Rrėfime rrėqethėse tė aktivistėve tė Vetėvendosjes
Publikuar: E shtune 19 Qershor 2010, 4:01
2 Komente 1 Rekomandime
Lėvizja Vetėvendosje ka mbajtur tė premten njė konferencė pėr medie, me qėllim tė pasqyrimit tė dhunės qė ka pėrdorur Policia e Kosovės gjatė dhe pas aksionit pėr arrestimin e Albin Kurtit nė selinė e lėvizjes Vetėvendosje. Aktivistėt Xhelal Sveēla, Salih Zyba dhe Frashėr Krasniqi ka thėnė se prej fillimit tė aktiviteteve tė lėvizjes Vetėvendosje deri mė sot me pėrjashtim tė demonstratės sė 10 shkurtit 2007, nuk ka pasur mė shumė dhunė sesa mė 12 qershor 2010. Tė gjithė jeni dėshmitarė tė sjelljes sė Policisė sė Kosovės nė hapėsirat e selisė, por pėr pėrjetimet e tyre nė seli, gjatė rrugės dhe brenda nė stacionin policor, dėshmojnė aktivistėt Frashėr Krasniqi dhe Sali Zyba. Si aksioni policor, ashtu edhe deklaratat e zėdhėnėsit tė policisė dhe ministrit tė Punėve tė Brendshme pėr gjoja mos tejkalimin e dhunės proporcionale, e kur kėsaj i shtohet edhe deklarata e mjekut Agron Ēitaku, tregojnė se e gjitha ishte e planifikuar dhe e mbyllur me veprime joligjore. Trajtimi policor nė stacionin, qendra si dhe mostrajtimi me kohė dhe adekuat mjekėsor, tregon qėllimin e tyre pėr tė ndėshkuar aktivistėt e lėvizjes Vetėvendosje.Ne kemi identifikuar, si pėrgjegjėsit e aksionit, po ashtu edhe hierarkinė institucionale duke i bėrė pėrgjegjės pėr ēfarė ka ndodhur atė ditė, kanė thėnė aktivistėt e lėvizjes Vetėvendosje, qė sipas tyre pėr kėtė dhunė pėrgjegjės janė ministri i MPB-sė, Bajram Rexhepi, UD i Policisė sė Kosovės , Behar Selimi, komandanti rajonal i Prishtinės Emin Beqiri, pjesėtarėt e Njėsisė Speciale, Rexhep Sijarina, Driton Imeri, Faton Shala, Amir Gėrguri dhe dr. Agron Ēitaku.Salih Zyba mė pas ka vazhduar me rrėfimin e tij rreth ditės kritike, me ērast policia kishte pėrdorur dhunė duke realizuar operacionin pėr arrestimin e Albin Kurtit. Unė kam qenė brenda nė zyrė dhe e kam parė policinė duke e kapėrcyer murin dhe duke hedhur sprej mbi aktivistėt. Pastaj i kam dėgjuar kur kanė filluar ta thyejnė derėn. Ata nuk na kanė dhėnė asnjė paralajmėrim apo urdhėr kur filluan ta thyenin derėn. Pastaj kanė thyer xhamin e poshtėm tė derės dhe njė polic futi dorėn brenda duke zbrazur njė sprej. Kur hynė brenda, rreth 4 prej tyre mu afruan dhe unė pandeha se fillimisht do tė bisedonin me mua, por pasuan goditjet me njė shkop gome nė kokė dhe mė rrėzuan nė dysheme. Pastaj, mė lanė shtrirė dhe shkuan nė dhomėn ku gjendej Albini. Rreth 6 prej tyre, ashtu tė shtrirė, filluan tė mė goditnin me shqelma dhe shkopinj gome e metalikė nė kokė dhe nė trup. Njė polic mė goditi nė pjesėn e pėrparme tė trupit... E kuptova se ai ishte pak i marrė nga tėrbimi. Unė rrija nė shpinė dhe ata nuk mė kthenin barkas, ēka ėshtė ajo qė zakonisht ndodh kur ju arrestojnė, qė tju vėnė prangat. Nė vend tė kėsaj, njė tjetėr polic u gjunjėzua pranė meje dhe ngriti shkopin e tij vertikalisht pėr tė mė qėlluar nė gjenitale, derisa dy tė tjerė mi mbanin kėmbėt drejt pėr ti ndihmuar kolegut. Arrita ta ngrija gjurin pėr tė ndaluar goditjen. E kuptova se isha nė rrezik pėr tė qenė i dėmtuar pėr jetė. Policėt mė shanin dhe njėri prej tyre pėrdori bocėn e sprejit pėr tė mė goditur nė kokė. Zhagas mė nxorėn jashtė. Derisa po mė bartnin jashtė, njė polic qė mė kishte kapur mė tha: "Mos lėviz, pėrndryshe do tė tė vrasim." Nuk e di nėse ai kishte parė ēfarė ka ndodhur brenda ose nėse ai dinte diēka tjetėr, por qėndrova i qetė. Mė hodhėn mbi dyshemenė e furgonit tė policisė dhe mė ēuan nė stacion. Nė stacion mė futėn dy policė. Sapo kaluam derėn ata filluan tė mė goditnin nė kokė. Pastaj kur erdhėm te korridori kryesor aty ishin rreth 10-12 policė tė rreshtuar nė tė dyja anėt. I kisha duart tė lidhura pėrpara. Ata mė hodhėn nė tokė dhe filluan tė mė godisnin me shkelma, sidomos nė kokė. Kjo zgjati rreth 15 a 30 sekonda, por goditjet nė kokė vinin nga tė gjitha anėt. Nė njė ēast mendova se nuk do tė mbijetoj kėtė gjendje. Unė kam qenė i rrahur nga policia disa herė nė tė kaluarėn, por kjo ishte ndryshe, ishte rrahje pėr vrasje dhe pėr tė bėrė dėm. Dikush urdhėroi tė mė largonin prej aty dhe mė ēuan nė dhomėn kryesore tė konferencave, nė stacion. Aty ishin edhe dy aktivistė tė tjerė, si dhe dy profesorė dhe njė student qė ishte duke mbrojtur diplomėn. Policia i urdhėroi ata tė largohen. Frashėri ishte i ulur nė njė karrige dhe kishte probleme tė rėnda me frymėmarrje. Rrinte i pėrkulur me sy mbyllur. Njė polic iu afrua nga mbrapa dhe pa ndonjė paralajmėrim e goditi nė kokė dhe kjo ishte si nė ndonjė film me boksierė. E pashė gjithė kokėn e tij duke u hedhur nga njėra anė dhe djersėn e tij duke i dalė jashtė. I thashė policit tė mos e godiste. Frashėri nuk bėnte asgjė. Polici u largua nga dhoma. Pastaj disa nga policėt e tjerė tė forcave speciale hynė nė dhomė, i hoqėn helmetat e tyre, por ende i kishin maskat nė kokė dhe filluan ti shanin familjet tona. Sharjet na drejtoheshin edhe nga komandanti i operacionit, Faton Shala, i cili ishte nė dhomė dhe kishte hequr maskėn. Ata e shanė familjen time, prandaj unė ua ktheva sharjen dhe Faton Shala mu afrua dhe mė goditi. Kur u thosha tė mos mė godisnin, ata bėnin tė kundėrtėn. Gjatė gjithė kohės sa na rrihnin na i thoshin emrat, domethėnė ata e dinin kush jemi. Na rrihni, sepse na njihni. Frashėri kishte vėshtirėsi me frymėmarrje dhe unė u ngrita dhe kėrkova nga policėt qė tė sjellin njė mjek. Kur e bėra kėtė, e pashė pėr herė tė parė njė grua civile ndėrkombėtare, ulur disa vende prapa meje. Ajo ishte e gjatė, e hollė, me flokė tė thinjur dhe ndoshta mė e vjetėr se 40 vjeēe. Ajo mė bėrtiti duke mė thėnė qė tė ulem dhe tė mos bėja probleme. I thashė se unė nuk jam duke folur me tė. U pėrpoqa ta shihja distinktivin e saj, por nuk arrita ta lexoj. Pas pak, ajo u largua nga dhoma. Ambulanca erdhi pas 30 minutash. Ata thonin se e kanė thirrur, por ajo nuk vinte dhe nė njė moment mendova se Frashėri mund tė vdiste, sepse kishte vėshtirėsi me frymėmarrje. I pyeta pėrsėri se ku ishte ambulanca dhe ata e thirrėn prapė. Ajo erdhi. Pasi mjeku e pa Frashėrin, erdhi ta na vizitojė edhe ne tė tjerėt dhe urgjentisht Frashėrin e dėrgoi me oksigjen dhe mua me kokėn dhe qafėn e stabilizuar nė ambulancė,nė Qendrėn Emergjente. Tė gjitha rrahjet brenda stacionit u bėnė nga forcat speciale tė policisė, qė kishin qenė pjesė e operacionit. Policia e rėndomtė na dėrgoi nė spital dhe na trajtoi mirė. Nė spital mjeku mė vuri njė protezė qafe dhe pastaj mė vonė e hoqi pa
ndonjė shpjegim. Mė vonė e kam kuptuar se ai u kishte thėnė gazetarėve se aktivistėt janė tė lėnduar vetėm nga spreji, por njė gazetar e kishte pyetur: Po Salih Zyba? Ai e ka qafėn nė protezė? Kjo ėshtė arsyeja pse ai erdhi pėr tė ma hequr atė. Ai mė tha se duhet ta bėja njė rėntgen dhe ti qepė tė ēarat nė kokė. Kur na kthyen nė stacion, atėherė ēdo gjė ishte nė rregull, por mė bėri pėrshtypje se vajza qė kishte qenė duke e mbrojtur diplomėn ishte duke folur me policėt brenda, duke u thėnė se ajo e donte sallėn pėr tė nesėrmen pėr tė mbrojtur diplomėn e saj dhe donte qė ti garantonin asaj se nuk do tė ndodhte prapė njė gjė e tillė! Nė mėngjes, disa zyrtarė nga Kėshilli i Evropės, tė cilėt ndodheshin nė Kosovė pėr tė hetuar parandalimin e dhunės ose diēka tė tillė, erdhėn pėr tė na vizituar. Ata kishin dėgjuar pėr atė ēfarė ka ndodhur dhe bėnė njė intervistė me mua. Mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė tė pyetet policia se cili nivel i alarmit ishte ngritur atė ditė. Disa ditė para ndėrhyrjes, njė polic mė kishte thėnė se arrestimi i Albinit ishte kategorizuar nė nivelin mė tė lartė tė alarmit, qė do tė thotė se ata kanė leje pėr tė pėrdorur nivelin mė tė lartė tė forcės, ēka mund tė shpjegohet se pėrse kishin hyrė me dhunė nė zyrė, pa asnjė paralajmėrim. Unė jam i bindur se nėse do tė kisha rezistuar nė ndonjė mėnyrė, ata do tė mė kishin vrarė, ka thėnė Zyba. (Rrėfimet e tjera tė aktivistėve tė Vetėvendosjes mund ti lexoni nė numrin e sotėm tė Kosova Sot)