Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-10, 15:08   #37
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasuria e shefit SHIK-ut Hashim Thaēi 1,5 milion euro, e Krasniqit mbi njė milion

Prishtinė, 3 qershor –Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ėshtė mė i “varfėr” sivjet sesa para tre vjetėsh. Duke krahasuar formularėt e deklarimit tė pasurisė para zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2007 dhe deklarimit tė pasurisė nė vitin 2010, presidenti Sejdiu tash ka 21 mijė e 600 euro mė pak para tė gatshme, shkruan sot “Koha Ditore”.


Nė procesin e deklarimit tė pasurisė tė organizuar nga OSBE-ja para tre vjetėsh, para tė gatshme Sejdiu kishte deklaruar 119.827 euro tė shpėrndara nė tri banka komerciale, ndėrsa sivjet ai ka deklaruar 98.200 euro. I pari i vendit sivjet nuk ka deklaruar edhe njė shtėpi 250 metra katrorė. Para tre vjetėsh ai kishte thėnė se ka njė shtėpi personale me vlerė 200 mijė euro, si dhe njė shtėpi tjetėr tė pėrbashkėt me familjen prej 500 metrash, nė vlerė prej 400 mijė eurosh.
Ndryshe nga Sejdiu, qė ėshtė “varfėruar” kėto tre vjet, partneri i tij i koalicionit, kryeministri Hashim Thaēi, duket se e ka rritur pasurinė, prejse ka ardhur nė pushtet. Nė vitin 2007 Thaēi kishte deklaruar vetėm 540 euro para tė gatshme nė njė bankė, ndėrsa sivjet ka 324 mijė e 901 euro nė dy llogari bankare. Sipas asaj qė ka deklaruar vetė Thaēi, duhet se pėr tre vjet i ėshtė rritur edhe vlera e “iratit”.

Nė vitin 2007, sa ishte nė opozitė, Thaēi kishte thėnė se ka njė shtėpi personale 250 metra katrorė nė Prishtinė nė vlerė prej 150 mijė eurosh, ndėrsa sivjet ka thėnė se kėtė shtėpi e ka shitur 260 mijė euro. Kurse nė fshatin e tij tė lindjes nė Brojė, Thaēi para tre vjetėsh ka thėnė se ka shtatė hektarė tokė, vlera e sė cilės ėshtė 140 mijė euro, ndėrsa sivjet pėr tė njėjtėn tokė 180 mijė euro, pa pėrmendur vlerėn e shtėpisė, pėr tė cilėn ka thėnė se peshon 80 mijė euro.

Kryeministri i vendit ėshtė pasuruar edhe me njė truall me sipėrfaqe 15 arė e 75 metra nė Vetėrnik, me vlerė 175 mijė euro, nė tė cilin po ndėrton njė shtėpi, sipas tij, 700 metra katrorė, qė kushton 230 mijė euro. Gjithė kėtė truall dhe shtėpi me vlerė 405 mijė euro ka thėnė se e ka mbuluar me 260 mijė euro nga shitja e shtėpisė nė lagjen “Arbėria”.
Sivjet Thaēi po ashtu ka deklaruar edhe njė veturė tė tipit “Grand Chiroki”, tė blerė 11 mijė euro, me paratė e kursyera. Nėse nuk ka ndonjė burim tjetėr tė ardhurash, kryeministri i vendit kėtė pasuri e ka arritur me pagėn e tij vjetore 17 mijė e 318 euro, pagėn e bashkėshortes prej 15 mijė e 608 dhe me njė kredi 100 mijė euro.

Mė i pasur sivjet ėshtė deklaruar edhe ish-kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, aktualisht kryetar i LDD-sė nė opozitė. Pasuria e tij e paluajtshme nė vitin 2007 ka qenė njė shtėpi 300 metra katrorė nė Prishtinė me vlerė 120.000 euro dhe njė vilė nė Brezovicė me 100 metra katrorė, me vlerė 50 mijė euro.

Kryetari LDD-sė sivjet ka thėnė se e njėjta shtėpi ka vlerė 250 mijė euro, vila nė Brezovicė 90 mijė euro dhe 41 mijė euro para tė gatshme nė dy llogari bankare, ndėrsa tre vjet mė parė kishte thėnė se nuk ka asnjė cent.

Shefi i Grupit parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ish-ministri Ardian Gjini, sipas asaj qė ka deklaruar, asnjė cent nuk e ka nė xhep, pasi sivjet nuk ka deklaruar asnjė cent para tė gatshme. Gjini kishte deklaruar nė vitin 2007 njė truall tre arė nė Prishtinė me vlerė 200 mijė euro dhe njė shtėpi banimi nė Gjakovė me vlerė 250 mijė euro. Pronė private Gjini kishte deklaruar vetėm veturėn e tij tė tipit “Mercedes” nė vlerė prej 11.000 eurosh. Ndėrsa deri mė 1 gusht i kishte thėnė se ka pasur borxh 65.000 euro nė njė bankė.

Sivjet Gjinit, e njėjta shtėpi nė Gjakovė duket se i ėshtė rritur pėr 100 metra. Sipas tij, shtėpia nė Gjakovė ėshtė 350 metra katrorė, por me vlerė 250 mijė euro, sikurse para tre vjetėsh. Ndėrsa tre arė truall nė Prishtinė kanė po tė njėjtėn vlerė sikurse para tre vjetėsh - 200 mijė euro. Nėse Gjini ka deklaruar tė njėjtėn veturė “Mercedes”, atėherė vlera e saj i ėshtė rritur pėr 4 mijė euro, pasi qė sivjet ka thėnė se ka njė tė tillė me vlerė 15 mijė euro.
Ish-zėvendėskryeministri Lutfi Haziri, aktualisht ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ėshtė pasuruar shumėfish pėr tre vjet. Nė vitin 2007 ai kishte deklaruar 45 mijė euro para tė gatshme, ndėrsa kishte thėnė se nuk ka pasuri tė patundshme.

Tash Haziri ka thėnė se ka njė shtėpi familjare me 16 arė truall, pronė e pėrbashkėt me prindėr, nė vlerė 350 mijė euro, pesė arė truall pronė e bashkėshortes nė vlerė - 12 mijė
euro, njė veturė BMW X5 - nė vlerė 25 mijė, para tė gatshme nė bankė - 78 mijė euro.

Dallim nė pasurinė e deklaruar ka edhe nga ish-ministri i Energjisė dhe Minierave nga AAK-ja, Ethem Ēeku. Ai kishte deklaruar se 165 mijė e 950 euro ka para tė gatshme nė bankė. Si pronė kishte paraqitur edhe kompaninė “ALDEX” me vlerė 2.130.000, ndėrsa pasuria e patundshme e tij ėshtė 570 mijė euro shtėpi banimi nė Pejė, 120 mijė euro banesė, ndėrsa pronė private tjetėr kishte deklaruar njė shtėpi nė vlerė prej 36 mijė e 500 eurosh.

Tash Ēeku ka deklaruar njė shtėpi banimi 387 metra katrorė nė Pejė - 400 mijė euro, njė lokal 95 metra, 150 mijė euro, njė depo “Rugova”, 3,950 metra katrorė – 173 mijė euro, mall tregtar 978, 543, investime nė “ALEX” nė lagjen “Kalabria” nė Prishtinė, 4. 257, 410, para tė gatshme 1. 743, 61, para tjera tė gatshme, siē ka deklaruar nė dorė, 2. 312, 55.
Njė ish-ministėr tjetėr nga radhėt e AAK-sė, Bujar Dugolli, nė vitin 2007 ka deklaruar banesėn e tij nė Prishtinė 115 metra katrorė nė vlerė 115 mijė euro, 115 metra katrorė shtėpinė banimi ne Nekoc me vlerė 50 mijė euro, 20 hektarė tokė bujqėsore - 1500 euro. Kurse pronė private e ka paraqitur veturėn e tipit “Pasat” tė vitit 2003 tė bashkėshortes sė tij nė vlerė prej 15.000 eurosh.

Tash Dugolli, deputet i pavarur, ka deklaruar tė njėjtėn banesė me tė njėjtėn vlerė, njė shtėpi tjetėr 170 metra katrorė nė fshatin Nekoc me vlerė 50 mijė euro, tokė bujqėsore 1.25 hektarė nė vlerė prej 20 mijė eurosh, objekt bujqėsor - fermė, nė fshatin Nekofc, nė vlerė prej 15 mijė eurosh, veturė nė vlerė prej 15 mijė eurosh dhe para tė gatshme nė bankė 35 mijė euro.
Ish-ministrja e Shėrbimeve Publike, Milihate Tėrmkolli, kishte deklaruar sė ka nė llogari bankare 14 mijė e 900 euro, njė biznes nė vlerė 5 mijė euro. Ndėrsa pasuria e patundshme e saj ėshtė 100.000 euro, shtėpi 120 metra katrorė nė Fushė-Kosovė, 40.000 euro, banesė 50 metra katrorė nė Prishtinė, si dhe 20.000 euro, 15 arė truall nė Fushė-Kosovė tė deklaruar si tė pėrbashkėt me familjen e saj. Kurse pronė private Tėrmkolli e ka deklaruar veturėn “Vectra” 3.000 euro, si dhe 2.000 euro kamionēinėn “Ford Tranzit”.

Nė vitin 2010, Milihate Tėrmkolli pėr tė gjitha pronat e paluajtshme ka thėnė se nuk ua di vlerėn reale pėrveē banesės 50 metra katrorė qė kushton, sipas saj, 60 mijė euro. Tėrmkolli ka thėnė tash po ashtu se ka njė veturė “Honday” me vlerė 12 mijė euro, ndėrsa kamionēinės nuk i ka vėnė ēmim. Para tė gatshme Tėrmkolli duket se nuk ka asnjė cent e as ndonjė borxh apo kredi bankare.


Njė ish-ministėr tjetėr, ai i Ekonimisė dhe Financave, Haki Shatri, para tre vjetėsh kishte thėnė se para tė gatshme i ka 26 mijė euro. Sipas llogaritjeve tė tij si ekonomist, Shatri kishte thėnė se ka njė banesė 80 metra katrorė nė Prishtinė nė vlerė prej 80.000 eurosh, njė banesė tjetėr nė Istog, 200 metra katrorė, nė vlerė prej 100.000 dhe njė hektar tokė po ashtu nė Istog nė vlerė prej 100.000 mijė eurosh.

Tash, kur Haki Shatri ėshtė nė opozitė, pasi ka kaluar nga LDK-ja nė AAK pėr asnjėrėn prej pronave nuk ka treguar se sa kushton, por vetėm ka shkruar “sipas vlerės sė tregut”. Ndėrsa para tė gatshme sikurse kolegia e tij, Termkolli, nuk ka deklaruar asnjė cent.




.................................................. .................................................. ...................


Jo edhe femijet ne pampersa i kishin nga 300 mije ojra edhe nga nje shtepi qe ja ka lene nona-baba, jo nji posllom 10-15 mije ojra, nje pleme tu u rrezue nja 1500 ojra jo nga dy -tre stoq sane e qishtu....

Po hallaj ju qofte, qe po te ja mbani tu Kosoves trust Trustin me qisishna diete rroga me i paluar nga 60 - 7o mije evra neper banka duhet me ekzistue fare shtorje e Suksesit.

Si duket njeriu duhet me i deponuar parate ne bankat e tu Kosoves, i fut 1000, vetem kur te shkosh pas dy - tre muajve - qfluup kartelen ne automat dhe jane tubue 10 a 15 mije ojra nje Zot e din se sa ?!!!
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė