Tema: Vehabizmi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-10, 22:28   #7
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vehabizmi

Nė njė hadith tė transmetuar nga Nesa'iu dhe Tirmidhiu, thuhet se: "Pejgamberi a.s. e urdhėroi njė tė verbėr, qė i kėrkoi tė lutej pėr shėrimin e tij, tė merrte abdes, tė falte dy rekate namaz", dhe atėherė tė thonte: "Allahumme inni as'aluke we atawaxhxhahu ileike bi nebijjike Muhammedin nebi'r-Rahmeh, ja Muhammedu inni atawaxhxhahu bike ila Rabbi fi haxhatihe dhehi li tekdije li, Allahumme fe-sheffi'hu fijje". Nė kėtė lutje, njeriu i verbėr u urdhėrua ta vendoste Hazreti Muhhamedin si ndėrmjetės qė du'aja e tij tė pranohej. Sahabėt e recitonin shpesh kėtė lutje. Ajo citohet edhe nė librin el-Hisn ul-Hasin me referencat pėrkatėse dhe, nė shpjegimet e saj, interpretohet "kthehem drejt Teje nėpėrmjet Pejgamberit Tėnd".

Kėto du'a tregojnė se lejohet tė vendosen ata qė duhen nga Allahu si ndėrmjetės dhe t'i lutemi Allahut "pėr hir tė tyre".

Shejh 'Ali Mahfudh (v. 1361 H./1942), njė nga ulematė e mėdhenj tė Universitetit tė el-Ez'herit e lavdėron mjaft Ibn Tejmijjen dhe 'Abduhun nė librin e tij el-Ibda'. Megjithatė, ai gjithashtu shkruan: "Nuk ėshtė e drejtė tė thuhet se eulija'tė kontrollojnė ēėshtjet e dynjasė pas vdekjes, si p.sh. shėrimin e tė sėmurėve, shpėtimin e atyre qė janė nė prag tė mbytjes, tė ndihmuarit e atyre qė janė pėrballė armikut dhe gjetjen e sendeve tė humbura". Ėshtė e gabuar tė thuhet se: "ngaqė eulija'tė janė shumė tė mėdhenj, Allahu ua ka lėnė kėto detyra atyre dhe se ata bėjnė ēfarė duan e se ai qė kapet pas tyre nuk do tė humbasė. Mirėpo, ndėr eulija'tė e Tij, Allahu bekon ata qė do Ai, qofshin gjallė a tė vdekur dhe nėpėrmjet kerameteve tė tyre Ai shėron tė sėmurin, shpėton atė qė ėshtė duke u mbytur, ndihmon atė qė ndodhet pėrballė armikut dhe bėn qė gjėrat e humbura tė gjehen". Kjo ėshtė logjike. Edhe Kur'ani na i mėson kėto fakte. [10]

Hazreti 'Abdul-Ghani en-Nebulusi ka thėnė: "Njė hadith kudsi, qė Buhariu e transmeton nga Ebu Hureira", tregon: "Allahu Te'ala ka thėnė: Robėrit e mi nuk Mė afrohen mė shumė sesa nėpėrmjet farzeve. Nėse robėrit e Mi bėjnė ibadete shtesė dashuria Ime pėr ta rritet saqė Unė bėhem veshi me tė cilin dėgjojnė, syri me tė cilin shikojnė, dora me tė cilėn veprojnė dhe kėmba me tė cilėn ecin dhe Unė u jap ēfarėdo qė tė Mė kėrkojnė. Nėse besojnė te Unė, Unė i mbroj ata". Ibadetet shtesė tė pėrmendura kėtu janė [siē shkruhet nė komentin e Tahtawiut] sunnetet dhe nafilet e kryera nga ata qė kanė bėrė farzet. Ky hadith tregon se ai qė, pasi ka kryer farzet (adhurimet e detyrueshme), kryen edhe nafile do tė fitojė dashurinė e Allahut dhe lutjet e ti do tė pranohen. [11]

Qofshin gjallė apo tė vdekur, kur luten pėr tė tjerėt, njerėz tė tillė marrin atė qė kėrkojnė. Ata madje dėgjojnė edhe kur janė tė vdekur. Ashtu sikurse edhe kur ishin gjallė, ata nuk i kthejnė lutėsit mbrapsht me duart bosh, por luten pėr ta. Pėr kėtė arsye, njė hadith pohon: "Kur jeni nė telashe, kėrkoni ndihmėn e atyre qė janė nė varre!".

Nė tė vėrtetė, Muslimanėt mbeten akoma muslimanė kur ndodhen nė varr mu ashtu siē janė edhe kur ndodhen nė gjumė. Pejgamberėt janė akoma pejgamberė pas vdekjes mu ashtu siē ishin kur ndodheshin nė gjumė. Sepse, ėshtė shpirti ai qė e bėn dikė musliman apo pejgamber. Kur njeriu vdes, shpirti i tij nuk ndryshon. Ky fakt ėshtė shtjelluar nė librin 'Umdat ul-Aka'id nga imam 'Abdullah en-Nasifi. [12]
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė