Tema: Malavi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-10, 11:22   #14
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Malavi i bė nder (pėr sė dyti) Kosovės

Malavi i organizoi pritje madhėshtore presidentit tė Kosovės

Prishtinė, 17 qershor - Koha ditore
Republika e Malavit ka rikonfirmuar sot pėrkrahjen e fuqishme pėr popullin dhe institucionet e Republikės sė Kosovės. Mbėshtetja e kėtij vendi u dėshmua sėrish tė enjten me pritjen madhėshtore qė ky vend i bėri presidentit Fatmir Sejdiu, i cili, me ftesė tė presidentit Bingu Wa Mutharika ka nisur sot vizitėn zyrtare nė kėtė vend, njofton Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun.

Sipas kėsaj komunikate, me tė arritur nė Aeroportin Ndėrkombėtar Kamuzu, ku nė krye tė delegacionit mikpritės ishte vetė presidenti Mutharika, Sejdiut iu bė njė pritje e jashtėzakonshme nga institucionet mė tė larta shtetėrore tė Malavit, si dhe nga mijėra qytetarė tė kėtij vendi.

Pas intonimit tė himneve tė tė dyja vendeve, tė dy presidentėt kanė parakaluar para Gardės sė Nderit, si dhe kanė pėrshėndetur qytetarėt e shumtė dhe grupet artistike, tė cilat prezantuan gjithė begatinė e trashėgimisė dhe tė koloritit kulturor tė Malavit.

Po ashtu, duhet theksuar se i tėrė kryeqyteti i kėtij vendi, Lilongwe ishte stolisur me flamuj tė Kosovės dhe tė Malavit, si dhe me portretet e presidentit Sejdiu dhe presidentit Mutharika . Nė kėtė frymė solemniteti e miqėsie ka kaluar edhe ceremonia e veēantė e organizuar nga Kėshilli i Qytetit Lilongwe, nė tė cilėn presidentit tė Kosovės nė mėnyrė simbolike iu dorėzua ēmimi “Qytetar Nderi”, si dhe iu dha “Ēelėsi i Qytetit”.

Duke pranuar kėtė mirėnjohje tė veēantė, presidenti Sejdiu tha: “Pėr ne ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė kjo vizitė shtetėrore qė po bėj mė ftesė tė presidentit Mutharika nė Malavi. Unė jam kėtu pėr tė pėrcjellė falėnderimet e qytetarėve dhe tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės pėr vendimin e marrė nga Ju muaj mė parė pėr ta njohur Republikėn e Kosovės. Jam i impresionuar me pritjen e jashtėzakonshme qė mė keni bėrė mua dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė tė vendit tim, qė janė tė pranishėm sot kėtu. Po ashtu, ėshtė nder i veēantė pėr mua ky vendim qė ka marrė qyteti juaj. Ju them se pėr ne do tė mbetet nė kujtesėn tonė gjithmonė mbėshtetja qė na keni dhėnė dhe miqėsia jonė, e cila po ndėrtohet ēdo ditė e mė shumė”.

Presidenti Sejdiu, gjatė vizitės sė tij tė parė shtetėrore nė kontinentin afrikan, do tė ketė njė agjendė tė ngjeshur aktivitetesh. Nė orėt e pasdites sė sotme ai do tė kėtė njė takim kokė mė kokė me presidentin e Malavit, i cili, nė orėt e mbrėmjes, do tė shtrojė darkė pėr mysafirėt nga Kosova. Ndėrsa, nesėr presidenti Sejdiu do tė paraqesė njė fjalim nė Asamblenė Kombėtare tė Malavit, si dhe do tė takohet me pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė kėtij vendi.

Sejdiun nė kėtė vizitė po e shoqėrojnė edhe ministri i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni, dhe ambasadori i Kosovės nė Mbretėrinė e Bashkuar Muhamet Hamiti.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė