike (O Zoti im, po Tė kėrkoj nė emėr tė atyre qė Ti u ke dhėnė saherė qė Tė kanė kėrkuar)", dhe ka rekomanduar qė tė lutemi kėshtu. Kur shkoi tek Fatime bint Esedi, nėna e Hazreti 'Aliut, me duart e tij tė bekuara tė ngritura lart ai tha:
"Ighfir li-ummi Fatimete bint Esed we wassi' 'alejhe med-helehe bi-hakki nebijjike we'l-enbia'i ledhine min kabli. Inneke erham ur-rahimin. (O Allah! Falja nėnės Fatime bint Esed mėkatet e saja. Zgjeroja vendin ku ndodhet! Pranoje kėtė lutje timen pėr hakkun e Profetit Tėnd dhe tė profetėve qė erdhėn para meje! Vėrtet, Ti je mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!)".
Nė njė hadith tė transmetuar nga Nesa'iu dhe Tirmidhiu, thuhet se:
"Pejgamberi a.s. e urdhėroi njė tė verbėr, qė i kėrkoi tė lutej pėr shėrimin e tij, tė merrte abdes, tė falte dy rekate namaz", dhe atėherė tė thonte:
"Allahumme inni as'aluke we atawaxhxhahu ileike bi nebijjike Muhammedin nebi'r-Rahmeh, ja Muhammedu inni atawaxhxhahu bike ila Rabbi fi haxhatihe dhehi li tekdije li, Allahumme fe-sheffi'hu fijje". Nė kėtė lutje, njeriu i verbėr u urdhėrua ta vendoste Hazreti Muhhamedin si ndėrmjetės qė du'aja e tij tė pranohej. Sahabėt e recitonin shpesh kėtė lutje. Ajo citohet edhe nė librin
el-Hisn ul-Hasin me referencat pėrkatėse dhe, nė shpjegimet e saj, interpretohet
"kthehem drejt Teje nėpėrmjet Pejgamberit Tėnd".
Kėto du'a tregojnė se lejohet tė vendosen ata qė duhen nga Allahu si ndėrmjetės dhe t'i lutemi Allahut
"pėr hir tė tyre".
Shejh 'Ali Mahfudh (v. 1361 H./1942), njė nga ulematė e mėdhenj tė Universitetit tė el-Ez'herit e lavdėron mjaft Ibn Tejmijjen dhe 'Abduhun nė librin e tij
el-Ibda'. Megjithatė, ai gjithashtu shkruan:
"Nuk ėshtė e drejtė tė thuhet se eulija'tė kontrollojnė ēėshtjet e dynjasė pas vdekjes, si p.sh. shėrimin e tė sėmurėve, shpėtimin e atyre qė janė nė prag tė mbytjes, tė ndihmuarit e atyre qė janė pėrballė armikut dhe gjetjen e sendeve tė humbura". Ėshtė e gabuar tė thuhet se:
"ngaqė eulija'tė janė shumė tė mėdhenj, Allahu ua ka lėnė kėto detyra atyre dhe se ata bėjnė ēfarė duan e se ai qė kapet pas tyre nuk do tė humbasė. Mirėpo, ndėr eulija'tė e Tij, Allahu bekon ata qė do Ai, qofshin gjallė a tė vdekur dhe nėpėrmjet kerameteve tė tyre Ai shėron tė sėmurin, shpėton atė qė ėshtė duke u mbytur, ndihmon atė qė ndodhet pėrballė armikut dhe bėn qė gjėrat e humbura tė gjehen". Kjo ėshtė logjike. Edhe Kur'ani na i mėson kėto fakte.
[10]
Hazreti 'Abdul-Ghani en-Nebulusi ka thėnė:
"Njė hadith kudsi, qė Buhariu e transmeton nga Ebu Hureira", tregon:
"Allahu Te'ala ka thėnė: Robėrit e mi nuk Mė afrohen mė shumė sesa nėpėrmjet farzeve. Nėse robėrit e Mi bėjnė ibadete shtesė dashuria Ime pėr ta rritet saqė Unė bėhem veshi me tė cilin dėgjojnė, syri me tė cilin shikojnė, dora me tė cilėn veprojnė dhe kėmba me tė cilėn ecin dhe Unė u jap ēfarėdo qė tė Mė kėrkojnė. Nėse besojnė te Unė, Unė i mbroj ata".
Ibadetet shtesė tė pėrmendura kėtu janė
[siē shkruhet nė komentin e Tahtawiut] sunnetet dhe nafilet e kryera nga ata qė kanė bėrė farzet. Ky hadith tregon se ai qė, pasi ka kryer farzet (adhurimet e detyrueshme), kryen edhe nafile do tė fitojė dashurinė e Allahut dhe lutjet e ti do tė pranohen.
[11]
Qofshin gjallė apo tė vdekur, kur luten pėr tė tjerėt, njerėz tė tillė marrin atė qė kėrkojnė. Ata madje dėgjojnė edhe kur janė tė vdekur. Ashtu sikurse edhe kur ishin gjallė, ata nuk i kthejnė lutėsit mbrapsht me duart bosh, por luten pėr ta. Pėr kėtė arsye, njė hadith pohon:
"Kur jeni nė telashe, kėrkoni ndihmėn e atyre qė janė nė varre!".