m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Arrestohen pes Vehabi nė Prizren
***
Ja si luftohet "irredentizmi, nacionalizmi, secesionizmi" i shekullit 21...
...njesoj sikur ne vitet e 80-ta.
Dont panic, Im muslim
Nė Prizren, para ca ditėsh u krye njė akcion i furishėm i policisė i koduar me emrin Renea nė tė cilėn morėn pjesė 120 policė, me ērast prangosėn 5 persona tė ashtuquajtur vehabi me dyshimin e bazuar nė armėmbajtje pa leje dhe pregaditjes sė veprave penale tė shkaktimit tė rrezikut tė pėrgjithshėm. Dyshohet edhe se tė arrestuarit janė anėtarė tė ShoqatėsSinqeriteti dhe kanė lidhje me ta, dhe se disa prej tyre kanė marrė pjesė nė njė samit islamik nė Bosnjė dhe se mund tė jenė tė involvuar edhe nė sulmin dhe rrahjen e Besim Ajetit, njė tė konvertuari protestant.
Mediat e caktuara elektronike dhe tė shkruara e pėrcollėn me pompozitet maksimal lajmin, dhe se disa ditė me rradhė i informonin lexuesit dhe shikuesit me aksionin e kryer nė fjalė. Kjo me dashje, a pa dashje, me qėllim tė tėrhjeqjes sė vėmendjes sė opinionit tė gjerė kombėtar dhe ndėrkombėtar nga aktualitetet momentale me tė cilėt ėshtė duke u ballafaquar pėr momentin Kosova, sikurse qė janė, krimi i organizuar, korrupsioni, situata e vėshtirė ekonomike, e mbi tė gjitha situata politike e ndjerė nė pjesėn veriore tė Kosovės, ku Koshtunica me kompaninė e vet bėnė fushatė elektorale sikurse tė ishte nė bahēe tė babės sė vet.
Sjellja e policisė gjatė aksionit nė fjalė nė momente tė caktuara ishte joprofesionale dhe shumė e ashpėr, duke ndėrhyrė me forcė e demoluar dyert e hyrjes , me ērast ka lėnė trauma dhe pasoja nė mesin e familjarėve, e posaēėrisht nė bashkėshorten e njė tė dyshuari, e cila ishte me foshnjėn njėmuajshe, poashtu ka pėsuar pa pikė faji edhe njė kalimtar i rastit i cili nė atė moment ishte duke kaluar pranė ShoqatėsSinqeriteti, duke mos ditur se ēėshtė duke ndodhur. Kjo me tė vėrtetė ka lėnė njė njollė tė keqe nė sytė e qytetarėve dhe familjarėve pėr njė shėrbim profesional tė policisė tė Republikės sė Kosovės.
Edhe pse gjatė bastisjes tek tė dyshuarit ėshtė gjetur nga armatimi, njė pushkė ajrore, njė pushkė gjuetie, njė pistolet, njė pushkė e ēmomtuar karabin dhe njė kallash, pajisje tė ndryshme tė gjuetisė, thikė, dylbi, jeleka, uniformė, suvenire, etj, edhe pse pėr disa armė tė tilla kanė poseduar leje apo edhe kanė aplikuar pėr leje. Kjo nuk ėshtė hera e parė, por lirisht mund tė themi se ka pasė me dhjetėra apo edhe qindra raste tė gjetjes sė armėve me leje apo pa leje gjithandej Kosovės.Por, krahas tyre janė konfiskuar pėr momentin edhe CD-ja, DVD tė Kuranit dhe tė tjera, si kompjuterė, llaptopa, telefona celularė, si tė dyshimtė dhe me rrezikshmėri tė lartė, e kėto pajisje elektronike mund tė gjenden pothuajse nė tė gjitha shtėpitė, banesat, apo nėpėr zyret, kudo nė Kosovė.
Se qenkan anėtarė apo kanė pas lidhje me Shoqatėn Sinqeriteti na qenka e dyshimtė dhe e rrezikshme, dua tė ceki vetėm nenin 3 al.1 tė Ligjit pėr lirinė e asociimit nė organizatat joqeveritare tė Kosovės, e qė si tė tilla janė me qindra e mijėra OJQ tė regjistruara nė Kosovė, ku thuhet: Ēdo person nė Kosovė gėzon tė drejtėn e plotė pėr tu asociua dhe tė themelojė OJQ-nė, apo neni 5 al.2 i cili thotė: Shoqata ėshtė njė organizatė e anėtarėsisė. Shoqatėn mund tė themelojė tė paktėn 3 ose mė shumė persona. Nė rast se qenka e dyshimtė tė jesh anėtar i njė shoqate atėhere, shumica e kosovarėve si tė tillė dalin se janė tė dyshimtė, pasi qė ēdo njeri prej nesh ėshtė anėtar i njė shoqate ēfardo qoftė ajo.
Dyshimi se kanė marrė pjesė disa tė arrestuar nė njė samit islamik nė Bosnjė, bie ndesh me nenin 13 al.1 e 2 tė Deklaratės sė pėrgjithshme mbi tė drejtat njerėzore e cila thotė: Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė qarkullimit dhe banimit brenda kufijve tė ēdo shteti.Gjithkush ka tė drejtė tė largohet nga cilido vend qoftė, pėrfshirė kėtu edhe tė vetin, si dhe tė kthehet nė vendin e vet. A thua vallė edhe presidenti i Kosovės z. Fatmir Sejdiu i cili sapo u kthye nga njė samit ekonomik islamik tė mbajtur nė Malejzi, apo edhe tė nesėrmen kur Kosova do tė anėtarėsohet nė Organizatėn e Konferencės Islamike, dhe do tė ftohet tė merr pjesė nė samitin islamik tė saj kryeministri i Kosovės z.Hashim Thaēi, do tė dyshohen pėr pjesėmarrje tė tillė nė samite islamike.
Dyshimi se kėta tė pesė tė arrestuar vehabi mund tė kenė gisht edhe nė rrahjen e Besim Ajetit, njė tė konvertuari protestant, i cili paska deklaruar se mund tė kenė rrahur ekstremistėt islamik edhe pse vetė ai nuk i ka parė, sipas fjalėve tė tij, del se atė vepėr ēdo njeri mund tė kishte bėrė, pa u vėrtetua akoma autorėsia e kryerėsit tė njė vepre tė tillė.
Edhe pse jemi duke jetuar nė shekullin XXI, nė kėto valet e demokracisė, kėto dyshime, sypozime, insinuata pa pasur prova dhe argumente tė tilla, ndėrsa procesi i hetimeve dhe sesioni i gjykimit do tė vėrtetojė se sa janė tė qėndrueshme apo jo, kėto akuza tė tilla, duke marrė parasysh nenin 11 al.1 e 2 e Deklaratės sė pėrgjithshme mbi tė drejtat njerėzore e cili thotė: Kushdo qė ėshtė i akuzuar pėr njė vepėr penale ka tė drejtė tė konsiderohet i pafajshėm deri sa tė vėrtetohet fajėsia nė bazė tė ligjit dhe nė njė proces publik nė tė cilin ka pasur tė gjitha garancitė e duhura pėr mbrojtjen e vet. Asnjeri nuk duhet tė dėnohet pėr veprime ose mosveprime tė cilėt nuk pėrbėjnė njė vepėr penale, sipas ligjeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, nė kohėn kur janė kryer.
Kjo mė pėrkujton vitet e tetėdhjeta, pas demonstratave tė vitit 1981, kur ēdo shqiptar i Kosovės dhe i trojeve tjera shqiptare tė ish Jugosllavisė, prezentohej si i dyshimtė dhe dėnohej pa masė nga gjykatat e atėhershme shtetėrore, edhe pėr njė fjalė mė tė vogėl tė thėnė nė mbrojtje tė kauzulės shqiptare, etiketohej si nacionalist, irredentist, seperatist, kontrarevolucionar, secesionist, armik i pėrbetuar i vėllazėrim bashkimit e lloj-lloj etiketimesh tjera. Tani mjafton tė jesh musliman, pjesėtar i fesė islame, dhe je fajtor kujdestar i shoqėrisė kosovare dhe shqiptare nė pėrgjithėsi dhe je i etiketuar dhe i dyshimtė si ekstremistė, fundamentalist, terroristė dhe si i tillė automatikisht je kundėr pushtetit, shtetit, rregullimit kushtetues si armik potencial i tij. Dua tė pėrkujtoj thėnjėn e tė famshmit Hafiz Ali Korēa:
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet.
Pėrse njė musliman i mirėfilltė shqiptar qė e praktikon dhe e do fenė e vetė, ai patjetėr e do dhe ka obligim tė dojė shtetin e vetė, atdheun e vetė, qoftė Kosova apo Shqipėria, apo shqiptaria nė pėrgjithėsi, dhe se nuk ka as gjasa teorike e lere mė praktike tė jetė armik i atdheut apo shtetit tė vet. Sa pėr ilustrim do tė ceki nenin 18 tė Deklaratės sė pėrgjithme mbi tė drejtat e njeriut i cili thotė: Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit, kjo e drejtė pėrfshinė lirinė e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht besimin ose bindjen e vetė me anė tė dhėnjes sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare, apo nenin 3 tė Ligjit pėr lirinė fetare tė Kosovės i cili thotė:Tė gjithė personat pavarėsisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarėsisht nga pėrkatėsia nė ndonjė bashkėsi fetare ose pjesėmarrje nė ndonjė ceremoni fetare janė tė barabartė para ligjit dhe gėzojnė tė drejta tė njejta nė jetėn civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Tė gjithė personat juridik dhe fizik gėzojnė mbrojtje tė njejtė para ligjit, apo edhe nenin 2 tė Ligjit kundėr diskrinimit nė Kosovė i cili thotė Parimin e trajtimit tė barabartė qė nėnkupton se nuk do tė ketė kurrfarė diskriminimi tė drejtėpėrdrejt apo tė tėrthortė ndaj personit, nė bazė tė gjinisė, moshės, gjendjes martesore, gjuhės, paaftėsisė fizike, apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes, religjionit apo besimit, pėrkatėsisė etnike apo sociale, racės, pronės, lindjes ose statuseve tjera.
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga 4peace : 31-05-10 nė 07:57
|