Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-10, 17:32   #5
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ,,Vetėvendosja" i bashkoj Thaēin dhe Haradinajn



Takim jo zyrtar mes Thaēit dhe Haradinajt


Nė Prishtinė ėshtė zhvilluar tė martėn nė mbrėmje njė takim joformal ndėrmjet kryemistrit tė Kosovės Hashim Thaēit dhe liderit tė opozitės dhe kyretar i AAK-sė Ramush Haradinajt.

Takimi ėshtė zhvilluar nė ambientet e njė restoranti gjatė njė pritjeje private tė organizuar me rastin e ditėlindjes sė ambasadorit amerikan nė Prishtinė, Christopher Dell.

Thaēi dhe Haradinaj, kanė qėndruar disa minuta bashkė, kanė pasur njė bashkėbisedim tė shkurtėr si dhe kanė bėrė fotografi.

Nė rrethin e ngushtė tė kėtij takimi kanė qenė edhe ambasadori britanik Andy Sparkes dhe ambasadori amerikan Cristopher Dell.

Ky ėshtė takimi i parė me tyre qė prej kur qeverinė e Kosovės e drejton Hashim Thaēi dhe si i tillė cilėsohet njė takim i rėndėsishėm, megjithėse takim joformal.

Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj, kanė qenė ndėr figurat kryesore tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėt pak kohė pas pėrfundimit tė konfliktit tė armatosur nė Kosovė, krijuan partitė e tyre politike.

Haradinaj ka qėnė kryeministėr i vendit nė vitin 2005, kur qe detyruar ta ndėrpres mandatin pėr t'u pėrballur me akuzat pėr krime lufte nė Gjykatėn e Hagės.

Ai u lirua si i pafajshėm dhe me t'u kthyer vazhdoi aktivitetin tashmė nė opozitė.

Hashim Thaēi mori drejtimin e qeverisė pas zgjedhjeve tė vitit 2007, ku partia e tij mori shumicėn e votave.

Marrėdhėniet ndėrmjet zotit Thaēi dhe zotit Hardinaj, asnjėherė nuk arritėn tė ishin nė suaza normale tė komunikimit.

Vetė zoti Haradinaj ėshtė shquar si njėri ndėr kritikuesit mė tė fortė pėr qeverinė dhe kryeministrin Thaēi, ndėrkohė qė ky i fundit nuk ka treguar shenja bashkėpunimi, posaēėrisht mė zotin Haradinaj dhe partinė e tij.

Besohet se takimi i tė martės, megjithėse takim jozyrtar, mund tė nisė njė fazė ē'tensionimit nė raportet ndėrmjet dy politikanėve me influencė nė Kosovė.

Zoti Thaēi aktualisht ėshtė nė koalicion me partinė e presidentit tė vendit, Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
BBCAlbanian.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė