Nė tė vėrtetė, nė hadithin
kudsi:
"Tė mos ishe ti, nuk do t'i kisha krijuar qiejt!".
[16] Allahu tregon se Hazreti Muhammedi ėshtė Habibullah (i dashuri i Allahut) dhe se Ai e do atė aq shumė. As njė person i zakonshėm madje nuk do tė refuzonte po t'i kėrkohej tė jepte diēka pėr hir tė tė dashurit tė vet. Pėr dashuruesin ėshtė e lehtė tė bėjė diēka pėr hir tė tė dashurit. Nėse dikush thotė:
"O Allahu im! Pėr hir tė Habibit Tėnd, Muhammedit, po Tė kėrkoj ...", kjo kėrkesė nuk do t'i refuzohet. Mirėpo, ēėshtjet e parėndėsishme tė kėsaj dynjaje nuk janė tė denja pėr tė kėrkuar hirin e Resulullahit si mjet.
[17]
Sejjid Ahmed ibn Zeini Dehlani, myfti i Mekės, ishte 'alim i madh dhe Shejh el-Khutaba' i medhhebit shafi'i, i cili shkroi vepra tė shumta. Ai shpjegoi qėllimet e vėrteta tė wehhabive dhe vėrtetoi pėrmes ajetesh dhe hadithesh se ata ishin tė devijuar, pikėrisht nė librat e tij
Khulasat ul-Kelam fi Bejani Umara'i beled ul-Haram, Fi'r-Raddi 'ala'l-Wehhabijjeti atba'u Medhhebi Ibn Tejmijje dhe ed-Durar us-Senijje fi'r Raddi 'ala'l-Wehhabijje.
Nė veprėn
Khulasat ul-Kelam, ai tregoi se si wehhabitė i mashtronin muslimanėt e paditur dhe ua hodhi poshtė njė nga njė tė gjitha pretendimet. Ai e vėrtetoi se fjalėt e tyre ishin gėnjeshtra dhe shpifje. Ai shkruan:
"Ėshtė e e pranueshme dhe e lejueshme tė lutesh me ndėrmjetėsimin e Resulullahut a.s. kur ai ėshtė i vdekur, ashtu siē bėhej kur ai ishte gjallė". Po ashtu, nė hadithe tregohet se lejohet lutja me ndėrmjetėsimin e eulija've dhe muslimanėve tė devotshėm.
[18] 'Ulematė e Ehl-i Sunnetit thonė, se:
"vetėm Allahu ėshtė Ai qė jep efektshmėrinė, qė krijon, sajon, bėn dobi ose dėm dhe asgjėson. Ai nuk ka shok. As profetėt e as ndonjė person tjetėr i gjallė a i vdekur nuk mund tė krijojnė efektshmėri, dėm apo dobi. Mirėpo, duke qenė se ata janė shėrbėtorėt e dashur tė Allahut, ne kėrkojmė bekime pėrmes tyre". Wehhabitė besojnė se tė gjallėt kanė efekt por tė vdekurit jo.
Nė faqet 70, 77, 98, 104, 239, 248, 323, 503 e 504 tė librit
Fet'h ul-Mexhid shkruhet:
"Ai qė kėrkon njė person tė vdekur ose njė person tė gjallė qė nuk ėshtė i pranishėm, pėr diēka, bėhet mushrik. Njeriut mund t'i kėrkohet vetėm ajo qė ėshtė brenda aftėsisė sė tij. Nuk lejohet tė kėrkohet ajo qė ėshtė vetėm nė Fuqinė e Allahut". Nė faqen 70, shkruhet:
"Njė person i gjallė mund tė lutet pėr gjėrat qė i janė kėrkuar dhe Allahu ia pranon du'anė dhe e krijon atė gjė. T'i kėrkosh njė tė vdekuri ose njė tė papranishmi do tė thotė t'i kėrkosh atė qė nuk ėshtė nė fuqinė e tij, ēka pėrbėn shirk". Nė faqen 136, shkruhet:
"Tė kėrkosh bekime me varret e salihinėve ėshtė shirk tamam si adhurimi i Latit e i Menatit". Nė faqen 208, shkruhet:
"Ėshtė shirk t'u kėrkohet tė vdekurve ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ose t'i kėrkojmė njė tė vdekuri pa u lejuar nga Allahu dhe ata nuk janė vendosur si ndėrmjetės. Kushti i ndėrmjetėsimit ėshtė imani. Por njeriu qė u kėrkon tė vdekurve tė ndėrmjetėsojnė ėshtė mushrik. Kjo e pamundėson ndėrmjetėsimin".