Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-06-10, 16:45   #1
Kosovelli
 
Anėtarėsuar: 06-12-09
Postime: 156
Kosovelli
Gabim Kryetari i Komunės Isa Mustafa u jep tenderė ortakėve tė djalit tė Presidentit

Pėr tre vjet rresht Komuna e Prishtinės u ka dhėnė tenderė bashkaksionarėve tė djalit tė presidentit tė vendit, Bardhyl Sejdiu. Kjo komunė publikon vetėm ēmimin pėr njėsi, e cila shkon nė mija euro, por jo edhe vlerėn e pėrgjithshme tė kontratės. Zyra e Prokurorimit e kėsaj komune nuk ka dhėnė pėrgjigje pėr gazetėn “Koha Ditore”, rreth kėsaj, edhe pse ėshtė pritur pėr njė javė rresht.

Edhe Bardhyl Sejdiu, nuk ka preferuar tė flasė rreth tenderėve tė fituar nga kjo komunė bashkaksionari i tij nė kompaninė “Empire”, e cila ėshtė distributore e kafes, ēajit e kakaos. “Nuk kam ēka foli pėr kėtė punė”, ėshtė shprehur Sejdiu.

Sipas gazetės, ortaku i tij, Isuf Zymeri, ka pranuar se ėshtė pjesė e aksioneve nė kompaninė “Empire” sė bashku me djalin e presidentit Bardhyl Sejdiu.

“Po jemi ortakė. Ai aty ka 50 pėr qind. Por, nė “Toifor” zyrtarisht jam unė. Bardhyli nuk ėshtė kėtu”, ka theksuar ai, duke shtuar se vlera e njė tenderi qė fiton kompania “Toifor”, nga Komuna e Prishtinės, ėshtė mė e vogėl se 100 mijė euro. “Ne kemi fituar tenderin pėr pastrimin e rrugėve nga Komuna e Prishtinės, por kjo nuk ka tė bėjė me Bardhylin”, ka deklaruar Zymeri.

Kjo kompani tenderin e parė e ka fituar mė 6 prill tė vitit tė kaluar. Ky aktivitet i prokurimit ishte ndarė nė dy pjesė, nė tė cilėn kishte fituar edhe ndėrmarrja publike “Pastrimi”. Edhe nė vitin 2010 ky aktivitet i prokurimit qė ka tė bėjė me “pastrimin dhe larjen e rrugėve dhe trotuareve tė qytetit pėr sezonin veror”, ėshtė fituar nga kompania “Toifor” dhe nga ndėrmarrja publike “Pastrimi”.

Ēmimi pėr njėsi nė kėtė tender pėr kompaninė “Teifor” ishte 3 mijė e 461 euro, ndėrsa nė njoftimin pėr dhėnie tė kontratės tė publikuar nė ueb – faqen zyrtare tė Komisionit Rregullativ tė prokurimit Publik nuk figuron sasia e njėsive tė kėtij tenderi. Kurse dy vite mė parė, nė vitin 2008, biznesmeni Isuf Zymeri, bashkaksionar i Bardhyl Sejdiut, kishte fituar tė njėjtin tender atė kohė me njė tjetėr kompani tė quajtur “V.Z Company”. Nė kėto aktivitete tė prokurimit, qė kishte tė bėnte me pastrimin dhe larjen e rrugėve tė Prishtinės, kjo kompani paguhet afro 3 mijė euro pėr njė javė. Nė anėn tjetėr nė kompaninė “Empire” nė tė cilėn kryeaksionar ėshtė Bardhyl Sejdiu, sipas dokumenteve tė nxjerra nga Agjencia pėr Regjistrimin e Bizneseve, pjesė e saj janė edhe Meriton Abazi, Isuf Zymeri dhe Teuta Abazi.

Pėrveē kompanisė “Toifor”, e cila ėshtė nė emėr tė njė ortaku tė djalit tė presidentit, sipas dokumenteve tė nxjerra, nga Agjencia e regjistrimit tė Bizneseve, ėshtė nė emėr tė njė ortaku tjetėr tė biznesmenit, e qė ėshtė Meriton Abazi. Nė grupin e bizneseve tė familjes presidenciale, hynė edhe “London Taxi”, e cila ėshtė nė emėr tė Shqipo Sejdiut. Ortakėt e tij janė Muhamet Berisha, Etrit Zeneli e Luan Berisha.

“Ndėrkaq presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, nė formularėt e deklarimit tė pasurisė pėr Agjencinė Kosovare Kundėr Korrupsionit, nuk kishte deklaruar si pasuri familjare tė djemve tė tij, edhe bizneset qė kanė Bardhyl e Shqipo Sejdiiu”, shkruan “Koha ditore”.


Kosovelli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante