Titulli: Burgosja e politikanėve kriminelė, shpėtimi i vetėm pėr Shtetin e Kosovės.
Arrestimi i tė korruptuarve nuk prish stabilitetin politik, por lėnia e tyre nė liri
Prishtinė, 7 qershor Njė proces i gjatė i konsultimeve politike ka arritur njė formulė tė pėrkohshme qė do tia mundėsojė EULEX-it kėsaj jave tia nisė arrestimin e disa zyrtarėve tė dyshuar pėr krim tė organizuar dhe korrupsion, pa pasur destabilizim politik nė Kosovė.
Burime diplomatike i kanė thėnė Kohės Ditore, se procesi konsultues ėshtė udhėhequr nga pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Kosovė, Pieter Feith, dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, por ėshtė ndihmuar edhe nga shtetet mike tė Kosovės. Sipas kėtyre burimeve, pėrderisa Feith e Kermabon kanė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė Bruksel e Uashington, shtetet mike kanė kryer tė shumtėn e punės me Prishtinėn, pėrkatėsisht kryeministrin Thaēi, presidentin Sejdiu dhe partitė opozitare.
Askush nuk ėshtė i interesuar qė barrėn e luftimit tė korrupsionit ta paguajė vetėm njė parti, e as qė Kosova tė mbetet pa udhėheqje politike pėr shkak tė kėtij procesi. Nėse ėshtė e mundur, formula do tė mundėsojė qė tė kuptohet nga opinioni se lufta kundėr korrupsionit nuk ka tė bėjė vetėm me njė parti nė Kosovė, e as vetėm me kėtė qeveri, i ka thėnė gazetės nė kushte anonimiteti njė diplomat evropian i akredituar nė Prishtinė.
Sipas kėtij burimi, EULEX-i nuk do tė ndalet qė tė ndjekė tė gjitha rastet qė mund tė prokurohen, megjithatė, nė fazėn e parė, pra gjatė kėsaj jave dhe gjatė gjithė muajit qershor, pėrēimi i mesazhit tė lartpėrmendur do tė mundėsojė qė asnjėra parti politike tė mos mund tė pėrfitojė politikisht nga aksionet e EULEX-it.
Ky pėrfitim, sipas zyrtarėve ndėrkombėtarė, nuk mund tė lejohet sidomos nė njė situatė si kjo kur tė tri partitė mė tė mėdha, PDK, LDK dhe AAK, kanė zyrtarė tė tyre qė po hetohen pėr tė njėjtat krime.
Pjesė e kėtyre konsultimeve politike, pėrveē kryeministrit Thaēi, ka qenė edhe presidenti Fatmir Sejdiu, pasi qė zyrtarė tė LDK-sė dhe grupe tė afėrta me kėtė parti tashmė janė duke u hetuar, ndėrkaq rol tė rėndėsishėm nė konsultime, sipas burimeve, ka luajtur edhe lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj, dhe partitė e tjera opozitare.
Formula e stabilitetit politik, sipas burimeve, ėshtė e pėrkohshme, ndėrsa do tė vazhdohet me konsultime pėr tė parė se si EULEX-i do tė procedojė nė fazėn e dytė tė luftės kundėr korrupsionit, qė mendohet tė jetė nė shtator (mė gjerėsisht nė numrin e sotshėm tė Kohės Ditore).
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|