Titulli: Pse harrojme?!
Njohja
Njė masė tjetėr pėr matjen e ruajtjes sė informacionit nė kujtesė ėshtė njohja. Gjatė njohjes, subjektit i kėrkohet tė identifikojė elementėt e mėsuar mė parė dhe tė mos i kushtojė vėmendje atyre qė janė vėnė thjesht pėr tė ngatėrruar. Testet me pėrgjigje i vėrtetė i gabuar apo me shumė zgjedhje janė shembuj tė mirė tė testeve tė njohjes. Testet e njohjes kėrkojnė nga ne tė bėjmė vetėm njė gjė, tė identifikojmė elementin e saktė. Testet e riprodhimit kėrkojnė dy gjėra-sė pari, elementi duhet nxjerrė nga kujtesa dhe pastaj duhet identifikuar nėse ėshtė elementi qė kėrkohet. Njerėzit angazhohen nė detyra tė njohjes ēdo ditė. Pėr shembull njohja pėrdoret kur zgjedh njė xhaketė nė mes tė tė tjerave qė janė nė varėse apo kur njihni njė shok.
Ndryshimi midis riprodhimit dhe njohjes ilustrohet shumė mirė nė njė studim nga Bahrick, Bahrick dhe Whittlinger,tė cilėt testuan kujtesėn e nxėnėsve qė kishin mbaruar shkollėn e mesme, pėr emrat dhe fytyrat e shokėve tė tyre tė klasės qė nga 3 muaj deri nė 48 vjet mė parė. Subjektet qė e kishin mbaruar shkollėn 48 vjet mė parė, ishin nė gjendje tė riprodhonin vetėm 20% tė emrave tė shokėve tė klasės, por mundėn tė njihnin pothuaj 80% tė fytyrave tė tyre.
Ruajtja
Njė masė e tretė e matjes sė ruajtjes sė informacionit ėshtė ruajtja (rimėsimi) nė tė cilėn subjekti sė pari mėson diēka dhe i kėrkohet ta rimėsojė atė mė vonė. Ebinghaus pėrdori teknikėn e ruajtjes nė studimin e pėrshkruar nė fillim tė kapitullit. Numri i provave apo sasia e kohės qė duhet pėr tė rimėsuar materialin e hequr nga numri i herėve apo, sasia e kohės qė duhet pėr ta mėsuar atė herėn e parė, pjesėtohet me rezultatin e herės sė parė, pėr tė na dhėnė njė rezultat nė pėrqindje tė asaj qė ėshtė ruajtur. Pėr shembull, dikujt mund ti duhet 18 herė pėr tė mėsuar njė listė fjalėsh herėn e parė, por vetėm 12 herė pėr ta rimėsuar atė 12 javė mė vonė. Ky ėshtė njė kursim prej 33 1/3%(18-12=6;6:18=0,333 ose 33 1/3%). Njė pjesė e madhe e asaj qė mėsojmė na duket se e harrojmė, por shpesh shohim se ėshtė relativisht e lehtė ta rimėsosh, gjė qė tregon se njė pjesė e saj na ka mbetur nė kujtesė. Njė rrjedhojė e rėndėsishme e kėsaj ėshtė se shumė gjėra qė i mėsoni nė shkollė do ti harroni; por po i mėsuat njėherė do ta keni mė tė lehtė ti rimėsoni nė tė ardhmen.
Teoritė e harresės
Ndonjėherė ne kujtojmė gjėra qė na kanė ndodhur kur kemi qenė fėmijė, ndėrsa herė tė tjera harrojmė gjėra qė na kanė ndodhur veēse dje. A janė kujtimet tė pėrhershme apo kanė prirjen tė zbehen me kalimin e kohės? Dhe nė qoftė se kujtimet janė tė pėrhershme, pse nuk mundemi tė pėrdorim informacionin qė na nevojitet atėherė kur ne duam? Harresa ka te bėjė me humbjen e dukshme tė kujtesės. Ka disa teori kryesore pėr harresėn pėrfshire kėtu atė tė dekompozimit, interferencės (ndėrhyrjes) dhe harresės sė motivuar (represioni).
Prishja(dekompozimi)
Sipas teorisė tradicionale, pėrshtypjet shqisore dhe njohuritė e fituara lenė gjurmė nė kujtesė, tė cilat me kalimin e kohės zbehen ose prishen pėr shkak tė mos pėrdorimit. Kjo ėshtė njė teori praktike dhe besohet nga shumė njerėz. Por ka shumė pak dėshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona nė kujtesėn afatgjatė. Ne tashmė e dimė se kemi prirje qė gjėrat ti harrojmė me kalimin e kohės, por jo tė gjitha kujtimet zbehen si fotografitė e gazetave tė vjetra apo si shtigjet e paharruar tė njė pylli. Ndonjėherė ne mund tė kujtojmė sot ndonjė fakt qė nuk mund ta kujtonim dje. Dhe me anė tė hipnozės ose stimulit elektrik tė trurit, mund tė kujtojmė ngjarje nga e kaluara qė nuk jemi nė gjendje ti kujtojmė, kur jemi plotėsisht tė ndėrgjegjshėm. Prishja mund tė ndodhė nė kujtesėn afatshkurtėr, ku informacioni zhduket pėr 30 sekonda nė qoftė se nuk pėrsėritet, por gjėrat nuk ndodhin kėshtu me kujtesėn afatgjatė. Na duhet njė teori tjetėr pėr tė na ndihmuar tė shpjegojmė, pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatė.
Interferenca (ndėrhyrja)
Shumica e psikologėve sot besojnė se kur informacioni kodohet ashtu siē duhet edhe kur depozitohet nė kujtesėn afatgjatė, atėherė ai bėhet pak a shumė i pėrhershėm. Arsyeja se pse ne nuk mund tė riprodhojmė informacionin jo njėherė por njėherė tjetėr ėshtė pėr shkak tė ndėrhyrjes sė informacioneve tė tjera qė kemi pėrvetėsuar. Ndėrhyrja mund tė shkaktohet nga informacione tė pėrvetėsuara mė parė (ndėrhyrje proaktive) ose mė pas (ndėrhyrje retroaktive) informacionit, pėr tė cilin bėhet fjalė. Ndėrsa dekompozimi duket se ėshtė njė problem depozitimi, ndėrhyrja ėshtė problem i lidhur me riprodhimin.
Nė ndėrhyrjen proaktive, informacioni i mėsuar mė pėrpara ndėrhyn nė riprodhimin e informacionit qė ėshtė mėsuar mė vonė. Nė qoftė se, p.sh., di tė flasėsh frėngjish, kur fillon tė mėsosh spanjishten, mbase do ta keni tė vėshtirė tė mbani mėnd fjalėt qė sapo i keni mėsuar nė spanjisht sepse njohuritė qė keni pėr frėngjishten ndėrhyjnė nė tė kujtuarit e fjalės korresponduese spanjolle.
Harresa e motivuar
Teoria e fundit qė do tė trajtojmė thotė se, ndonjėherė harresa e vonuar (represioni) ėshtė njė term i pėrdorur nga psikologėt frojdianė pėr procesin e tė harruarit tė diēkaje qė na sjell ankth. Megjithėse represioni ėshtė njė problem personaliteti qė mund tė ēojė edhe nė humbje tė kujtesės. P.sh., le tė themi qė sot pasdite keni njė takim me dentistin. Megjithėse dentisti juaj ėshtė gjithnjė i kujdesshėm mbushja e dhėmbėve jep njė farė dhembjeje, gjė qė ju shkakton ankthin. Psikologu frojdian mund tė sugjerojė se, ju mund tė angazhoheni kaq shumė nė gjėra tė tjera saqė harroni tė shkoni te dentisti. Nė kėtė situatė, mund tė jeni tė motivuar pėr tė harruar orarin e vizitės. Psikologėt nuk bien dakord me asnjė teori tė harresės. Megjithatė, kėrkimet e fundit mbi kujtesėn dhe proceset e saj, premtojnė tė hedhin mė shumė dritė mbi kujtesėn dhe harresėn
Burimi: Gazeta Albania
__________________
ذŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.“ø.“Ø) ø.*Ø)
(ø.“ (ø.“ .“ : (“ø.*“Æ`*-->>>>
~ A n n A ~
Ø"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØØ"ŗŗ°"ØØØ"°
|