Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-10, 11:04   #78
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Skandali i Milaim Ze(k)zės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
Kėrkesė pėr falje
Publikisht iu kėrkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithė kolegėve tė mi gazetarė, gjithė atyre qė mė kanė qortuar pėr gabimin e bėrė, tė cilin e pranoj, dhe shikuesve tė emisionit tim, tė cilėt ma kanė dhėnė besimin dhe pėrkrahjen e tyre

Nga OpEd - Tė Tjerė mė 01.06.2010 nė ora 12:32

Milaim Zeka

Ka disa ditė qė nė mėnyrė ēnjerėzore ėshtė nisur njė lojė lugetėrish tė disa gazetarėve tė Kosovės, tė cilėt profesionin e tyre e kanė mėsuar nėpėr bankat e turpshme tė njė mentaliteti tė ndyrė ballkanik.

E gjithė kjo ka filluar pas njė incidenti tė ndodhur nė Aeroportin e Prishtinės, nė mes meje dhe njė kolegeje tė Radio Dukagjinit, tė cilėn nuk e kam njohur dhe as nuk e kam ditur se kush ishte. Doli se ajo vjen nga njė familje shumė e respektuar, pėr ēka mua sinqerisht mė erdhi shumė rėndė, edhe pikėrisht pėr kėtė i kam kėrkuar falje publikisht, asaj dhe familjes sė saj, pėrmes axhės sė saj, tė cilin e kam shok dhe mik.

Dua tė sqaroj me kėtė rast atė qė ndodhi gjatė konferencės. Njė gazetare bėri pyetje rreth fondit tė Fatmir Limajt. Njė tjetėr gazetar kėrceu me njė pyetje tjetėr rreth zgjedhjeve nė Veri tė Mitrovicės. Nė kėtė konferencė kam pritur kryesisht pyetje tė tipit: “Si e cilėsoni vizitėn nė Kuvajt?”, “Ēka iu premtoi mbreti i Kuvajtit rreth pavarėsisė?”, “Kur do pranohet ajo?”, etj., e mandej pasi tė kryhej kjo temė, tė diskutoheshin edhe ēėshtjet tjera. Meqė u prish rendi, thash qė tė pyes edhe unė rreth Eurovizionit, i cili njė natė mė parė kishte filluar nė Oslo tė Norvegjisė. Nė fund tė fundit, publiku ka nevojė tė ketė edhe informacion kulturor, pėrveē informatave tė tjera politiko-debatuese.

Kolegia ime e nderuar u kthye nga unė dhe mė ofendoi me fjalėt: “Kush hamamin je ti bre qė po na pėrzihesh nė pyetje?”, por unė heshta dhe iu pėrgjigja tepėr qetėsisht se pyetja ime ishte po aq e logjikshme sa edhe pyetjet paraprake tė shtruara prej saj.

Mbas pėrfundimit tė kėsaj konference, duke dalė jashtė, pėrsėri jam provokuar dhe pėrsėri kam vazhduar tė flas e tė them se sipas mendimit tim, nuk duhet tė dilet jashtė temave pėr tė cilat mbahet konferenca, sidomos kur nuk ėshtė dhėnė ende asnjė detaj pėr atė temė.

Si pėrfundim, e kam lėshuar atė fjalė fyese, duke e cilėsuar gazetaren dhe njė kolege tė saj si lopė tė Danimarkės, pėr ēka e kam ndier veten shumė keq. Jam ndier dhe ndihem i turpėruar, edhe pse gjithēka ndodhi nė afekt.

Mė sė shumti jam ndier keq, sepse pėrveē se kolege, ato janė edhe femra. Ėshtė pikėrisht kjo gjini pėr tė cilėn unė kam mė sė shumti respekt dhe gjithmonė jam munduar t’i afirmoj vlerat e saj nė shoqėrinė tonė.

Mirėpo, loja e shtrigave, e filluar nga disa “kolegė” tė Kohavisionit, tė cilėt edhe nė tė kaluarėn janė tė njohur pėr linēime, izolime, dėnime mediatike, etj., vazhdoi me Klan Kosovėn dhe me disa gazetarė meskinė, tė tipit Kėrquki.

Ne e dimė si kolegė se ēfarė fjalori pėrdorim mbas konferencave tė shtypit, apo nėpėr redaksitė tona. Ne e dimė secili se kush ēka ėshtė, mirėpo duke respektuar kodin etik tė gazetarisė, asnjėherė nė jetė nuk e kam keqpėrdorur ndonjė bisedė private tė dikujt pėr marketingun tim, siē u keqpėrdor afekti im pėr marketing tė tė tjerėve. Edhe njėherė nėnvizoj faktin se i gjithė incidenti ndodhi pasi kishte pėrfunduar konferenca, ndėrsa kameramanėt e gazetarėt i kishin mbledhur krejt kamerat e mikrofonat dhe ishin nisur tė largoheshin. Pamjet tė cilat mund t’i shihni edhe nė internet janė pėrzgjedhur me njė kujdes shumė tė veēantė, gati-gati tė pėrsosur, nga “kolegėt” e Kohavisionit, ndoshta pėr fatin tim tė keq pasi i kam trajnuar shumė mirė personalisht nė Shkup gjatė viteve ’90.

Publikisht iu kėrkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithė kolegėve tė mi gazetarė, gjithė atyre qė mė kanė qortuar pėr gabimin e bėrė, tė cilin e pranoj, dhe shikuesve tė emisionit tim, tė cilėt ma kanė dhėnė besimin dhe pėrkrahjen e tyre.

Ndėrsa shkrimet e disa gazetarucėve, apo shoqatave tė mjera tė gjoja gazetarėve, as qė mė interesojnė. Fatmirėsisht, ata janė “profesionistė” tė vėrtetė, siē e kanė ndjerė nevojėn ta definojnė mirė edhe nė emrin e tyre, duke u largu kėshtu nga ne, “joprofesionistėt”.

Ėshtė pikėrisht kjo kastė e gazetarėve spekulantė e tė korruptuar deri mbi kokė, tė cilėt e kanė degraduar veten dhe gazetarinė deri nė maksimum, e qė kėrkojnė tė mbulojnė pisllėkun e vet nėpėrmjet linēimeve ndaj tė tjerėve. Kėta njerėz tregojnė se ende besojnė tek zgjidhja e problemit pėrmes linēimeve, diferencimeve apo edhe kėrkesave pėr largime nga puna, si nė vitet ‘80, nė njė kohė kur ekzistojnė gjykatat.

Shpresoj qė kėta gazetarė do ta kėrkojnė edhe dorėheqjen e Bernard Kushnerit, pasi ai e fyeu dhe poshtėroi gazetarin pėr njė pyetje qė ky i fundit ia bėri gjatė vizitės nė Graēanicė.

Gjithashtu shpresoj edhe qė tė qetėsohen shpirtrat e ndezur tė tė gjithė atyre “qytetarėve” tė nderuar, qė e kanė marrė nė inat Milaim Zekėn e pėr pasojė edhe vendardhjen time, Drenicėn - katund.

Mė ka habitur pėr mirė sjellja tepėr korrekte, shumė civile dhe profesionale e Radio Dukagjinit, dhe kryeredaktorit tė saj Feim Kurhasanit, tė cilėt i kanė pasur tė gjitha tė drejtat tė reagonin ndaj incidentit ku ishte pėrfshirė punonjėsja e tyre.

Krejt pėr fund, iu garantoj teleshikuesve tė mi se ashtu sikurse kam pasur guximin deri mė sot tė merrem me tema hulumtuese qė kanė shkelur kallot e shumė njerėzve, tė cilėt sot e fėrkojnė barkun duke u kėnaqur me situatėn ku gjendem, do tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen tė merrem pa kompromis me tė gjitha ato fenomeneve negative qė e prekin shoqėrinė tonė.

Dhashtė Zoti qė politikanė tė tė gjitha partive, por edhe hetues tė EULEX’it t’i hapin dosjet edhe tė ne gazetarėve, pėr tė parė se kush i ka shėrbyer gazetarisė dhe kush korrupsionit dhe mafisė.
..me kete deklarat me doli ky matrapaz situatash-a..?..keshe cfajsim morali-a..!..sa per sy e faqe , keshe de .. fat ka, pasi i gjithe sistemi eshte i tille se e mira e se mires eshte ky fodull eshte dashur te cvishet nga identiteti i pale profesionit qe me ushtron ..edhe ate ne menyre vullnetare e nese jo shkarkim ..
prap si eshte vendi behet kuvendi ..
lind pytja , ky cfasim sa per sy e faqe a mendoni qe e vetedijesoj personin dhe ne radhe te pare ne te ardhmen a do te punoj per nje ngritje te etikes morale dhe kulture qytetare mbrenda vehtes .. tybe une them qe jo ,sepse thjeshte nuk dine ..kjo eshte arma e tyre, aftesi mbrojtese tjeter keta tipa nuk kane ..
p.s.
edhe nje ..kuku qka eshte tuj hjek Euleksi i ngat , bash po me dhimbsen.. sa papaku ja permend emrin e fajet e veta mundohet ti justifikoj duke pritur nga ai zgjidhje ....

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 02-06-10 nė 11:08
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė