Hazreti Jusuf en-Nabhani, i hedh poshtė kėto gėnjeshtra nė shumė vende tė librit tė tij mbi wehhabizmin:
"Imam Zejn ul-'Abidini r.a. nuk e ka ndaluar zijaretin e varrit tė bekuar tė Pejgamberit s.a. por ai ka ndaluar sjelljet e papėrshtatshme dhe tė palejuara gjatė vizitimit". Nipi i tij, Imam Xhafer es-Sadiku, e kishte zakon ta vizitonte varrin e Pejgamberit s.a. dhe, duke qėndruar pranė shtyllės nga ana e Raudasė, ai pėrshėndeste dhe thoshte:
"Koka e tij e bekuar ėshtė nga kjo anė". Thėnia:
"Mos e bėni varrin tim vend bajrami", d.t.th.
"Mos ma vizitoni varrin vetėm nė ditė tė caktuara si ditėt e Bajramit. Vizitomėni ēdo herė".
[23]
Ebu 'Abdullah el-Kurtubi shkruan nė veprėn e tij
et-Tedhkire se:
"Veprat e ummetit tė Pejgamberit i pėrcillen atij ēdo mėngjes dhe mbrėmje". (fq. 88, 106). Gjatė vizitės sė tij te varri i Pejgamberit, kalifi Mensur e pyeti Imam Malikun:
"A duhet tė sillem me fytyrė nga varri apo nga kibla?", Imam Maliku u pėrgjigj:
"Si mund ta kthesh fytyrėn mėnjanė nga Resulullahu? Ai ėshtė shkaku i faljes tėndė dhe tė babait tėnd, Ademit.", (fq. 89, 116) Hadithi:
"vizitojini varrezat!", pėrbėn njė urdhėr. Nėse gjatė vizitės kryhet ndonjė haram, atėherė nuk ėshtė vizita ajo qė duhet ndaluar, por harami, (fq. 92). Imam Newewiu thotė nė veprėn e tij
Edhker:
"Ėshtė sunnet tė vizitohen varreza e Pejgamberit dhe ato tė muslimanėve tė devotshėm dhe tė qėndrohet njė kohė tė gjatė nė vende tė tilla zijareti", (fq. 98). Nė veprėn e tij
Fet'h ul-Kadir, Ibn Humami citon hadithin e cituar nga Dar Kutniu dhe el-Bezzari qė thotė:
"Nėse dikush mė viziton vetėm me nijet pėr tė mė bėrė vizitė dhe pėr tė mos bėrė asgjė tjetėr, ai ka tė drejtė tė marrė ndėrmjetėsimin tim nė Ditėn e Gjykimit", (fq. 100).
Allahu i ka favorizuar eulijatė me keramete. Kerametet e tyre dėshmohen shpesh edhe pas vdekjes sė tyre. Ata kanė aftėsinė tė bėjnė dobi edhe pas vdekjes. Lejohet kėrkimi i shefa'atit tė tyre tek Allahu. Por ndihma e tyre duhet kėrkuar nė mėnyrė tė ligjshme. Nuk lejohet tė thuhet:
"Do tė jap kaq ... pėr ty nėse mė jep atė qė kėrkoj", ose
"nėse ma shėron tė afėrmin e sėmurė", siē bėjnė mjaft shpesh tė paditurit. Megjithatė, kjo nuk mund tė konsiderohet si veprim qė shpie nė kufr ose shirk, sepse as injoranti mė i madh nuk mendon se eulijatė mund tė krijojnė. Ata kėrkojnė qė eulijatė tė jenė shkaku nė krijimin e Allahut. Ata mendojnė se eulijatė janė krijesa njerėzore qė Allahu i do, ndaj dhe thonė:
"Lutju Allahut tė mė dhurojė atė qė kėrkoj! Ai nuk do tė ta refuzojė lutjen".
Ē'ėshtė e vėrteta, Resulullahu ka thėnė:
"Shumė njerėz konsiderohen tė ulėt nė status dhe tė pavlerė, por ata janė krijesat e dashura tė Allahut. Kur ata dėshirojnė tė bėjnė diēka, Allahu e krijon atė patjetėr. Ky hadith citohet edhe nė faqe 381 tė librit wehhabist Fet'h ul-Mexhid. Pikėrisht nė bindje tė haditheve tė tilla, muslimanėt", u kėrkojnė eulijave tė ndėrmjetėsojnė. Imam Ahmedi, Shafi'iu, Maliku dhe Imam-i a'zam Ebu Hanifja kanė thėnė se ishte
xhaiz (e mundur, e lejuar) qė tė merrej
berekeh (bekim) nėpėrmjet varreve tė tė devotshmėve. Ata qė thonė se janė tė Ehl-i Sunnetit ose qė i pėrkasin njėrit prej medhhebeve tė tij duhet tė veprojnė sipas asaj qė kanė thėnė ata Imamė. Nė rast tė kundėrt, mund tė shihet se ata nuk janė nga Ehl-i Sunneti por gėnjeshtarė, (fq. 118).
Lidhur me temėn e shkuarjes nė haxh nė emėr tė dikujt tjetėr, nė librin
el-Fetawa el-Hindijje [24] shkruhet:
"Lejohet qė sevabi i njė ibadeti t'i kushtohet dikujt. Prandaj, sevabi i namazit, agjėrimit, haxhit ose kėndimit tė Kur'anit, dhikrit, vizitės sė varreve tė profetėve, shehidėve dhe muslimanėve tė devotshėm, ose dhėnies sė qefinit pėr tė mbėshtjellė tė vdekurin dhe tė gjitha bamirėsitė dhe veprat e mira mund t'i kushtohen dikujt".
Edhe nga ky citim mund tė kuptohet se tė vizituarit e varreve tė eulijave sjell sevabe. Mirėpo, wehhabitė thonė:
"Ndėrtimi i njė kubeje mbi njė varr, ndezja e kandilėve pėr ata qė vizitojnė tyrbet dhe shėrbejnė nė to dhe dhėnia lėmoshė pėr shpirtrat e tė vdekurve shkakton kufr dhe shirk. Banorėt e Harameinit (Mekės dhe Medines) kanė adhuruar kube dhe mure deri tani".
Ndėrtimi i njė kubeje mbi njė varr ėshtė
haram nėse bėhet pėr t'u dukur ose pėr zbukurim. Nėse bėhet pėr tė mbrojtur varrin nga rrėnimi, ėshtė mekruh. Nėse bėhet nga frika se njė hajdut ose kafshė mund tė hyjė brenda, ėshtė e lejueshme. Por nuk duhet bėrė vend vizitimi, d.m.th. nuk duhet thėnė se ai vend duhet vizituar nė kohė tė caktuara, mirėpo, duhet kėrkuar
tewessul dhe recituar Kur'an pėr tė vdekurin kur kalojmė pranė njė varri.