Tema: Vehabizmi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-10, 22:37   #7
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vehabizmi

Nė librat e mi tė ndryshėm, kam parashtruar pėrgjigjet e dhėna nga dijetarėt muslimanė ndaj talljeve tė tilla pėrēmuese tė wehhabive drejtuar muslimanėve tė Ehl-i Sunnetit. Ajo qė vijon ėshtė pėrkthyer nga libri el-Usul ul-Arba'a fi Tardid el-Wehhabijje, pėr t'i treguar lexuesit symprehtė se wehhabitė mashtrojnė dhe devijojnė veten dhe kėrkojnė t'i ēojnė muslimanėt nė shkatėrrim: "Kur'ani, Hadithi, thėniet dhe veprat e selef us-salihin dhe argumentet e shumicės sė 'ulemave tregojnė se lejohet t'i tregohet ta'zim (respekt, nderim) dikujt tjetėr veē Allahut". Ajeti i 32 i Sures el-Haxhxh thotė: {Kush respekton (ju'azzim) shenjat e Allahut, ajo ėshtė nga devotshmėria e zemrave}. Sha'a'ir do tė thotė "shenja, tregues". Hazreti 'Abdul-Hakk ed-Dehlawi ka thėnė: "Sha'a'ir ėshtė shumėsi i sha'ire, qė d.t.th. tregues ('alame). Gjithēka qė, kur e shikojmė, na kujton Allahun Te'ala ėshtė njė tregues (shenjė) e Allahut Te'ala". Ajeti 158 i Sures el-Bekare thotė: {Safa dhe Merve janė nga shenjat (sha'a'ir) e Allahut.} Siē kuptohet nga ky ajet, kodrat e Safasė dhe Merves nuk janė shenjat e vetme tė Allahut Te'ala. Ka shenja tė tjera gjithashtu dhe kėtu nuk futen vetėm vendet e ngjashme me to si Muzdelife dhe Mina. Shah Waliullah ed-Dehlawi thotė nė faqen 69 tė librit tė tij Huxhxhetullahil Beligha: "Shenjat mė tė mėdha tė Allahut Te'ala janė katėr: Kur'ani, Qabja, Profeti dhe namazi".

Dhe nė faqen 30 tė librit tė tij Altaf ul-Kuds, ai thotė: "Tė duash shenjat e Allahut Te'ala do tė thotė tė duash gjithēka qė tė kujton Allahun Te'ala. Tė duash eulijatė e Allahut ėshtė njėlloj". [27]

Prandaj, edhe eulijatė janė nga shenjat e Allahut. Ndėrkohė qė dy kodrat pranė Mesxhid ul-Haramit nė Mekė, Safaja dhe Merveja, midis tė cilave nėna e Profetit Ismail, Hazreti Haxhirja kishte vrapuar, janė ndėr shenjat e Allahut Te'ala dhe na bėjnė ta kujtojmė atė nėnė tė bekuar, pse s'u dashka qė vendet ku Pejgamberi Hazreti Muhammed a.s. - qė ėshtė mė i epėrmi i tė gjitha krijesave dhe i Dashuri (Habib) i Allahut Te'ala - ėshtė lindur dhe rritur dhe vendet ku ai ka adhuruar Zotin, ėshtė shpėrngulur, ka falur namaz dhe ka ndėrruar jetė dhe varri i tij i bekuar dhe vendet e familjes dhe shokėve tė tij tė numėrohen si shenja? Pėrse i shkatėrrojnė wehhabitė kėto vende?

Duke lexuar Kur'anin drejt dhe me vėmendje, shihet lehtė se shumė ajete shprehin ta'zim pėr Resulullahun. Nė Suren Huxhurat, thuhet: {O besimtarė, mos bėni asgjė para Zotit e tė Dėrguarit tė Tij ... O besimtarė, mos e ngritni zėrin mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij si i ngėrmoheni njėri-tjetrit e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Atyre qė ulin zėrat pranė tė Dėrguarit tė Allahut, Allahu ua ka pėrshtatur zemrat pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh. Ata qė tė thėrrasin pėrtej mureve (o Muhammed), shumica e tyre nuk kuptojnė. E sikur tė bėnin durim gjersa tė dilje ti vetė, do tė ishte mė edukative pėr ta ...} (1-5).

Ai qė i lexon dhe thellohet mirė mbi kėto pesė ajete, e sheh qartė se sa e lavdėron Allahu Te'ala ta'zimin e treguar ndaj Pejgamberit tė Tij tė Dashur dhe sa me ngulm e urdhėron Ai ummetin qė tė jetė respektues e modest ndaj tij. Shkalla e kėsaj rėndėsie mund tė gjykohet nga ajeti se shpėrblimi i tė gjitha veprave tė atyre qė do tė ngrinin zėrin para tij do tė shuhej. Kėto ajete shprehin dėnim ndaj shtatėdhjetė vetave nga fisi i Banu Temimit, tė cilėt e kishin thirrur Pejgamberin duke bėrtitur pahijshėm nga jashta Medines. Sot wehhabitė thonė se ata i pėrkasin fisit tė Banu Temimit. Duhet tė jetė kjo arsyeja pse Pejgamberi s.a. ka thėnė: "Njerėzit e fesadit janė nė Lindje" dhe "Shejtani do tė shkaktojė fitne prej s'andejmi", duke bėrė me shenjė nga Nexhdi. Njė tjetėr emėr i pėrdorur pėr wehhabitė ėshtė "nexhdas", sepse ata kanė mbushur Nexhdin. Fitneja e parashikuar nė hadithin e mėsipėrm u shfaq pas 12 shekujsh: "wehhabitė dolėn nga Nexhdi nėpėr Hixhaz dhe plaēkitėn pasuritė e muslimanėve, vranė burrat dhe robėruan gratė e fėmijėt. Ata kryen ligėsi tė mėdha qė as paganėt nuk i kanė kryer".
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė