Edhe pse ky lajm ndoshta nuk e ka vendin kėtu, po e sjell pėr shkak se disa "patriota" kėtu pėr qdo gjė qė ndodh nė Kosovė fajin mundohen tė ia lėnė fesė Islame.
E siq po shihet kėtu nuk ka tė bėjė asgjė me Fe por me dallaveret e ministrit Enver Hoxha.
Sulmohet fizikisht ministri i Arsimit Enver Hoxhaj
Prishtinė, 30 qershor 2010 - Autoritetet e policisė nė Kosovė, kanė thėnė se Ministri i Arsimit, Shkencės e Teknologjisė Enver Hoxhaj, ėshtė sulmuar fizikisht nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė qeverisė sė Kosovės (ish Rilindja)
Zėdhėnėsi i policisė ka thėnė se "ministri Hoxhaj ėshtė sulmuar nga njė person i dyshimtė ndėrsa njėsitė e policisė kanė reaguar dhe e kanė arrestuar tė dyshuarin".
Identiteti i sulmuesit nuk ėshtė bėrė i ditur, sikundėr qė nuk dihen as motivet e sulmit.
Sulmi u konfirmua edhe nga Ministria e arsimit, ė cila nėpėrmjet njė komunikate bėn tė ditur se incidenti ka ndodhur gjatė njė ceremonie me rastin e shėnimit tė 10 vjetorit tė hapjes sė zyrės sė Qendrės Rajonale tė Mjedisit pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore nė Prishtinė, por nuk jepen hollėsi tė tjera.
Por sipas shtypit tė sotėm, ministri Hoxhaj ėshtė sulmuar nga njė zyrtar i Ministrisė sė Administratės Publike. M.Dabiēaj (54) pėr shkak se bashkėshortja e tij ėshtė largujar nga puna nė Ministrinė e Arsimit.
Ajo kishte vdekur para disa javėsh dhe deri para tetė muajve kishte punuar nė Zyrėn e Prokurimit tė Ministrisė sė Arsimit.
QIK-u