Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani
Serbia do Veriun, jep Preshevėn
Udhėheqja e Serbisė, e prirė nga Boris Tadiq, president i Serbisė, dhe Vuk Jeremiq, ministėr i Jashtėm, ka ndarė mendjen se ēfarė do tė kėrkojė nė bisedimet me autoritetet e Kosovės, tė cilat pritet tė fillojnė kėtė vjeshtė, apo disa muaj pasi Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė (ICJ) ta kumtojė mendimin e vet pėr legalitetin e pavarėsisė sė Kosovės.
Sipas diplomatėve perėndimorė, qė kohėve tė fundit kanė komunikuar me Beogradin zyrtar, e qė folėn pėr gazetėn "Zėri" me kushte tė anonimitetit, tema kyēe e dialogut tė Beogradit dhe Prishtinės, sipas liderėve serbė, duhet tė jetė kufiri i ri nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Tė gjitha temat tjera duhet tė dalin prej kėsaj tė parės, e cila domosdoshmėrisht duhet tė trajtohet, sipas vlerėsimeve tė Beogradit, prej atyre qė do tė marrin pjesė nė kėto bisedime, pėr shkak tė paqėndrueshmėrisė sė gjendjes nė veri tė Kosovės.
Bazuar nė burimet diplomatike perėndimore, Beogradi, sė paku aktualisht, preferon tė flasė pėr "kėmbim tė territoreve" nė vend tė modelit tė "ndarjes sė Kosovės".
Sipas liderėve serbė, veriu i Kosovės do tė duhej t'i bashkohej Serbisė, ndėrsa njė pjesė e Luginės sė Preshevės, apo mė konkretisht vetė komuna e Preshevės, duke mos iu afruar shumė bazės sė madhe ushtarake "Jug" tė ushtrisė sė Serbisė, e cila ėshtė hapur kohė mė parė, do tė duhej t'i bashkėngjitej Kosovės.
Bazuar nė burimet diplomatike perėndimore, Beogradi, sė paku aktualisht, preferon tė flasė pėr "kėmbim tė territoreve" nė vend tė modelit tė "ndarjes sė Kosovės".
Sipas liderėve serbė, veriu i Kosovės do tė duhej t'i bashkohej Serbisė, ndėrsa njė pjesė e Luginės sė Preshevės, apo mė konkretisht vetė komuna e Preshevės, duke mos iu afruar shumė bazės sė madhe ushtarake "Jug" tė ushtrisė sė Serbisė, e cila ėshtė hapur kohė mė parė, do tė duhej t'i bashkėngjitej Kosovės.
Aktualisht nuk ka shenja tė qarta qė nė Perėndim ka mirėkuptim pėr kėtė ide, e cila assesi nuk mund t'i shmanget modelit tė ndarjes territoriale tė Kosovės, sepse Republika e Kosovės do tė humbte njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė territorit tė vet nė veri tė lumit Ibėr. Dihet botėrisht qė shtetet e mėdha perėndimore, anėtare tė Quintit (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) kanė kundėrshtuar ēdo solucion tė ndarjes territoriale tė Kosovės, duke i mbetur kėshtu besnikė njėrit prej parimeve kyē tė Grupit tė Kontaktit (prill-nėntor 2005), qė statusi i Kosovės nuk mund tė nėnkuptojė ndarjen territoriale tė Kosovės. Nė anėn tjetėr, sipas diplomatėve perėndimorė, kundėr idesė sė Serbisė pėr shkėmbim tė territoreve nė mes tė Kosovės dhe Serbisė janė fuqimisht edhe pesė shtetet e BE-sė (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro), tė cilat nuk e kanė njohur
pavarėsinė e Kosovės.
Por, nė fakt, janė edhe disa deklarata tė tjera tė zyrtarėve serbė, tė cilat zbulojnė njė pjesė tė qėllimit tė vėrtetė tė bisedimeve qė i kėrkon Beogradi t'i zhvillojė me Prishtinėn.
Sekretari shtetėror i Ministrisė pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanoviq sė fundit ka shprehur mendimin e tij se Perėndimi mund tė propozojė ndarjen e Kosovės pėr arsye pragmatike.
"Kam drojė nga pragmatizmi perėndimor, sepse ai pragmatizėm ofron disa zgjidhje qė mund tė ndikojnė nė ndarjen territoriale", ka thėnė Ivanoviq.
Ish-koordinatori i Grupit Negociues tė Kosovės nė bisedimet pėr statusin, Blerim Shala, ka rikujtuar se qė nga koha e formimit tė Ekipit tė Unitetit, bashkė me presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, njė prej shqetėsimeve kryesore nė bisedimet me Serbinė ishte mos-hapja e temės sė ndarjes, qė nėnkuptonte pavarėsimin e Kosovės nė kufijtė aktualė.
|