Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-10, 17:35   #331
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bastiset Ministria e Transportit dhe pronat e Fatmir Limajt

Dyshime pėr pesė vepra penale tė Limajt dhe Krasniqit

Mėsohen detajet e dyshimeve tė rėnda qė bien mbi supet e ministrit tė Transportit, Fatmir Limaj, dhe shefit tė prokurimit nė kėtė ministri, Nexhat Krasniqit.

Janė 5 vepra penale, tė dėnueshme me shumė vjet burgim, pėr tė cilat po hetohen Limaj e Krasniqi, sipas njė vendimi pėr Fillimin e Hetimeve, tė lėshuar nga prokurori i Prokurorisė Speciale tė Republikės sė Kosovės, Eduard Gueroof, mė 23 prill 2010.

Ato janė:

1. Pastrim parash, sipas Nenit 10, paragrafit 2, pika b, tė Rregullores 2004/02 tė UNMIK-ut, e dėnueshme me burgim deri nė 10 vjet dhe me njė gjobė deri nė tri herė sa vetė vlera e pronės qė ėshtė subjekt i veprės penale.

2.
Krim i Organizuar nė shkelje tė nenit 274 paragrafi 5 lexuar sė bashku me paragrafin 1 tė Kodit Penal tė Kosovės, e dėnueshme me gjobė deri nė 500 mijė euro dhe burgim nga shtatė deri nė njėzet vjet;

3. Pėrvetėsimi gjatė ushtrimit nė Detyrė nė kundėrshtim tė Nenit 340 paragrafi 1 dhe 3 i Kodit Penal tė Kosovės dhe e dėnueshme me burgim nga njė deri nė 10 vjet;

4. Mashtrimi nė detyrė nė kundėrshtim tė Nenit 341 paragrafi 3, tė KPK, e dėnueshme me burgim nga njė deri nė dhjetė vjet kur shuma tejkalon 5 mijė euro,

5. Marrja e ryshfetit, duke shkelur Nenin 343, paragrafi 3 tė KPK dhe e dėnueshme me burgim nga gjashtė muaj deri nė pesė vjet.

Veprat penale pėr tė cilat dyshohen Limaj e Krasniqi janė mėsuar pasi qė Komuna e Gjilanit ka bėrė publike kėrkesėn pėr urdhėr pėr kontroll tė Zyrės sė Prokurimit nė Kuvendin Komunal tė Gjilanit nga Gjykata e qarkut nė Prishtinė.

Arsyetimi i urdhrit pėr kontroll bazohet nė deklaratėn e pronarit tė ndjerė tė kompanisė Inter Evropa, Mehmet Shkodra.

Sipas gjyqtarit tė procedurės paraprake, Ferdinando Bautiet de Mongeot, Shkodra paraqiti njė ankesė tek Agjencioni Kosovar kundėr Korrupsionit, mė 6 maj 2009, dhe pastaj u intervistua nga Policia e EULEX-it nė lidhje me tė njėjtat ēėshtje qė kishin tė bėjnė me tenderė nė janar tė kėtij viti.

“Mehmet Shkodra ishte pronar i ndėrmarrjes ndėrtimore, e cila ka marrė pjesė nė 176 raste nė procedura tė tenderimit tė shpallura nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ai asnjėherė nuk arriti tė fitojė njė tender, pėrkundėr faktit qė ofertat e tij ishin mė tė favorshme se ato tė konkurrentėve tė tjerė, thuhet nė kėtė dokument.

Ankesat i referohen tenderėve nė vijim:

- Ndėrtimi i urave nė rrugėn M9 Segmenti Fushė Kosovė – Arllat
- Mirėmbajtja verore
- Rrethi Prishtinė – Fushė Kosovė dhe Prishtinė Mitrovicė
- Gllogoc – Dheu i Kuq – Hojkobill
- Pogragjė – Dobrosin
- Rruga Ponesh – Zhegoc

Tutje thuhet se ministri Limaj nė disa raste i kishte premtuar Shkodrės shpalljen e ofertave, pa marrė parasysh pėrmbushjen e kushteve tė pėrcaktuara me ligjin mbi prokurimin.

Premtimet e tilla ishin bėrė nga ministri Limaj sė paku nė rastet e tenderėve tė pėrmendur mė lartė.

Por, pika kyēe e kėtij dokumenti ėshtė kur thuhet se shefi i prokurimit, Nexhat Krasniqi i kishte thėnė Shkodrės qė caktimi i tenderit tė premtuar nga ministri pėr ndėrmarrjen e tij varet nga gatishmėria e Shkodrės PĖR TĖ PAGUAR RYSHFET, pėrkatėsisht 10 % dhe 13 % tė shumės totale tė tenderit.

Si pasojė e pamundėsisė sė tij, tenderi nuk i ėshtė dhėnė atij edhe pse kishte aplikuar 176 herė.

Kjo e qartėson sė paku nivelin e provave pėr dyshim tė bazuar qė tė pandehurit sė bashku e kanė kryer veprėn e pėrshkuar me nenin 343 e qė ėshtė marrje e ryshfetit.

Pėr kėto punė, dyshimtari ishte takuar me ministrin Limaj sė paku 8 herė.

Ėshtė e rėndėsishme tė vėrehet qė dėshmitari pretendonte qė ishte i kėrcėnuar seriozisht nė mėnyrė qė t’i tėrheqė akuzat e bėra, thotė gjyqtari de Mongeot nė kėtė dokument, teksa kėrkon lehtėsi pėr kontroll nė zyrat e komunės.

Mehmet Shkodra bashkė me 5 kosovarė tė tjerė vdiqėn para pak kohėsh nė njė aksident trafiku nė Vjenė tė Austrisė.

Shkodra ėshtė personi qė pėrmendet nga kryeparlamentari Krasniqi nė njė intervistė tė KTV-sė, e sipas tė cilit EULEX-i ėshtė joserioz qė merret me deklaratėn e njė personi tė vdekur.

Rezultatet e para tė hetimeve qė EULEX-i i ka nisur para do kohėsh, priten brenda kėsaj jave.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante