Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-10, 19:55   #12
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Fshihen simbolet kombėtare nga Xhamia e Vėrbanit tė Vitisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
Viti, 6 qershor - Bashkėjetesa e simboleve kombėtare pėrkrah atyre fetare nė mure tė brendshme tė xhamisė sė fshatit Vėrban, nuk kanė gjetur mirėkuptim.
Disa Shqiponja tė pikturuara nė mure tė brendshme tė xhamisė qė nga viti 1988, tashmė janė fshirė

Kam vizituar disa kisha ne Itali dhe nuk kam pare gjekundi simbole kombetare italiane, perkundrazi gjenden simbole fetare ne shume institucione publike. Fenomeni i fundit ndodh ne Kosove me figura fetare te shkembyera per kombetare. Kur ceshtja eshte te respektohet liria fetare e nje vajze, sillen pretekste nga me te ndryshmet: sikur liria fetare dhe ushtrimi i saj rezikon institucionin laik, per rrjedhoje kombin.
Tani qe flitet per nje institucion te mirefillte fetare, "laiket" tentojne te japin leksione te etikes nacionaliste dhe te imponojne simbole brenda institucionit. Jane te njejtet persona qe shkruajne kunder nje te drejte kushtetutese te sanksionuar nga konventat nderkombetare. Nuk mjafton qe shkolla te mos kete muslimane, por duhet qe edhe xhamia t'i nenshtrohet ideologjive te tjera!

Ne vend qe te falenderohet ai komunitet, ato njerez, te cilet, me pranimin
e simbologjise joislame ne nje objekt islam, tentuan te ndihmonin popullin shqiptare duke i hapur dyert nje simboli te identitetit kombetare, te penguar nga sunduesi serb, kritikohen. Simbolet kombetare ne objekte kulti kane motivacion politik dhe 1988 ishte nje periudhe ku populli kishte nevoje per hapersira ne te cilat mund te shprehte identitetin jo vetem fetare. Sot kete mundesi e ka, qe prej 10 vitesh. Simbologjia jofetare ne xhami e ka kryer funksionin e sja. Kjo simbologjji jeton e lire ne institucionet publike te Kosoves, ne sheshe dhe ne te gjitha sferat individuale ose shteterore. Xhamia dhe Kisha kane simbologjine dhe sferen e tyre. Ne momente te caktuara i kane sherbyer kombit dhe i sherbejne ne menyra te ndryshme, madje edhe duke bere perjashtime juridike sheriatike ose kanonike, sic eshte rasti i shqiponjave ne xhami. Sot eshte shteti i Kosoves qe kryen kete mision me institucionet e tija. Simbologjjia e nje feje tjeter nuk ka kuptim ne nje objekt kulti te nje feje te ndryshme me te paren. Eshte e pranueshme ne momente perkujtimore, ne caste kritike apo mbijetese, ne kushte normale secili ka sferen dhe fizionomine e vet.

Objektet e kultit nuk jane te detyruara te marrin persiper asnje rol jashte sferes te ngushte fetare. Cdo tentative per t'i obliguar ose kritikuar ne kete drejtim nuk ka baze ligjore, etike dhe logjike. Kosova eshte shtet laik, simbologjia se bashku me detyrat e institucioneve shteterore dhe fetare jane te ndara. Sikur ne Kryeminstri te fillonin mbledhjet pas leximit te nje faqeje Kuran ose pas nje Ati i Yne (keto mbase edhe ndodhin, por nuk ka rregullore qe e obligon, madje ka normativa qe e pengojne), mbase ne objektet e kultit do te kishin vend, per hire te barazvlefshmerise hipotetike (pasi fetarisht nuk eshte e mundur), flamuj e figura kombetare.

Secili nga ne eshte rezultat i nderveprimit te identiteteve te cilat kriojne individualitetin tone. Teorikisht duke qene shqiptar, me nje identitet specifik, nuk kam perse te mbaj nje sibologji tjeter kombetare pervec asaj qe me karakterizon identitetin tim kombetare. Disa, me lart, shprehen se objekti i kultit (idividualitet specifik) meqenese ndodhet ne Kosove duhet te mbulohet me simbole te nje identiteti tjeter, pra une, qe jetoj ne Itali, duhet te dal me flamur italian, te nderroj emer, te mos shfaq asgje nga individualiteti im. Ose me thjeshte, une quhem X dhe per t'i bere qefin dikujt duhet te quhem edhe Y. Nese e bej eshte duhet te jete zgjedhja ime dhe perfituesi/t duhet te falenderojne per aq kohe sa kam vendosur te bashkejetoj me nje individualitet tjeter.

Tema me duket tendencioze, aq me teper kur moralistet jane ato qe kritikojne shprehjen e lirive fetare ne objekte publike. Kane harruar se, ne kete teme, nuk po kerkojne te shprehen liri te penguara brenda objekteve te kultit - pasi askujt nuk i pengohet identiteti kombetare ne keto objekte - por kerkojne te imponohen me simbologji, ate cka besimet fetare nuk po e bejne (nuk u lejohet) ne institucionet laike te shtetit kosovar. Pa hyre ne tema te tilla do te ishte koherente qe secili te lexonte shkrimet e veta ne tema te tjera. Jo per gje, por keshtu do mund te mbrohej nga etiketa e inkoherences, njeanshmerise, fallsitetit, pseudolaicizmit dhe pseudorespektuesit te te gjitha besimeve fetare, pra hipokrizise.



hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė