Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-10, 12:32   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pse harrojme?!

Tė gjithė njerėzit harrojnė vazhdimisht dhe pėr kėtė studiuesit japin versionet e tyre se si ndodh procesi i harresės, shkaqet dhe kategoritė mė tė predispozuara. Megjithėse kujtesa afatgjatė ka njė kapacitet shumė tė madh, ajo nuk ėshtė e pėrkryer. Tė gjithė njerėzit pa pėrjashtim harrojnė. Studimet tregojnė se mė sė shumti njerėzit harrojnė rreth 9 orė pas marrjes sė informacionit. Pas kėsaj periudhe harresa vazhdon por me intensitet mė tč ulėt. Pse harron njeriu? Lidhur me kėtė ekzistojnė dy teori: teoria e humbjes (dekompozimit) tė informacionit dhe teoria e ndėrhyrjes sė informacionit. Sipas teorisė sė parė, harresa ndodh pasi informacioni qė ruhet nė kujtesė humbet si pasojė e mospėrdorimit apo kalimit tė kohės. Kjo teori nuk pėrkrahet nga tė gjithė psikologėt sot, pasi nuk shpjegon pėrse njė pjesė e informacionit qė nuk pėrdoret humbet dhe njė pjesė tjetėr qėndron pėrgjithmonė nė kujtesė, pavarėsisht se nuk pėrdoret. Njė plak mund tė ketė harruar se ēfarė ka ngrėnė nė darkė, por mban mend shumė mirė kujtime tė detajuara nga fėmijėria e tij. A ju ka ndodhur qė tė shikoni njė fotografi tė disa viteve mė parė, apo tė shkoni nė njė vend ku nuk keni qenė prej disa vitesh? Ato ju sjellin nė mendje kujtime, tė cilat nuk i keni pėrdorur qė prej asaj kohe. Teoria e ndėrhyrjes sė informacionit thotė qė njeriu harron ngaqė informacioni i ri ngatėrrohet me i informacionin e vjetėr tė ruajtur nė kujtesė, duke e penguar njeriun tė riprodhojė informacionin qė i nevojitet. Studiuesit theksojnė se sa mė e madhe tė jetė ngjashmėria e informacionit tė vjetėr tė ruajtur nė kujtesė me informacionin e ri qė futet, aq mė e madhe ėshtė mundėsia e ndėrhyrjes sė informacioneve tek njėri-tjetri. Njeriu mund tė harrojė edhe nė mėnyrė tė vullnetshme numra telefoni, adresa, informacione, qė nuk i nevojiten mė. Gjithashtu, njeriu harron edhe si pasojė e dėmtimeve nė funksionet e trurit. Paaftėsia pėr tė kujtuar informacionin pas traumave fizike njihet me emrin amnezi. Amnezia ėshtė dy llojesh: anterograde (njeriut i kujtohen vetėm ato qė kanė para traumės) dhe retrograde (njeriu mban mend vetėm ato qė ndodhin pas traumės).

Tė mėsuarit verbal dhe kujtesa
Studimi i tė mėsuarit verbal qė u fillua nga Ebinghaus, u pėrqendrua nė asosacionet e tė mėsuarit midis njėsive-fjalė dhe kohės qė duhet pėr t’i harruar asosacionet. Tri janė procedurat bazė qė pėrdoren nė studimin e tė mėsuarit verbal dhe tė kujtesės: tė mėsuarit serial, riprodhimi i lirė dhe tė mėsuarit me ēifte me asosacion.
Tė mėsuarit nė seri
Nė tė mėsuarit nė seri stimujt jepen gjithnjė nė tė njėjtin rend dhe subjekti duhet t’i mėsojė ata nė shkronjat e alfabetit dhe muajt e vitit. Ebinghaus lexonte njė listė me fjalė pa kuptim me njė ritėm konstant (si p.sh. LOQ, BAJ, BUR, SEB dhe CIV). Kur ai mendonte se e kishte mėsuar tė gjithė listėn, u pėrpoq ta riprodhonte nė tė njėjtėn renditje. Nėqoftėse nuk e mbante mėnd, ai e pėrsėriste procedurėn deri sa tė mund ta thoshte siē duhej.
Ėshtė gjė e njohur qė elementėt nė fillim dhe nė fund tė listės mbahen mėnd mė mirė se sa nė mes, gjė qė quhet efekti i vendosjes nė seri. Tė mbajturit mėnd tė elementėve nė fillim tė listės shkaktohet nga efekti i fillimit. Kurse efekti fundor pėrdoret pėr tė shpjeguar tė kujtuarit e gjėrave qė janė nė fund tė listės.

Riprodhimi i lire
Nė tė riprodhuarit e lirė, rendi i paraqitjes sė stimujve ndryshon me ēdo provė dhe subjekti mund t’i mėsojė apo t’i mbajė mend gjėrat nė ēfarė rendi tė dojė. Njė shembull i njė liste tė tillė do tė ishin emrat e njerėzve tė ftuar nė njė mbrėmje. Tė riprodhuarit e lirė pėrdorėt shpesh pėr tė studiuar se si njerėzit organizojnė kujtesėn e tyre dhe ēfarė strategjish pėrdorin pėr tė tėrhequr informacionin.
Tė mėsuarit me ēifte me asosacion. Nė kėtė lloj tė mėsuarit, subjektit i jepet njė seri me ēifte elementesh (si pėr shembull, biēikleta e kuqe, vajzė-kalė, pemė-qen). Nė provat e mėvonshme tė japė elementin e dytė (pėrgjigja). Tė mėsuarit me ēifte me asosacione mund tė pėrdoret kur mėsohet fjalori i njė gjuhe tė huaj.
Masat e matjes sė informacionit nė kujtesė
Pasi Ebinghausi mėsoi listėn me rrokje pa kuptim, ai la tė priste njėfarė kohe dhe pastaj tė bėnte provėn e tė harruarit. Me qėllim qė tė gjejmė sasinė e tė harruarit qė ndodh, psikologėt zakonisht pėrdorin tre masa pėr matjen e ruajtjes sė informacionit: riprodhimin, njohjen, dhe ruajtjen.

Riprodhimi
Te riprodhimi (rindėrtimi) subjektit i kėrkohet tė riprodhojė informacionin e mėsuar nga kujtesa. Nė riprodhimin e lirė, subjekti mund tė mbajė mend informacionin nė ēfarėdo rendi, pa tė dhėna kyēe. Nė riprodhimin e orientuar subjekti ndihmohet nga disa tė dhėna ndihmėse qė tė lehtėsojnė tė kujtuarit. Pėr shembull te riprodhimi nė seri ēdo element ndihmon nė tė mbajturit mend tė tjetrit qė vjen ngjitur. Studimet tregojnė se, ne kemi prirjen t’i organizojmė kujtimet tona dhe krijojmė tė dhėna vetė edhe kur nuk jepet ndonjė. Nėqoftėse na bėhet pyetja se, cila ėshtė shkronja e dhjetė e alfabetit, ka shumė mundėsi qė tė fillojmė nga e para dhe tė numėrojmė shkronjat deri sa tė arrijmė te g-ja. Kėshtu krijojmė lehtėsirat qė duhen pėr tė marrė njė pėrgjigje tė saktė nga kujtesa jonė. Disa tipa shumė tė pėrkrahur tė testeve tė riprodhimit nė shkollė janė testet ese, testet me pėrgjigje tė shkurtra dhe testet me mbushje tė vendeve bosh.


__________________
ذŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØ˜"ŗ••ŗ°"˜ØØ˜"ŗ••ŗ°"˜ØØØ˜"ŗ••ŗ°"˜ØØØ˜"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante